Ekskluzive/ Asambleja e PS, ja kriteret për kandidatët e këshillave të bashkive

Nga Esiona Konomi dhe Adriatik Doçi

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, gjatë mbledhjes së djeshme, përpos të tjerave, ka miratuar edhe një dokument, në të cilin parashikohen kriteret që duhet të plotësojnë kandidatë për anëtarë të këshillave bashkiake në zgjedhjet lokale të 2019. Dokumenti i siguruar nga Shqiptarja.com parashikon që kandidatët e përzgjedhur nga Partia Socialiste duhet të plotësojnë pikësëpari kërkesat e përcaktuara në Kushtetutë, Kodin Zgjedhor dhe statutin e PS. Gjithashtu, kandidatë, sipas dokumentit të miratuar, duhet të kenë kontribut e angazhim politik, njohuri për programin dhe politikat e PS në nivel kombëtar dhe vendor, arsim të lartë si dhe të zotërojnë aftësi të spikatur profesionale dhe menaxhuese. Për t’u bërë pjesë e parlamenteve vendore, kandidatë duhet gjithashtu të gëzojnë reputacion dhe të kenë mbështetje të gjerë në komunitet, të jenë aktivë dhe të angazhuar për të njohur, ndjekur e zgjidhur problemet e komunitetit. Dokumenti parashikon që kandidatët duhet të kenë integritet të lartë dhe kurajo civile për të luftuar korrupsionin, abuzimet me pushtetin dhe shkeljet e ligjit. Gjithashtu kandidatët duhet të kenë njohuri mbi organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor, aftësi drejtuese, organizuese të punës në ekip, të zotërojnë eksperiencë për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe materiale. Në procesin e zgjedhjes dhe hartimit të listave me kandidaturat për këshilltarë të bashkive duhet gjithashtu të respektohen edhe disa kritere të tjera. Kandidaturat për anëtarë të këshillave bashkiakë të jenë nga anëtarësia e partisë, përkrahës dhe kontibutorë të saj, individë të spikatur nga shoqëria civile, intelektualë, njerëz me reputacion në komunitetet vendore dhe në territorin e bashkisë, biznesmenë etj. Sipas dokumentit do të kenë përparësi kandidatët sipas meritës dhe aftësive profesionale, sipas barazisë mes burrave dhe grave në përfaqësim, kandidatët e rinj etj. Nuk do të kenë përparësi ata që kanë disa mandate si këshilltarë, ata që ushtrojnë disa detyra të tjera etj.

Procedurat e zgjedhjes

Pas konsultimeve të organizuara nga strukturat bazë të partisë, deputeti i zonës, kandidati për kryetar bashkie dhe kryetari i partisë në bashkinë përkatëse hartojnë projektin me kandidaturat për këshilltarë të bashkisë, duke zbatuar me korrektësi parimet statutore dhe parimet e parashikuara në këtë udhëzim. Këshilli koordinues i partisë në qark shqyrton dhe bën miratimin përfundimtar të listave të kandidatëve për anëtarë të këshillave bashkiakë. Ndërkaq, Kryesia e Partisë Socialiste vendos për listën e kandidatëve për këshilltarë për Bashkinë e Tiranës. 

Kriteret për kandidatët për këshilltarë

Të plotësoje kërkesat e përcaktuara në Kushtetutë, në Kodin Zgjedhor dhe në statusin e Partisë Socialiste (nenet 52 dhe 53).

Të kenë kontribut e angazhim politik dhe të kenë njohuri për programin dhe politikat e PS në nivel kombëtar dhe vendor.

Të kenë arsim të lartë, të zotërojnë aftësi të spikatur profesionale dhe menaxhuese.

Të gëzojnë reputacion dhe të kenë mbështetje të gjerë në komunitet, të jenë aktivë dhe të angazhuar për të njohur, ndjekur e zgjidhur problemet e komunitetit.

Të kenë njohur mbi organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor, aftësi drejtuese, organizuese të punës në ekip, të zotërojnë eksperiencë për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe materiale.

Të kenë integritet të lartë dhe kurajo civile për të luftuar korrupsionin, abuzimet me pushtetin dhe shkeljet e ligjit.

Kriteret e tjera

Kandidaturat të jenë nga anëtarësia e partisë

Të jenë përkrahës dhe kontibutorë të partisë

Individë të spikatur nga shoqëria civile

Intelektualë

Njerëz me reputacion në komunitetet vendore dhe në territorin e bashkisë

Biznesmenë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Zhupa: Milva Ekonomi ka munguar në 2 mbledhje pas akuzave tona për konflikt interesi, e pres si dëshmitare

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Zhupa: Milva Ekonomi ka munguar në 2 mbledhje pas akuzave tona për konflikt interesi, e pres si dëshmitare