"Edhe ashtu edhe kështu"/ Rama tallet me Bashën për rolin e Venecias për Vettingun në Politikë (VIDEO)

Fragment nga filmi shqiptar "Edhe ashtu edhe kështu"

Venttingu në politikë është kryefjala e aksionit të opozitës, e cila dorëzoi në datë 7 shtator draftin në Kuvend me propozimin, por që nuk parashikon në ligj qe ne filter te kalojne familjarët e zyrtarëve të lartë të shtetit. Kryeministri Edi Rama u shpreh pak ditë më parë se drafti i opozitës do të dërgohet në Komisionin e Venecias, por Basha e kundërshtoi.

‘Nuk kanë kohë shqiptarët të presin Venecian dhe ne nuk kemi kohë që të presim. O do të zgjidhet kështu, ose opozitës i lind detyra për opsione të tjera’ u shpreh Basha pak ditë më parë. Sot, kryeministri Edi Rama ka postuar një fragment nga filmi shqiptar "Edhe ashtu edhe kështu" duke ironizuar me klounin, ndërsa sjell qëndrimin e Bashës mbi Komisionin e Venecias në 2016, referuar debatit asokohe për Reformën në Drejtësi. Basha në 2016 këmbëngulte se rekomandimet e Venecias janë tabani i standardeve evropiane, ndërsa tashmë shprehet se nuk kemi kohë që të presim përgjigjen nga Komisioni.

Fragment nga filmi shqiptar "Edhe ashtu edhe kështu"
 

Rekomandimet e Venecias janë tabani i standardeve europiane poshtë te cilave nuk mund të zbresë askush. Poshtë këtyre standardeve ka vetëm drejtësi të kapur, drejtësi të komanduar, të korruptuar dhe vasalë të qeverisë. Shkurt e thjeshtë padrejtësi! Opozita nuk mund të pranojë që i gjithë ky mund i derisotëm të shkojë dëm. Aq më pak të pranojë që dora qeveritare e dukshme apo e padukshme të mbështetet në një pike poshtë standardit të Venecias, poshtë rekomandimit 88 në zonën e errësirës, padrejtësisë, arbitrazhit. Nuk pranuam dje dhe nuk do të pranojmë as sot e nuk do të pranojmë nesër.

Deklarata e Lulzim Bashës në 2016

Në datë 26 shtator në orën 12:00 do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve në drejtimin e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi për të shqyrtuar nismën e opozitës për ndryshimet Kushtetuese për vettingun në politikë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit