Mirditë, jetojnë në varfëri ekstreme, kryefamiljari: Nuk heq dorë nga shkollimi i vajzave

Varfëria më ka mundur, por nuk e kam menduar asnjë ditë të heq dorë nga shkollimi i 4 vajzave të mia të vogla.

Kryefamiljari, Pjetër Ndue Gjoni

Kështu e nis rrëfimin e tij mes lotësh, Pjetër Ndue Gjoni, nga fshati Velë i Mirditës, familja 7 anëtarëshe, e të cilit përballet me vështirësi të shumta ekonomike. 

Kjo është ngrehina ku jeton familja Gjoni në fshatin e thellë malor të Mirditës, skamja është ulur këmbëkryq si jashtë dhe brenda kësaj shtëpie, ndërsa pamjet nuk kanë nevojë për shumë koment.  Në këto ambiente jetojnë 7 anëtarët e familjes së varfër, teksa banesa nuk ka as kushtet minimale, ndërsa orenditë shtëpiake janë një luks për këtë familje. 

Mes kësaj zymtësie të dhomës ndriçon portreti i Krishtit, e që kësaj familjeje i jep besim se ditë më të mira do të vijnë. 50 vjeçari, Pjetër Gjoni, vuan nga Skleroza Multiple e cila një është sëmundje autoimune, që atakon sistemin nervor qendror, pra trurin dhe palcën kurrizore.

Dikur punonte gardian në burgun e Shënkollit, ndërsa prej kohësh e ka humbur vendin e punës edhe për këtë shkak të sëmundjes së tij,  e ka të pamundur ti bëhet krah ashtu siç dëshiron familjes së tij.

Përmes kamerës së televizionit tonë ai përfiton nga rasti ti bëj apel instancave shtetërore por edhe qytetarëve të thjeshtë për ndihmë, në mënyrë që fëmijët e tij të rriten si bashkëmoshatarët e tyre.

Kam 4 vajza, sepse një djalë më ka vdekur 1-vjeç, vajza e madhe në shkollë të mesme, dy të tjerat në 9-vjeçare dhe e vogla në fillore. Jetesa është shumë e vështirë, shteti rrallë herë ka vënë dorë në këto gjëra.

Kryefamiljari, Pjetër Ndue Gjoni

Ai ka katër vajza, të cilat vijojnë shkollën mes vështirësive të shumta ekonomike, e që tashmë janë bërë krah për nënën në punët e shtëpisë. Familja Gjoni vite më parë ka humbur një djalë të vogël për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Kujtimi i tij i jep forcë familjes për të ecur përpara në jetë, e për të përballuar më dinjitet betejën më skamjen.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulanti: 07/05/2018 00:26

    PS PARTI E GABUAR PER POPULLIN MOS VOTONI PER PS SE MERNI FAMILJEN NE QAFE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet