Zgjedhjet në PD/ Përfundon procesi i numërimit për anëtarët e Këshillit Kombëtar

Ka përfunduar procesi i numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Votimi nisi dje në orën 11:00 ndërkohë që 9 kandidatë të Bashës u tërhoqën nga lista. Procesi i numërimit të votave ka vijuar përgjatë gjithë natës dhe ka përfunduar në orën 5 të mëngjesit, ndërkohë që në mesditë është lënë takimi i radhës për të nisur edhe përllogaritjen e votave. Deri më tani, nuk ka të dhëna sesa do të zgjasë si proces.

Ndërkohë që ende nuk kanë dalë rezultatet dhe emrat e fituesve të këtij procesi.  Ditën e djeshme, në Pallatin e Kongreseve u votua për 265 anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD. Nga lista e Bashës u larguan publikisht rreth 9 kandidatë, 7 prej tyre të njohur si kritikë të fortë të kryedemokratit.

Nga 350 kandidatë, në garë ngelën vetëm 342. Të larguarit ishin, zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli, Edvin Kulluri, Edit'h Harxhi, Mimoza Hajdarmataj, Fabian Topollaj, Valbona Mezini dhe Arben Skënderi. Sot është larguar edhe një tjetër kandidat, pjesë e PD në Fier, Vasil Ndreka. Spikati rikthimi i Gazmend Oketës, dhe Aleksandër Biberajt, Dash Sulës dhe Selami Xhepës. Me këtë listë u larguan Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Genc Ruli, Astrit Patozi, Majlinda Bregu dhe Eduart Selami, që kërkuan dorëheqjen e Bashës në vitin 2017, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.(Lexo këtu)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:07
Këshilli Kombëtar i PD-së, Vasil Ndreka flet pas dorëheqjes: Nuk e dija se isha në garë, më njoftuan miqtë

Pas largimit nga lista e kandidaturave për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, Vasil Ndreka ka dhënë një prononcim për media ku edhe ka sqaruar dorëheqjen e tij.

Në prononcimin e tij për mediat, ish-kandidati i Fierit, Vasil Ndreka u shpreh se emri në listë ishte vënë pa dijeninë e tij pasi ai nuk do të merrte pjesë sepse nuk besonte tek proces zgjedhor i pastër brenda PD-së.  

"Mua më njoftuan miq dhe shokë që më kishte dale emri për anëtar në Këshillin Kombëtar, unë nuk dija asgjë. Kontaktova me Luan Baçin dhe i thashë ma hiqni emrin. Ai më tha emri është vënë nga lart, atëherë unë u revoltova më shumë dhe i thashë që do t’u drejtohen mediave. Unë si demokrat që jam e quaj të turpshme që të pretendojmë që do të bëjmë një proces zgjedhor të pastër sipas partive demokrate europiane kur në fakt veprohet si në kohën e diktaturës. Unë jam anëtar i PD por për mënyrën sesi funksionon struktura brenda PD-së jam shprehur edhe më parë. Madje kam hequr edhe dorë nga gara për kreun e PD-së në Fier,"-shprehet Ndreka.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rroku: 16/12/2018 15:40

    RROFTE PARTIA KOMUNISTE ME NE KRYE SHOKUN SALI RAM BERISHA..... urraaaaaaaa

    Përgjigju
  • shkoder: 16/12/2018 13:07

    Hajte me hajer se prap i humbe zgjedhjet ky sikur te jete dhe 100 vjet ne krye te PD

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Lartë shqyrton vlefshmërinë e një prej akuzave të 6 janarit

Gjykata e Lartë shqyrton vlefshmërinë e një prej akuzave të 6 janarit