Eduard Selami akuza të forta Bashës: Nuk je lider, por zhgënjim! Droga aty ishte edhe më parë

Eduard Selami akuza të forta Bashës: Nuk je lider, por zhgënjim! Droga aty ishte edhe më parë

Eduard Selami

Eduard Selami, kryetar dhe ish-kandidat për Partinë Demokratike, u është bashkuar kritikëve të Lulzim Bashës duke e quajtur këtë të fundit si kryetar me vota të vjedhura. Gjatë një aktiviteti në një universitet privat ai e ka cilësuar Bashën si zhgënjim dhe gënjeshtar.

Selami shprehet se Basha aty e kishte drogën edhe më parë kur qeveriste vetë. Ish-kryetari i PD thotë se ka ardhur koha që zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar duhet të japin llogari para drejtësisë. Selami humbi garën përballë Bashës në korrik për postin e kryetarit të PD në një proces të shumë kontestuar.

Aty ishte droga, edhe ata që kanë qenë para këtë punë kanë bërë, edhe korrupsioni. Dhe më e keqja për Shqipërinë është se këta janë bashkë për punët e këqija. Edhe reforma në drejtësi ishte qëndrimi i Europës se këta nuk e duan.

Pjesa më e madhe e këtyre që keni lart duhet të jenë në gjykatë të japin llogari për abuzime serioze, shkelje serioze. Këta nuk janë në gjykatë se këta gjykata janë vetë. Por po vjen kjo ditë, jo si hakmarrje por si shpresë. Dhe t’i hapet rrugë njerëzve të talentuar. Kështu bëhet shteti.

Këtu kemi gabuar, edhe unë mbaj pjesën time të përgjegjësisë, elita i ktheu kurrizin. Unë e pashë edhe te demokratët, kuptohet edhe unë kam ato të metat e mija, distanca dhe ikja, por edhe unë kam jetën time. Por investimi tjetër që e kam kthyer dhe jam me dy atdhe. Unë shkoj në SHBA kam jetën time bizneset e mija, unë aty reflektoj, frymëzohem.

Unë dal dhe bëj idealistin dhe them që kjo është mënyra më e mirë. Ia kanë kapur dhe ai prapë nuk e dënon dhe ma promovon. Atëherë është zhgënjim. Ti je mbrapa kësaj gjëje. Ti nuk je lideri. Ti ke aftësi tejet të kufizuara politike. Ti je ai rrëmbyesi që do ta mbash me çdo kusht. More një listë dhe e nxore nga xhepi siç i thashë unë, që është turp i tij. Listën nuk e dinte njeri kush do të jetë kandidat për deputet.

Të kapur me zë dhe figurë, një bisedë e plotë edhe me kryetarin, Basha, duke vjedhur kutitë e votimit dhe nuk u fol asnjëherë. Unë i thashë Bashës se dua një sqarim për këtë. Unë kam hyrë në një garë e cila ishte e shkurtër, dhe e shpejtë. U bëra pjesë për të dhënë një kontribut modest. Ajo që kam bërë unë nuk e kam bërë gjithçka për të fituar. Po të fitoja unë, fitimi i madh do të ishte i Partisë Demokratike. Basha theu statutin. Ti nuk je lideri.

Eduard Selami

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 24/04/2018 20:29

    O eduard selami po pse gënjen kaq trash çfar biznezesh ke ti në Amerik ? Po ktu ti ke qën puntor të larja makinave merje 9 dollar në or po pse gënjen mor bur . Ti shkove në Tiran se the hajd se po kap ndonjë llokëm se s'shtyhet jeta tu la makina o eduard selami çtë qaj nënja më par o bir selmani nënës. Ti mund ti gënjesh Shqiptarët po jo mua që kam jetuar me ty e un vazhdoj e jetoj në Amerik . Edi mos haro sa her ke ardh e ke ngrën pa lek e lekët i ke sjell më von kuptoje kush jam hajd selom ed rena

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 24/04/2018 19:25

    Po he mo Edo na thave syte.Qe nuk eshte lider ate e dine dine dhe minjte e gjirizave. Po si do boni me nje tek-ayk ne krye?

    Përgjigju
    • Gramoz: 25/04/2018 10:00

      Eshte e vertete se kauza e opozites e drejtuar nga Lulzim Basha per drogen eshte alibi sepse kjo ka ekzistuar me kultivimin e kanabisit dhe kryesisht Lazarati ,ketu ka nje te vertete Eduart Selami

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira