E shantazhonte se do i tregonte të shoqes për tradhtinë, si u kap shqiptarja që i mori 70.000 euro italianit

E shantazhonte se do i tregonte të shoqes për tradhtinë, si u kap shqiptarja që i mori 70.000 euro italianit

Foto ilustruese

ITALI – Një 48-vjeçare shqiptare është arrestuar nga autoritetet italiane nën akuzën e grabitjes.

E gjitha nisi nga një marrëdhënie jashtë-martesore mes shqiptares dhe një burri. Në momentin që burri i kërkoi të ndërprenin lidhjen, 48-vjeçarja e ka kërcënuar se do t’i tregojë bashkëshortes. Në këmbim të heshtjes së saj, ajo i kishte kërkuar “pagë” mujore, shume e cila varionte nga 1 mijë deri në 2 mijë euro.

Pas disa kohësh, 70-vjeçari me profesion vendosi të denonconte rastin pranë stacionit të Policisë së Romës. Në padinë shkruhej se 70-vjeçari i kishte paguar gruas një shumë prej rreth 70 mijë eurosh.

Arrestimi i shqiptares u bë pas një kurthi të ngritur nga policia, ku i moshuari i la takim 48 vjeçares për t’i dorëzuar shumën e kërkuar dhe në moment, policia ndërhyri duke e arrestuar atë. Aktualisht shqiptarja ndodhet në burgun e Rebias në Romë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 05/09/2018 01:55

    Kot nuk thone qe femra fut shejtanin ne shishe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet