Dyshimet për pastrim parash, bastisen zyrat e ‘Deutsche Bank’

Dyshimet për pastrim parash, bastisen zyrat e ‘Deutsche Bank’

Selia e 'Deutche Bank' në Frankfurt

‘Deutsche Bank’ është e përfshirë në skandalin e pastrimit të parave? Hetimi nisi për dy punonjës të moshës 50 dhe 46 vjeç.  Sipas të dhënave nga Zyra Kriminale e policisë Federale për të ashtuquajturën "Offshore Leaks" dhe "Panama Papers", ka dyshime që ‘Deutsche Bank’ ka ndihmuar klientët që të transferojnë fondet të ardhura nga burime kriminale nga llogaritë e saj te parajsat fiskale. Në vitin 2016, më shumë se 900 klientë, me një portofol biznesi prej 311 milionë eurosh çuan fondet në një grup kompanish me bazë në Ishujt Virxhin.

Deutsche Bank në një deklaratë fillestare tha se: ‘Është e saktë që policia po heton zona të ndryshme të bankës tonë në Gjermani. Kjo lidhet me çështjen e ‘Panama Papers’. Do t’u komunikojmë sa më shpejt të dhena të reja. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet’.

Hetimet shkaktuan rënien e vlerës së aksioneve të bankës brenda pak minutave, që ra me 4.9 për qind, humbja më e madhe në indeksin gjerman Dax. ‘Kjo është një humbje e madhe e besimit dhe do të jetë shumë e kushtueshme për bankën’-tha një financier. Në vitet e fundit, ka patur disa aksione të policisë në “Kullat binjake” të bankës në Frankfurt ku u kontrollua për përfshirje të punonjësve në mashtrime me taksat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Pezullohet nga detyra shefi i Qarkullimit në Lezhë, lejoi djalin e Tom Doshit të largohej në një aksident ku ishte fajtor

Pezullohet nga detyra shefi i Qarkullimit në Lezhë, lejoi djalin e Tom Doshit të largohej në një aksident ku ishte fajtor