E rëndë në Greqi/ Babai përdhunon dhe lë shtatzënë vajzën 16-vjeçare, si u zbulua ngjarja

E rëndë në Greqi/ Babai përdhunon dhe lë shtatzënë vajzën 16-vjeçare, si u zbulua ngjarja

Foto ilustruese

Mediat greke shkruajnë sot për një histori të dhimbshme të një vajze shqiptare, vetëm 16-vjeç. Bëhet fjalë për një vajzë me aftësi ndryshe e cila kishte shkuar në një spital në Amfissa për një kontroll tek mjeku. Por nga kontrollet mjekët kanë zbuluar se vajza ishte shtatzënë.

Vajza nuk ka qënë në gjendje të tregojë se kush e kishte abuzuar. Mjekët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe kanë nisur hetimet për rastin në fjalë. 

Mediat greke shkruajnë se, ndërsa qëndronte e shtruar në spital vajza i është nënshtruar një testi ADN-jë falë të cilit u zbulua se priste një fëmijë nga babai i saj.

Lajmi në mediat greke

Mjekët u shokuan pas ngjarjes, ndërsa policia bëri arrestimin e burrit shqiptar pasi rezulntonte të ishte ai personi që kishte abuzuar me të bijën. Pritet që tashmë ai të dalë para drejtësisë, ndërkohë që ngjarja ka lënë të shokuar fqinjët dhe ata që e njihnin familjen shqiptare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:00
Ky është babai shqiptar që përdhunoi e la shtatzënë vajzën e tij në Greqi (FOTO)

Mediat greke kanë publikuar fotot e babait shqiptar, 43-vjeçarit që përdhunoi vajzën e tij me aftësi ndryshe dhe e la shtatzënë. Në fotot e publikuara nga Zougla.gr, shqiptari shfaqet me pranga në duar teksa del nga gjykata aty ku dhe u njoh me masën e sigurisë burg pa afat.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Amfisa dhe gjithçka doli në dritë kur vajzën e çuan me urgjencë në spital pas dhimbjeve të forta të barkut.

Mjekët njoftuan menjëherë policinë pasi konstatuan shtatëzëninë e vajzës, të cilët bashkë me prokurorët kërkuan bërjen e testit të ADN-së ndaj babait dhe të vëllait të saj 15 vjeçar. Në përfundim, u zbulua se ishte babai ai që kishte përdhunuar vajzën, gjë e cila çoi edhe në arrestimin e tij.

Të afërm të familjes dhe komshinjtë e përshkruajnë atë si një prind të përkushtuar ndaj të bijës, i cili e shoqëronte pesë ditës të javës në një shkollë riaftësimi për shkak të nevojave të veçanta të kishte.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Parrucjani: 28/09/2018 15:05

    Puppuuu,si jane katandis shqiptart. Me vese e zakone qe kohe me pare,as armikut sja kemi deshiru.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Pagesat elektronike, Delina Ibrahimaj: Ja si do realizohet dhe kategoritë që përfitojnë

Pagesat elektronike, Delina Ibrahimaj: Ja si do realizohet dhe kategoritë që përfitojnë