E kërkon Reali, presidenti i Tottenham: E shesim vetëm për 250 mln euro

E kërkon Reali, presidenti i Tottenham: E shesim vetëm për 250 mln euro

Christian Eriksen

Dëshira që Real Madrid ka për të firmosur me mesfushorin e Tottenham Christian Eriksen nuk është më sekret. Modric po luan sezonet e fundit në nivele të larta dhe kush më mirë se danezi mund të zëvendësojë “Topin e Artë” në fuqi. 

Për 26-vjeçarin tentativat e Realit nuk kanë munguar. Sipas gazetës spanjolle “Marca” jo më larg se dy muaj presidenti i Realit Fiorentino Perez ka patur një takim me Daniel Levy-n, homologun e tij te Tottenham. Ky i fundit e ka bërë të qartë se për të marrë mesfushorin, “galaktikët” duhet të thyejnë rekordin botëror të transferimeve.

Numri 1 i ‘spursave’ për ‘beniaminin’ e tij ka kërkuar 225 mln paund ose 250 mln euro, 28 mln më shumë se ç’është rekordi aktual që mbahet nga Neymar.

Perez sigurisht ka hequr dorë nga ky pretendim, ndërsa është duke pritur merkaton e verës për të bërë një tjetër tentativë. Presidenti i Realit shpreson te një ‘skonto’ pasi Eriksen-it i skadon kontrata në verën e 2020.

Në rast se futbollisti dhe klubi londinez nuk gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin deri në janarin e ardhshëm, atëherë Real Madrid mund të negociojë për ta afruar me parametra zero.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë