Edmond Tupja te ‘5 Pyetjet’: Protesta e studentëve duhet që të ketë një lider

Pedagogu Edmond Tupja ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv për të folur për protestën e studentëve prej shtatë ditësh para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Tupja, i cili është njëri nga profesorët që i është bashkuar tubimit u shpreh se mbështet kërkesat e tyre, por theksoi se protesta e studentëve duhet të ketë një lider.

“Ata të gjithë thonë jemi të parë. Por nuk mund të jenë të gjithë të parë”. Pedagogu është pro vendimit të studentëve për të mos pranuar ftesën e kryeministrit Rama për dialog, pasi sipas tij, shefi i qeverisë është “xhongler dhe demagog”. Studentët vijojnë protestën përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit duke kërkuar plotësimin e tetë kërkesave (lexo këtu).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:15
Negociata me kryeministrin, Tupja: Studentët kanë frikë, Rama mjeshtër për të lëkundur njerëzit

Pyetjes së përse studentët nuk negociojnë me kryeministrin Edi Rama, pedagogu Edmond Tupja iu përgjigj se studentët kanë frikë se u ndodh e njëjta gjë si aktorëve lidhur me çështjen e prishjes së Teatrit. Sipas Tupes, kryeministri Rama është një orator i mirë, madje u shpreh se i kujtonte edhe Duçen.

“Studentët janë të lëkundur. Edi Rama është mjeshtër për të lëkundur njerëzit. Më kujton Duçen. Kanë të njëjtën mënyrë të folurit. Është edhe çështje rrezatimi. Kanë frikë se i ndodh e njëjta gjë si me aktorët kur vajtën që të negocionin për prishjen e Teatrit. Kanë frikë se dorëzohen dhe lëkunden.”

Ora 21:31
Protesta/ Tupja: Duhet të krijohet bashkimi kombëtar studentor

Pedagogu Edmond Tupe theksoi studentët duhet të krijojnë bashkimin kombëtar studentor që të jetë i pranishëm në cdo universitet. “Janë disa faktorë që i kanë shtyrë studentët në protestë; kjo filloi me teatrin, që aktorët dhe regjisorët filluan kundër vendimit për shembjen e teatrit. Tani protesta e studentëve nisi nga kushtet e tyre, por jo vetëm të tyre, por të tërë shoqërisë shqiptare, pasi korrupsioni po bën kërdinë. Uroj që të plotësohen kërkesat dhe të krijojnë bashkimin kombëtar studentor. Duhet patjetër një ekip i ndershëm që të jetë i pranishëm në cdo qytet ku ka universitet” tha ai.

Ora 21:24
Protesta e studentëve/ Tupja: Të rinjtë janë të lirë, shpresoj që dhjetori të lerë gjurmë

Pedagogu Edmond Tupe u shpreh se shpreson që ky dhjetor protestash nga studentët të lerë gjurmë. Ai theksoi se të rinjtë protestojnë, pasi janë të lirë dhe të pakushtëzuar nga askush. “Dhjetori i parë la gjurmë, triumfoi demokracia. Nga protesta unë nuk pres mrekulli. Rinia i bën represionet, pasi është e pavarur dhe nuk ka se çfarë të humbasë. Të rinjtë janë të lirë, të krijojnë marrëdhënie, por edhe të revoltohen. Nuk e di kush është niveli i ndërgjegjes së tyre sociale. Unë jam dakord me 10 pikët e tyre”.  

Ora 21:02
'Dikur ishte Azem Hajdari', pedagogu Tupja: Protesta e studentëve duhet të ketë një lider

Në studion e “5 pyetje nga Babaramo”, Edmond Tupja tha se studentët kanë nevojë për një lider që t’i përfaqësojë në mënyrë që edhe protesta të ketë një ecuri. "E kërkonin prej kohësh ministren. Sa doli ministja jashtë i thanë ik, ky është logjika këtu? Ata nuk kanë liderë, atëherë kishin Azem Hajdarin, Gramoz Pashkon. Unë i kuptoj shumë mirë se janë të rinj. Ata janë të tkurrur. Ata të gjithë thonë jemi të parë. Por nuk mund të jenë të gjithë të parë. Organizohet një protestë. Duhet të ketë një ecuri,"- u shpreh Tupja. 

Ora 20:56
Edmond Tupja: Studentët nuk janë më gurë shahu, Rama është xhongler

Në fjalën e tij në studio, pedagogu Edmond Tupja është shprehur se studentët nuk janë budallenj dhe se e ndjejnë që sado që universitetet janë publike, janë pjesërisht të vetë administruara. "Ka që i lënë provimet se punojnë, disa në Call Center dhe vinin të rraskapitur. Por tani studentët nuk janë më gurë shahu, ka një pakënaqësi që ka nisur në rrjetet sociale. Në fund të mandatit të parë të Ramës filloi zhgënjimi, pasi rritësh tarifat dhe të penalizosh ata që lenë provimet kjo nuk do të thotë se je dembel. Te spontaniteti i kësaj lëvizje shikoj një shenjë që diçka nuk po shkon në atdheun tonë kapitalist. Shtoj protestën për Unazës, Shkozën, Shkodrën, Kavajën, minatorët, pra po përhapet. Studentët nuk janë budallenj, e ndjejnë që sado që universitetet janë publike, janë pjesërisht të vetë administruara. Kryeministri është xhongler, por edhe demagog,"- tha Tupja. 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexues: 11/12/2018 09:33

    Vetem ne formen qe ka tani eshte e pathyeshme protesta..nese ka nje lider atehere shteti ka 100000 menyra per ta manipuluar

    Përgjigju
  • Tirona: 11/12/2018 07:53

    Ik o tope Tupe ti mund te jesh lider seksi.

    Përgjigju
  • Popull: 10/12/2018 21:05

    SALIU ishte vjedhim ne, vidhni dhe ju populli ku të mundni. Rama është të vjedhim vetëm ne, populli të vdesi. Robt ku ti keni o plehra, kot nuk është shprehja gjithë derrat një turi kanë.

    Përgjigju
  • Tata: 10/12/2018 20:58

    O Tupe je jo i mirpritur nga pupliku me daljen tende per te dhene dhe ti oponjonin tend por gabim o Tupe ti bashkohu me Dash shehin futi nonje raki se koha juaj ka mbaru se thot populli nje fjal te urte ,me fol dhe me bo bojn dy ,o Tupe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Flamur Noka, Klevis Balliu e Tedi Blushi prinë militantët në përplasjen me policinë para bashkisë

Flamur Noka, Klevis Balliu e Tedi Blushi prinë militantët në përplasjen me policinë para bashkisë