Edhe Kosova taksë për kalimin te “Rruga e Kombit”

Edhe Kosova taksë për kalimin te “Rruga e Kombit”

"Rruga e Kombit"

Në kulmin e debateve politike në Shqipëri për taksimin e Rrugës së Kombit duket se edhe në anën tjetër të kufirit në Kosovë ku kalon kjo rrugë, pritet të ndodhë e njëjta gjë.

Radio “Evropa e Lirë” shkruan se edhe Kosova pritet të ndjekë shembullin e Shqipërisë duke vendosur një tarifë, po në një nivel më të ulët.

“Ndryshe, përveç tarifës rrugore që ka vendosur shteti i Shqipërisë edhe shteti i Kosovës pritet të vendosë një tarifë të tillë për pjesën e autostradës së Kosovës. Ministria e Infrastrukturës është në procedurë të fizibilitetit, por që është thënë se kjo tarifë do jetë simbolike dhe do përputhet me kushtet ekonomike të qytetarëve të Kosovës” shkruan Radio Europa e Lirë.

E ndërsa analizon tarifën e vendosur, në artikull sillen komentet e ekspertëve të ekonomisë nga Kosova të cilët evidentojnë se ajo do të ketë impakt negativ në shkëmbimet ekonomike mes dy shteteve shqiptare.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi tha për Radion “Evropa e Lirë” se tarifa rrugore do të reduktojë edhe më shumë vëllimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. 
Ndërkohë, Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës tha se do të duhej të kishte taksë, por ajo të jetë e arsyeshme, pasi tarifa e caktuar do të ketë ndikim negativ në aspektin ekonomik.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gega: 03/04/2018 14:42

    Kosovaret,perjashtuar hyxhymxhinje e thirrur per shkaterrim banal ne Kalimash,jane per Taksen si ne secilin mjedis e shtet ligjor.Kosovaret e dijne se kjo autoudhe"Rruga e Kombit"e quajtur per si ngacmim patriotik,eshte vjedhur e stervjedhur nga protestuesit" e tashem, dhe nuk ka nivelin si autoudhat tjera.Se po keta huxhymxhije paten menduar te vendosin takse dyfish me te larte se kjo e caktuare tash, te cilen aq me "patritizem e perkujdesje" ndaj populli me banalitet vanal po e kundershtojne.kete po e bejne, nga proteste mendojne te "nxjerrin dhjam(ndonje vote politike) nga pleshti"ne ate nivel jane keta dashamire te popullit dhe shtetit shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës