E bujshme/ Mediat italiane: Panucci gati të lërë Shqipërinë për Romën

Në këtë fundviti të qetë mendojnë mediat italiane për të trazuar ujërat në FSHF. “Il Messaggero” plas bombën duke bërë me dije se Roma po mendon edhe për trajnerin e Shqipërisë Christian Panucci për të zëvendësuar trajnerin aktual Di Francesco dhe për të nxjerrë Romën nga kriza. Verdhekuqtë skuadra ku Panucci ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës po kalojnë një moment të keq dhe janë në vendin e dhjetë të renditjes pas humbjes së pësuar ndaj Juventusit. 

Eusebio Di Francesco është në fije të perit dhe media prestigjoze italiane “Il Messaggero” zbulon dy kandidatët potencial. I pari është Paulo Sousa që thjesht po pret një telefonatë nga drejtuesit ndërsa për median italiane Panucci është i gatshëm të lërë Shqipërinë për të marrëv drejtimin e Romës pasi për të është një mundësi unike.

Trajneri i Shqipërisë ka fluturuar në Santo Domingo për të kaluar disa ditë pushimi me djalin e tij dhe marrëdhëniet me Baldinin një nga drejtueist nuk ia ka ndërprerë. Madje “Il Messaggero” zbulon se edhe Panucci ka marrë një telefonatë nga këshilltari i Presidentit të Romës.

Mediat italiane kujtojnë se Panucci ka kontratë me FSHF-në deri në fund të vitit 2019-të por nënvizojnë se “Roma është Roma” një mundësi unike për ikonën e verdhekuqve. Pas dështimit në Ligën e Kombeve Panucci prerazi tha se nuk dorëhiqej nga Shqipëria dhe FSHF e konfirmoi në detyre por tashme hapen spirale të reja për të ardhmen e teknikut kuqezi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tomo: 24/12/2018 14:01

    Udha e mare I kjoft tranjer I deshtuar po te ishte I mire skuadrat e medhaja do e merrshin si trainer

    Përgjigju
  • Ardi: 24/12/2018 11:41

    Po të iki se një M*t bëri...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me 12 vjet burg për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 40-vjeçari në Durrës

I dënuar me 12 vjet burg për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 40-vjeçari në Durrës