Gol në minutën e fundit/ Uruguai fiton përballë Egjiptit në grupin A të Botërorit/ GOLA

Gol në minutën e fundit/ Uruguai fiton përballë Egjiptit në grupin A të Botërorit/ GOLA

Ndeshja Egjipt-Uruguai

Ka mjaftuar një gol në minutën e 89-të të takimit nga Gimenez, i ka dhënë fitoren e parë në Grupin A kombëtares së Uruguait, teksa ka mposhtur 1-0 Egjiptin.

Dita e dytë e Botërorit ka nisur me Egjipt-Uruguai, e mbyllur 0-0 në pjesën e parë. Gjithsesi, momentet kyçe nuk kanë munguar, teksa në 45 minutat e para të këtij takimi kanë ardhur simulimi i parë qesharak i Kupës së Botës dhe gafa e parë.

Në fillim ka qenë lojtari i Egjiptit, Abdallah Said, i cili është rrëzuar pa asnjë arsye, i paprekur nga kundërshtari, me arbitrin që e ka paralajmëruar të mos e bëjë më një gjë të tillë.

Më pas ka ardhur edhe gafa, që ka patur për autor yllin e Barcelona-s, Luis Suarez, i cili ka humbur një rast të pastër me portën e boshatisur.

Asnjë minutë për Salah, që nuk është preferuar nga trajneri Cuper. Pas një shtyllë dhe disa rasteve të njëpasnjëshme, ka ardhur goli nga Gimenez, që gjen cepin e portës me kokë.

Tashmë Rusia dhe Uruguai kryesojnë grupin me nga 3 pikë, ndërsa Arabia dhe Egjipti janë në kuotën e zero pikë pas ndeshjes së parë.

Për t’u theksuar në këtë ndeshjes ishte fakti që interesimi ishte mjaft i vogël, teksa stadiumi nuk ishte mbushur.

Ora 16:08
FOTO/ Gol në minutën e fundit, Uruguai fiton përballë Egjiptit në grupin A
  • /xy/Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



    ×

    Lajmi i fundit

    Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

    Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria