POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

“E bëra si gangsterët”, Bleona tregon si u mbyll në banjë për të marrë lekët: U kam bërë zbor

Bleona Qereti

Bleona Qereti është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare në të gjithë botën. Edhe pse ajo është zhvendosur në Amerikë për të zhvilluar karrierën e saj por mbetet gjithmonë mjaft e oërfolur në showbizin shqiptar.

E ftuar në “Why not”, Bleona tregoi se çfarë taktike përdor për të marrë pagesën pra se të fillojë koncertin për të cilin është ftuar. Këngëtarja rrëfeu se mbyllet në banjë dhe nuk del pa marrë lekët.

Unë jam si të fortët gangsterët. Mbasi marr lekët e mia, pastaj ndihmoj dhe familjen, marr dhe lekët e të tjerëve. Shumë organizatorë, flasim para shumë viteve, organizonin këto koncertet por zakonisht kishin dhe një qëllim të fshehur. Donin të thërrisnin artistët dhe të mos u jepnin lekët pas koncertit. 

Kështu që, artistët e shkretë dilnin në skenë, këndonin e bënin punën e tyre dhe në fund niseshin në shtëpi pa para. Mua, pasi më ndodhi kjo punë një herë, dy herë, e pashë që ishte bërë modë kështu që nuk dilja në asnjë koncert pa marrë paratë e mia. Pasi merrja të miat, merrja dhe të kolegëve. Thoja, 'Mirë unë që nuk dal, por nuk del asnjë njeri derisa të merrnin lekët.' Është mentalitet i të fortëve, por unë zborin e kam bërë në Shqipëri kështu që është normale. 

Mbaj mend në një koncert në Londër, ka qenë dhe Rita dhe vërtetë u mbylla në banjo dhe i thashë jam me dhimbje stomaku, nuk dal. Njerëzit bërtisnin në skenë "Bleona Bleona". Shkon Rita e i thotë, 'Shiko, asaj po nuk i dhe lekët nuk të del në koncert. Ta harrosh këtë punë'. Mbaj mend atë të shkretin që i binte derës dhe thoshte, Bleona i kam këtu lekët e tua. Dhe mbaj mend që unë mora lekët e gjithë grupit që kishim shkuar në Londër,"- tregoi Bleona.

fl.mi.
Komento

Komente

  • Legopi: 31/12/2018 05:47

    Kurve m*ti.Kjo KUJTON se VETEM kjo KA ?? Beme baba te te ngjaj.

    Përgjigju