Edhe May vendos të sulmojë Assadin, Tornadot britanikë bëhen gati për luftë!

Edhe May vendos të sulmojë Assadin, Tornadot britanikë bëhen gati për luftë!

Avionet britanike duke u furnizuar gjate dites se sotme pas mbledhjes se qeverise

Kabineti i qeverisë britanike të drejtuar nga kryeministrja Theresa May ra sot dakord që të ndërmarrë veprime për të frenuar përdorimin e mëtejshëm të armëve kimike nga regjimi i Assad-it.

Qeveria britanike njoftoi gjithashtu se do të veprojë për të lehtësuar vuajtjet humanitare në Siri.

Një zëdhënës i Downing Street nuk e saktësoi se çfarë nënkuptohej me “ndërmarrjen e veprimeve” ose se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.

May u takua sot me ministrat e saj kryesorë për plot dy orë dhe njoftimi i ri i rrit pritshmëritë se Britania do t’i bashkohet bombardimeve të koalicionit kundër presidentit Assad.

Zëdhënësi i Downing Street tha: 'Pas një diskutimi në të cilin secili i pranishëm dha mendimin e tij, kabineti vendosi se është jetike që përdorimi i armëve kimike të mos mbetet i pasfiduar”.

'Kabineti vendosi që kryeministrja të vazhdojë të punojë me aleatët, Shtetet e Bashkuara dhe Francën për të koordinuar një përgjigje ndërkombëtare”.

May i tha kabinetit të saj se sulmi i të shtunës me gaz në Douma ishte “një akt shokues dhe barbar që vrau mbi 75 njerëz, përfshi edhe fëmijë”.

May mësohet se ka urdhëruar nëndetëset e Marinës Mbretërore që të mbajnë raketa kruz dhe të vendosen në rrezen e Sirisë.

Britania ka gjithashtu disa skuadra avionësh luftarakë Tornado dhe Typhoon të stacionuar në Qipro për luftën kundër ISIS.

Ndërkohë, avionët Tornado të Aviacionit Mbretëror, u panë të furnizoheshin me karburant dhe të ngarkoheshin me raketa.

Por sondazhet e kryera deri tani tregojnë se publiku britanik nuk është edhe aq i bindur për sulmin ushtarak, me vetëm 22 përqind që janë pro dhe 43 përqind që janë kundër.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali