Dyndje në spitale nga virozat, 40 vizita në ditë te Pediatria. Mjekja: Mos merrni antibiotik pa recetë

Tiranë- 40 vizita në ditë bëhen në qendrën shëndetësore nr. 10 në kryeqytet. Referuar ndryshimeve klimatike, të cilat kanë prekur më tepër fëmijët, mjekja pediatre Makbule Naipi Kasteati bën me dije se numri i vizitave është më i lartë se vitet e tjera.

“Dita e punës është e ngarkuar me numër që është mbi normën, për arsye të ndryshimeve të mëdha që temperaturat po pësojnë, për arsye që janë hapur çerdhet shkollat. Mbizotërojnë infeksionet respiratore, por kemi pasur këtë vit edhe shtim të rasteve me çrregullime gastroentestinale”

Mjekja pediatre, Makbule Naipi Kastrati


Nga ana tjetër mjekja bën thirrje për evitim të marrjes së ilaceve pa konsultën apo recetën e mjekut pediatër, pasi dëmi që sjell përdorimi i tyre te fëmijët është i vazhueshëm.

“Dhënia e antibiotikëve më rezulton e shumë e gabuar. Fëmija kthehet për një periudhë me po të njejtat shenja, i lodhur, pa dëshirën për t’u ushqyer. Pasojat mund të shfaqin hipotermi në këtë periudhë”

Mjekja pediatre, Makbule Naipi Kastrati


Mjekja pediatre këshillon prindërit që në rast rrufe apo shenja vireze të fëmijët të drejtohen menjëherë te mjeku i familjes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë

Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë