POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

E quajti 'hajdut', Haradinaj: Jam i gatshëm të përleshem edhe fizikisht me Albin Kurtin

Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shfaqur tejet i nervozuar nga deklaratat e bëra për të nga kundërshtari i tij politik, Albin Kurti.

Në një prononcim për mediat e Kosovës, Haradinaj është shprehur se nuk do të lejojë askënd ta ofendojë.

Kush të dojë e kush të ka qejf, unë jam i gatshëm t’i përgjigjem edhe me përleshje fizike. Në çdo vend të botës, nëse dikush të ofendon, edhe i përgjigjesh. Nuk e lejoj askënd të më ofendojë. Nuk jam hajdut, dhe nuk duroj që askush të më thotë kështu.

Ramush Haradinaj, kryeministër

Së fundmi, mosmarrëveshjet në politikën e Kosovës lidhen me çështjen e rikorrigjimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. Edhe pse si Kurti, ashtu edhe Haradinaj janë kundër një ideje të tillë sërish ofendimet në distancë nuk kanë munguar.

ke.mu.
Komento

Komente

  • Mala: 06/09/2018 08:16

    Ketij sakatit,duhhet t'i ndalet turri i sulmeve qellimkeqija qe, i sherbejne per mbrojtje nga njohja e se vertetes kriminale antikosove-SOROSISTE e politike antishqiptare,Inskenon, luan sulme vetem ndaj vlerave materiale e shpirterore te kombit,konkretisht sulmon personalitetet me elitare kombetare,per te dalur mbi nivelin qe eshte dhe qe e trumbetojne,ata qe sillen peshtillen rreth tij.

    Përgjigju