E keni gjetur shpirtin binjak? Ja shenjat që ju bëjnë ta kuptoni

E keni gjetur shpirtin binjak? Ja shenjat që ju bëjnë ta kuptoni

Foto Ilustruese

Ju ka ndodhur ndonjëherë të gjendeni në një periudhë dyshimesh? Të mos dini nëse keni takuar shpirtin tuaj binjak dashurinë e vërtet? Ju ndjeni shumë për njëri-tjetrin por diçka nuk ju bind...atëherë duhet të keni parasysh disa gjëra.

Ju respektoni dobësitë e njëri-tjetrit

Askush nuk është perfekt. Të gjithë ne kemi të metat tona dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë mes. Kur njihemi me dikë mundohemi të dukemi perfekt në sytë e atij, ose asaj. Mirëpo, kur takoni shpirtin binjakt këto komplekse zhduken dhe ju jeni aq rehat me atë person. Ai ose ajo pranon të gjitha dobësitë e tua dhe ti thjesht e shikon atë si pjesë të familjes.

Ju ndiheni rehat edhe kur qëndroni në heshtje

Ju duhet të ndiheni komod me njëri-tjetrin. Nëse të dy ndiheni rehat në shoqërinë e njëri-tjetrit edhe në heshtje të plotë, kjo do të thotë se ju po ecni mirë së bashku, edhe në të njëjtin drejtim.

Rastësia…ju mund të jeni në të njëjtin vend

Rastësia është mbreti i botës. Ndonjëherë pa e ditur gjendemi në të njëjtin vend me shpirtin binjak. Asnjëherë mos e nënvlerësoni dikë që e takoni rastësisht.

Nuk ka shumë xhelozi mes jush

Çiftet e lumtura kanë shumë rrallë skena xhelozie. Nëse ti e ke gjetur shpirtin binjak, ke siguri tek ai/ajo. Besimi që ti ke tek ai/ajo zhduket dhe qëndron në hije.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Do të shpërbleheni për këmbënguljen tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot

Do të shpërbleheni për këmbënguljen tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot