POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Shijak/ Gjendet i vdekur në banesën e tij 78-vjeçari, policia dyshon për vetëhelmim

Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar të hënën në Shijak. Një i moshuar 78-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, në Shijak.

Nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij, por dyshimet paraprake të policisë janë se 78 vjeçari mund të jetë vetëhelmuar me foksinë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 03.12.2018, në banesën e tij, në Shijak, ka gjetur vdekjen shtetasi N.M., vjeç 78, i cili dyshohet të jetë vetëhelmuar me lëndë toksike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale"Shkaktimi i vetëvrasjes" parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.

b.xh./rr.zh
Komento