Ekskluzive/ ''A e kanë gjetur armën?'' Stresi dhe Sali Lusha tentojnë të korruptojnë policinë për të fshirë gjurmët

TIRANË- ‘Report Tv’ dhe ‘Shqiptarja.com’ kanë siguruar përgjimet e prokurorisë për Stresin duke zbuluar të dhëna të reja mbi mënyrën e arrestimit të djalit të Sali Lushaj.

Në korrik të këtij viti, reperi Stresi hetohej për një pistoletë të gjetur në rrugë nga policia e Tiranës, armë e cila ishte e llojit ''Beretta''. Arma ishte hedhur nga Lushaj në tokë sapo kishte parë policinë. Për armën janë arrestuar dy shokë të Lushajt, Luçiano Kola dhe Kreshnik Vatoci, të cilët momentalisht janë në masë sigurimi detyrim paraqitje.

Bisedat telefonike mes Stresit dhe personave të tjerë:

Në datë 3 korrik të këtij viti rreth orës 19, Stresi me nr. 723 merr në telefon një numër që përfundon me 909, të cilin e njofton se ka hedhur armën e tij të zjarrit në afërsi të shkollës "Partizani" duke i kërkuar gjithashtu që të telefononte të atij e tij, Sali Lushajn që të interesohej në lidhje me vijimësinë e aksionit.

STRESI: Ej na kanë ardhur tek lagja ata që kemi inat ne.

909: Kush?

STRESI: Robq**at, e zinj. Po, edhe unë e hodha atë a kupton po e kanë kap, po skanë pa mu që e kam hudh?

909: Po pse o vlla?

STRESI: Se di erdhën aksioni ika me gjysëm zemre, kam lëziv.

909: Ka je ti?

STRESI: Jam këndej ke një shok, hajde. Po fol pak me Salën, bjeri pak dhe fol pak me të.

909: Ca ti them?

STRESI: Po mere njëherë pyete ca bëhet, ca situate është? Merre njëherë të lutem.

Pak minuta më vonë, 909 e merr sërish në telefon Stresin të cilin e njofton se babai i tij kishte ndjekur të gjitha veprimet e policisë.

940: Po kanë ik mor byt***mat, ka shkove?

STRESI: Po a e morën atë?

940: Jo mor burrë, i ndjeku Sala. A keni nai hall me na njoh?

STRESI: Jo po e kapën atë senin se e kam gjujt atë senin mor.

940I: Jo mos burrë, asnjë gjë në botë, i ndoqi Sala ikën.

Shoku i tij, i ka kërkuar që t’I tregojë vendin në mënyrë që ai të shkojë dhe të marrë armën.

940: Në ça vendi e ke pas?

STRESI: O figurë mos shkoni aty se poi u zëjnë, aty brenda shkollës ku rrijnë ne ulur. Aty ku është tatuazhi “Badboy for life” nga brenda aty. Aty shihe njëherë.

Pasi ka shkuar në vendgjarje shoku informon Stresin se arma ishte marrë nga forcat e policisë.

940: Po ka shkuar dhe ka ndenjur p***rob**i.

STRESI: E kanë marrë?

940: Hajde se të marrë më vonë.

STRESI: S’duan ta bëjnë të madhe.

Po atë natë, Stresi ka marrë sërish shokun e tij në telefon duke u interesuar për një automjet, i cili i duhej për të lëvizur. Gjatë telefonatës, shoku e informon Stresin edhe për një bisedë që ka bërë me një efektiv policie për të fshirë gjurmët e gishtave në armën e zjarrit. Sipas shokut të tij, miku në polici i ishte shprehur se kësaj herë nuk mundej pasi kishte shumë njerëz nëpër këmbë por sapo t’i jepej mundësia do ta bënte një gjë të tillë.

STRESI: O byrazer pyete Lir Selmanin se atij ia kam marrë makinën kam dy ditë, a e ka me qera këtë apo jo?

940: *pyet personin a e ka me qera?* Jo thotë. Është e Gentit që punon në Rinas.

STRESI: A mirë thuaj që sot më duhet mua, se ashtu e kam hallin se më duhet të lëviz njëherë. Ja sjell vetë thuaj.

940: Ej, atë shefin e kishte marrë Sala në telefon dhe ai i kishte dhënë që atij ia bëra me dorë të parit.

STRESI: Po, po më tha ik. Po për armën?

940: Është një motër**r që i ka marrë në telefon.

STRESI: Po hynë me i nxjerr gishtat armës...

940: Më duket se ky shoku im... Të shkoj ta kapi unë o shok së e kapa kot, ti them unë Salës me stil. Ti thojë atij fshije.

STRESI: Po ca ka me i thanë ai tani se atë e kanë marrë gjithkund me vete.

940: Po problemi se tek për tek me të ka mundësi t’ja thojë një fjalë.

STRESI: Ishalla o zot.

940: A të shkoj t’i them a jo?

STRESI: Po, po thuaj që ta pastrojnë.

Brenda të njëjtës orë shoku merr sërish Stresin të cilin e sinjalizon për mundësinë e fshehjes së gjurmëve në armën e zjarrit duke i thënë se një gjë nuk ishte e mundur.

940: Jo tha. A mundemi të gjejmë ndonjë gjë i thashë. Jo më tha se janë shumë

STRESI: Janë shumë ë?

940: I thashë po të dalin nga aty. Po të dalin nga aty e di vetë më tha.

STRESI: Hajt mo vari k***n, ca të jetë e shkruajtuar o vëllai im.

Pasi mbylli telefonatën me shokun e tij Stresi merr numrin 330, të cilin e informon në lidhje me situatën.

STRESI: Na erdhi gjithë shteti në lagje ne.

330: Pse?

STRESI: Nuk e di.

330: Ca thu ti?

STRESI: E kanë kapur telefonin që kisha. Kam lëvizur tani kush e di kur shihemi.

E mbylli me 330 dhe Stresi merr në telefon 464, të cilin e njofton që mund të shkojë në banesën e tij që të rrijë nja dy ditë pasi mund të shpallet në kërkim.

STRESI: Shifi lajmet nesër, se do të më shpallin në kërkim. E hodha se ma kapën, armën mo.

464: Ba.

STRESI: Kurdo që të vij do t’i bie telefonit në paç nevojë me ndejt dy ditë andej.

Rreth orës 20:26, Stresi merr në telefon numrin 940 dhe e njofton në lidhje me veprimet që po kryhen nga shërbimet e policisë me armën e zjarrit.

STRESI: Kur e verifikojnë atë punë?

940: Po në vend more se kanë ardhur ata.

STRESI: T’u marrë shenjat ë?

940: Po.

STRESI: Robt. Bëja nai foto dhe çoma.

940: Ça foto mo, unë se di çfarë halli pate more vëlla, babi jote është bërë me nerva. Çfarë kishte tha pse nuk ma kaloi mua? Pse nuk ndenji me mua?

STRESI: Po ku t’ja kaloja, ashtu si na erdhën ata, na u hodhën në shpinë.

Për ta informuar Stresin në lidhje me veprimet që po kryheshin nga efektivët e policisë në lidhje me armën e zjarrit merr numri 226. Gjatë telefonatës Stresi i komunikon bashkëbiseduesit të tij mundësinë për t’u larguar drejt Greqisë.

STRESI: Ma kanë kapur atë gjënë tani po e verifikojnë.

226: Isha aty o plak me Salën. Është muhabet i kryer, më thanë mua ku është.  Isha me Salën, mori shefi i madh në telefon.

STRESI: A thua del gjë se e kam prekur me dorë unë?

226: Është e mbaruar.

STRESI: Ishalla po e mbyllim. Unë që atë natë duhet ta mbaja me vete kur ndodhi ai muhabeti. Se di këta erdhën me informacion, unë e hodha me stil edhe ika.

226:  Po ta kishe kryer me gjithë ta mo burrë.

STRESI: S’kisha shans pa makinë.  Sa e mbylla me ty erdhën. Po të dua të vij andej nga erdhi nusja jote, e kupton?

226: Në Korfuz?

STRESI: A mund t’I dal nga toka në këmbë, nga Saranda, nga i bihet në këmbë?

226: Në këmbë po. Ska problem. Nuk është larg gjashtë orë në këmbë.

Pas kësaj telefonate Stresi gjatë gjithë orëve të para të mëngjesit ka marrë numra të ndryshëm për t’i njoftuar mbi faktin që është në kërkim.

Fillimisht ka çuar këto mesazhe: O vëllai jam në kërkim; Jam jashtë Tirane; E sat ë keshë mundësi më ndihmo me ndonjë gjë të vogël, ti e di se kërkimi do lekë.

Më pas e merr në telefon 671:

STRESI: Kam me dalë për 10 vjet

671: Hajde avash se nuk të gjen gjë.

Reperi Stresi, u arrestua disa ditë me parë në një hotel në Linzë në shoqërinë e një vajze. Gjatë arrestimit, Stresit i është sekuestruar dhe një pistoletë tjetër "Beretta" dhe një sasi e vogël kokaine. Në bazë të këtyre fakteve, Prokuroria tashmë ka hapur një çështje tjetër penale kundër Stresit duke e akuzuar për dy pistoleta pa leje dhe Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës vendosi masën "arrest me burg" për këngëtarin e njohur, ndërsa avokati i tij Marash Ibraj ka bërë të ditur edhe alibinë e mbrojtjes duke u shprehur se klienti i tij ishte nudo në krevat dhe se arma për të cilën u arrestua u gjet e mbështjellë me një peshqir në dollapin e hotelit. 

Nuk ka pasur vendim gjykate për kontrollin. Do ta apelojmë vendimin e Gjykatës. Nuk vërtetohet se pistoleta e gjetur i përkiste klientit tim.  Ku e kishte armën klienti im? Ai ishte shtrirë në krevat dhe nudo. Arma ishte e mbështjellë me peshqir dhe ishte vendosur në dollap. Nga ta dimë ne që ajo nuk ishte vendosur aty nga persona të tjerë?

Marash Ibraj

Përgjimet e telefonatave të Stresit

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andis: 22/10/2018 12:57

    Ky a kishte nuse apo si te gjithe ne Shqiperi.Me dashnore e me nuse. Fare e poshter

    Përgjigju
  • Fredi: 20/10/2018 08:17

    Ky eshte elektorati dhe fytyra e vertete e PD. E imagjinoni kur jane ne pushtet se çfare mund te bejne keta monstra ? LLUM !

    Përgjigju
  • populli: 19/10/2018 20:16

    keta jane grrimbate e gjizese qe shesin pordhe

    Përgjigju
    • Tropojani: 19/10/2018 20:53

      Mezi e kemi pritur arestimin e ketij horri. Vone POR gjerat shkojne ne vend. Trimat e krimbave

    • Arnaut: 19/10/2018 20:29

      Edhe i ngjojm

    • Salianji: 19/10/2018 20:23

      Cfare thua o populli keta jane trimat qe dalin ne Tv dhe pastaj i thone njeri tjetrit, ika me frike ne zemer. Shteti te merr shpirtin mor Arkimed maloku.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë