Ekonomia rritet me 4.3% në tremujorin e dytë, peshën kryesore e zë sërish shitja e energjisë

TIRANË-Paraditen e sotme INSTAT ka publikuar shifrat e rritjes ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2018. Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë të këtij viti vlerësohet me rritje prej 4,32%, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2017.

Sipas INSTAT ndikimin kryesor në këtë rritje e ka dhënë energjia elektrike dhe industria nxjerrëse me 2.37% të PBB. Edhe në tre mujorin e parë, ku rritja ishte 4,45 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2017 ndikimin kryesor e dha sërish sektori i energjisë, që ka ndikuar me 2.42%, më shumë se gjysmën e rritjes. 

Në tre mujorin e dytë negativisht kontribuoi aktiviteti i Ndërtimit me -0,19 pikë përqindje, Informacionit dhe Komunikacionit me -0,16 pikë përqindje.

( Kliko këtu ) për të dhënat e INSTAT për rritjen ekonomike

E PLOTE/ Kontributi sipas degëve:
Industria, Energjia dhe Uji me +2,37 pikë përqindje, Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor me +0,82 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,44 pikë përqindje, Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me +0,29 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi me +0,21 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,17 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,08 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,03 pikë përqindje. Negativisht kontribuoi aktiviteti i Ndërtimit me -0,19 pikë përqindje, Informacionit dhe Komunikacionit me -0,16 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me + 0,26 pikë përqindje.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Interesati: 26/09/2018 21:38

    Interesant eshte te zesh dashnore Delinen, te pakten edhe nese do kesh ejakulacion te parakoheshem, ajo, do te anashkaloi problemin duke e konsiderur thjesht +2.3% kohe me shume se heren e fundit.

    Përgjigju
  • Enver hoxha: 26/09/2018 17:23

    Rritje sateme.. Te gjith pushtetaret ne litar do ju coja

    Përgjigju
  • konjak: 26/09/2018 12:58

    Bravo ,e pse te mos ket rritje ekonomia;Uje na japin gjysem ore ne dite ;Sahati i ujit gjysmen e kohes punon me ajer,sahati i dritave ,per 1 KV te harxhuar shenon 1.4KV.Bravo qeverisjes qe vjedh popullin e vet ,e mburret per qeverisie te shkelqyer.Per keto qe them ;mund ti vertetoni kur te doni, ne se deshironi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët