Edhe Bagdadi po ndryshon, shihni ç'librari po ndërton në zemër të qytetit/ Foto

Edhe Bagdadi po ndryshon, shihni ç'librari po ndërton në zemër të qytetit/ Foto

Pamje nga projekti i bibliotekës së parë publike që do të ndërtohet në Irak mbas viteve 1970

Zbulohen planet e bibliotekës së parë publike që do të ndërtohet në Irak mbas viteve 1970 nga firma arkitekturore Britaniko-Irakiane AMBS Architects. Ndërtesa me një sipërfaqe prej 45,000 metrash katrorë do të vendoset në zemër të "Qytetit Rinor" si një masterplan dedikuar mbështetjes dhe frymëzimit të të rinjve irakianë.

Një strukturë me çati të dyfishtë me një hapësirë prej 80 metrash do të krijojë dhomën më të madhe të leximit. Fondi i bibliotekës do të përbëhet nga një koleksion prej më shumë se tre milionë libra të cilët përfshijnë dorëshkrime periodike të rralla.

Në kulmin e bibliotekës do të shkruhet fjala “Lexo” (në gjuhën arabe) si mesazh, i cili vihet re kur shihet lartë. Bashkëthemeluesi dhe drejtori i AMBS Architects, Marcos De Andres u shpreh se ata si grup arkitektësh me këtë ndërtim kanë sfiduar modelin konvencional të bibliotekës, duke e konceptuar atë si një hapësirë publike moderne dhe multi-funksionale.

Ky grup arkitektësh së fundmi kanë bërë publike një bibliotekë të rrallë në Francë, muret e të cilës ishin me kënde dhe ndiqnin linjat e rrugëve përreth. Një konceptim ky, i cili ishte kritikuar në parlamentin e ri në Bagdad i cili nuk ishte pro “ndërtimit të ikonave në modë”.

Ora 22:20
FOTO/ Projekti i bibliotekës së parë publike që do të ndërtohet në Irak mbas viteve 1970
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



    ×

    Lajmi i fundit

    O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

    O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë