E zhgënjyer nga dashuria, kjo vajzë celebrohet me njeriun që s’ua merr mendja

E zhgënjyer nga dashuria, kjo vajzë celebrohet me njeriun që s’ua merr mendja

Vajza austrialiane, Linda Doktar

Ndoshta ju duket  çuditshme dhe s’ju ka shkruar ndonjëherë në mendje ta bëni por kjo 34-vjeçare sapo ja doli ta bënte realitet. E zhgënjyer nga historitë e saj të dashurisë Linda Doktar u martua me veten e saj. Ajo respektoi të gjitha rregullat e një martese; me dëshmitar, dekor ambienti fustan të bardhë, buqetën me lule madje bëri edhe betimet. Gjithçka ndodhi para një pasqyre, në një ceremoni të thjeshtë intime në plazh dhe ftoi vetëm 3 miqtë e saj më të ngushtë.

Frika ka zhgënjimi apo edhe nga divorci shtyn shumë vajza të reja të qëndrojë beqare, të mos martohen. Kështu që kjo vajzë nga Australia pasi përjetoi një histori të dhimbshme dashurie, mori vendimin e çuditshëm të martohet me vetveten.

 Daily Mail shkruan se këtë lloj martese Doktar ua këshillon edhe vajzave të tjera që kanë kaluar një eksperiencë si e saja.

 “Unë mendova se kjo ishte një mënyrë kaq e bukur për të simbolizuar dashurinë dhe vetëvlerësimin. Besoj se lidhja më e rëndësishme që mund të kem ndonjëherë është me veten time.”,- ka treguar Linda.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhevdeti: 31/07/2018 00:37

    Kjo Linda duket sikur ka lujt menc dhe doktori nen INFLUENCEN e droges

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gazetarja tregon vrasjet makabër në Lushnje: Familjarët e të vrarëve kanë frikë të vijnë në gjykatë të dëshmojnë

Gazetarja tregon vrasjet makabër në Lushnje: Familjarët e të vrarëve kanë frikë të vijnë në gjykatë të dëshmojnë