E zhdukur prej tre ditësh, gjendet në Vjosë trupi i 59-vjeçares së paralizuar (VIDEO)

FIER- Është gjetur në lumin Vjosë trupi i 59-vjeçares së paralizuar nga fshati Ferras, e cila u shpall e zhdukur tre ditë më parë. 

59-vjeçarja, Manushaqe Nexhipi, u deklarua e zhdukur nga familjarët e saj tre ditë më parë. Sipas tyre, dyshohet se gruaja është vetëhedhur nga ura në lumin Vjosë që kalon në fshat.

Denoncimin për zhdukjes e saj e ka bërë vetë bashkëshorti, i cili ka njoftuar fillimisht policinë, por nga ky njoftim ka shkuar në shtëpi vetëm inspektori i zonës.

Vetëm dy ditë më vonë në Ferras kanë shkuar 3 polumbarë të forcave RENEA, të cilët kanë nisur kërkimet për trupin e saj.

Manushaqe Nexhipi, nënë e dy fëmijëve ishte e paralizuar dhe lëvizte nga shtëpia vetëm me ndihmën e një karroce.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fier
Informacion paraprak

Në datë 05.11.2018, rreth orës 11:30, në fshatin Ferras, anës lumit Vjosë, është gjetur pa jetë shtetasja M.N, 59 vjeçe, e cila është larguar nga banesa në datë 02.11.2018.

Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shënja dhune.

Grupi hetimore po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë