Edicioni i ’82 i Fiera del Levante, merr pjesë dhe Shqipëria/ Kondi: Prioritet turizmi dhe prodhimet bujqësore

BARI- Sot ngriti siparin edicioni i 82-te i Fiera del Levante, panairi i përvitshëm ndërkombëtar që, ndonëse organizohet nga rajoni Puljas, ka rëndësi jo vetëm për Italinë, por për gjithë Evropën dhe vendet e Lindjes.  Në nivel global, ka rëndësi për përforcimin e lidhjeve Lindje Perëndim, jo vetëm ekonomike, por edhe parë si një kontribut ndaj paqes globale.

Ceremonia u zhvillua në praninë e vetë kryeministrit Italian Giuseppe Conte dhe zyrtarëve të shumtë. Genc Kondi i dërguari Report TV dhe Shqiptarja.com që po ndjek këtë panair thotë se motoja e sivjetshme është “Te ecim me hapin e kohës”, referuar ndryshimeve të teknologjisë moderne që kanë sjellë në jetesën e përditshme të njerëzve dhe ekonomive e vendeve.

Kryeministri Italian Giusepe Conti siguroi ndër të tjera se do të marrë në ditët në vijim një vendim përfundimtar lidhur me gazsjellësin TAP i cili kalon nga Shqipëria dhe është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e energjetikës në vendin tonë. Ky vendim do të kënaqë të gjitha palët, deklaroi ai.

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte merr pjesë në panair


Po ashtu Kryeministri italian Giuseppe Conte duke vizituar pavionët e 'Fiera del Levante' theksoi se “Duhet të rikrijojmë atë besim që e ngriti Italinë pas Luftës në ekonominë e shtatë të botës.

Panairi po tërheq vizitorë të shumtë në pavionët e mëse 100 vendeve, kryesisht vende në zhvillim nga zona e Lindjes ku merr pjesë edhe Shqipëria.
Mësohet se ftesë për të marrë pjesë në këtë panair kishin edhe zyrtarët më të lartë të Shqipërisë por në ceremoninë e hapjes ishte vetëm konsulli ynë në Bari.

Raportimi me të dërguarin në Bari, Genc Kondi

Cila është rëndësia që merr ky panair për vendet e lindjes dhe posaçërisht Shqipërinë?

Është  një traditë që po zhvillohet prej 82 vitesh, e organizon jo shteti italian por rajoni i Puglias, pasi është rajoni më në kufi me Evropën lindore, dhe Lindjes së Mesme. Kjo nuk është vetëm një ekspozitë apo panair, është një mënyrë për të prezantuar dhe për t’u njohur me atë që ofrojnë vendet e ndryshme, për ofertën dhe kërkesën në të gjitha spektrat e jetës.
Panairin e ka vizituar edhe kryeministri Conte. Çfarë mesazhi përcolli ai?

Kryeministri pritet të vijë, ka botuar një mesazh paraprak, në të cilin është shprehur rëndësia e lidhjes së Italisë, Puglias me vendet e rajonit. Në mesazh theksohet angazhimi i Italisë për të përfunduar gazsjellësin që lidh dy vendet tona.

Ka patur një debat në Itali, sidomos nga qeveria e re, e cila ka dalë kundër këtij projekti, por duke parë interesin e SHBA-ve dhe Evropës, kryeministri ka thënë se pritet të merret vendimi pro të gjithëve. Ky gazsjellës ka rëndësi të veçantë, pasi do të sjellë gazin natyror edhe në Shqipëri. Itali është vendi i fundit që furnizohet por Shqipëria është për herë të parë në këtë nismë. Do vihet në lëvizje TEC-i i Vlorës. Ky është një nga angazhimet e shprehura qartë nga kryeministri.

Të ndalemi tek stenda e Shqipërisë. Me çfarë prezantohemi në këtë panair?

Risia në këtë mes do të ishin turizmi dhe bujqësia. Është vënë në dukje nga italianët, që janë shprehur të kënaqur nga natyra e virgjër. Operatorët privatë në fushën e turizmit kanë qenë këtu, por edhe bujqësia. Jo kot, agroturizmi është kthyer në një moto, shqiptarët kanë rritur kërkesën por edhe të huajt duan diçka që prodhohet në Shqipëri. Dy sferat që janë në këtë panair, pa harruar edhe materialet e ndërtimit që prodhon Shqipëria.

Sa shtete marrin pjesë në këtë edicion dhe çfarë ka të veçantë në panairin e 82-të?

Janë prezente mbi 100 shtete, vihet në dukje prezenca e Lindjes së Mesme. Janë vende që janë në zhvillim, si rasti i Indisë dhe Kinës që kërkojnë hapësirë në tregun evropian. Singapori, India dhe Koreja e Jugut synojnë të prezantojnë gjetjet e fundit të teknologjisë. Motoja është “Të ecim me hapin e kohës”.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë

Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë