POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

E akuzoi për korrupsion dhe tha se ishte në konflikt interesi, Berisha “harron” mëritë e vjetra, i jep lamtumirën Donald Lu-së (Foto)

Ish-ambasadori amerikan Donald Lu dhe ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar vazhdimisht ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu si të korruptuar, në konflikt interesi dhe me një sjellje tipike prej “guvernatori”.

Por duket se mëritë mes tyre janë shuar. Sot ata janë takuar, dhe Berisha ka publikuar fotot në faqen e tij në Facebook, ku shkruan se ky është takimi i lamtumirës mes tyre.

Përfundimi i mandatit të Lu-së në krye të diplomacisë amerikane në Shqipëri, duket se ka sheshuar mosmarrëveshjet me politikanët shqiptarë.

Berisha në takimin me ish-ambasadorin Donald Lu

f.g.
Komento