E rrëmbyen, e qëlluan me armë dhe e hodhën në lumë, si arriti 25-vjeçari t’i shpëtonte dy bashkëkombasve shqiptarë

E rrëmbyen, e qëlluan me armë dhe e hodhën në lumë, si arriti 25-vjeçari t’i shpëtonte dy bashkëkombasve shqiptarë

Foto ilustruese

ITALI- Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane pasi kanë vrarë me pistoletë bashkëkombasin e tyre 25-vjeçar.

Të arrestuarit janë identifikuar si Lefter Disha, 46 vjeç dhe Armiol Gjoka, 32 vjeç, ndërsa 25-vjeçari i plagosur ka inicialet D.E.

Shqiptarët e qëlluan me një plumb në bark të riun dhe të bindur se ai kishte ndërruar jetë, e hodhën në  në lumë. Por 25-vjeçari ka arritur të shpëtojë dhe të kërkojë ndihmë.

Fillimisht ata kishin lënë një takim me të riun më 1 janar rreth orës 22:30. Gjatë takimit,ata akuzuan të riun për vjedhje të kokainës së tyre, gjë që 25-vjeçari e ka mohuar.

Por mohimi i tij nuk i bindi shqiptarët të cilët morën të riun me vete me një makinë tip “Jaguar”, duke e çuar në një shtëpi private duke vazhduar me “pyetsorin”.

Këtu, 25-vjeçari është torturuar nga bashkëkombasit e tij duke u qëlluar edhe me armë zjarri. Pasi e qëlluan për herë të fundit në bark, shqiptarët e hodhën në lumë të bindur se i mbyllën hesapin me të riun. Por ai arriti të kapej pas një shkurreje dhe të dilte në breg duke kërkuar ndihmë.

Pasi dha dëshminë e tij lidhur me ngjarjen, policia arriti që të identifikonte dhe të arrestonte shqiptarët e tjerë. Tashmë ata ndodhen pas hekurave të burgut ku edhe do të presin që të dalin para gjykatës për të marrë dënimin e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Romir: 08/01/2019 19:53

    Keta krime makaber nuk falen duhte qe td marin ndeshkimin e merituar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027