Ekskluzive/ Gjyqtari që jeton me 3 € në ditë, ja kush shan në sallën e gjyqit

Ekskluzive/ Gjyqtari që jeton me 3 € në ditë, ja kush shan në sallën e gjyqit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe vendimi i KPK-sër për gjyqtarin Admir Thanza

Zbatimi i ligjit të Vetingut vijon të prodhojë çudira dhe paradokse. Disa gjyqtarë pretendojnë se kanë jetuar me më pak se 3 euro në ditë, të tjerë shajnë në sallën e gjyqit, disa subjekte kanë ‘harruar’ të deklarojnë shuma të mëdha, një gjyqtar ka fituar nga dasmat, ndërsa dikush tjetër dekonspirohet nga të afërmit, duke rrëzuar pretendimet e tij se i kanë bërë dhurata.

Për të justifikuar paratë, me të cilat kanë blerë pasuri të paluajtshme apo thjeshtë i kanë depozitar në banka, gjyqtarët shqiptarë kanë paraqitur versione nga më të pabesueshmet para Komisionit të Vetingut. Megjithatë, në të gjitha rastet, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin e gjyqtarëve nga detyra.

3 euro në ditë   

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, i shkarkuar nga komisioni i nivelit të parë të Vetingut, ka kundërshtuar vlerën minimale të kostos së jetesës, më të cilën Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka analizuar ligjshmërinë e pasurisë së tij, duke krahasuar shpenzimet me të ardhurat e ligjshme.

Vlera minimale e përdorur nga KPK është 3 euro në ditë për jetesë. Por, anëtari i Gjykatës së Lartë pretendon se kostoja e tij ditore ka qenë më e vogël, me pretendimin se ka jetuar në Shkodër.

“Në lidhje me përllogaritjen e kostos së jetesës, Komisioni e vlerëson të pabazuar kundërshtimin dhe pretendimin e paraqitur nga subjekti i rivlerësimit, pasi rezulton të jetë aplikuar një kosto jetese minimale dhe standarde në rang kombëtar, pra nuk merr parasysh ndryshimin midis qyteteve, për sa kohë ajo pasqyron minimalen e mbijetesës në zonat më pak të zhvilluara të vendit. Pra, nëse do të aplikoheshin parametra të diferencuar, sigurisht që për banorët e qyteteve kryesore – përfshirë këtu edhe Shkodrën – do të përllogaritej një shumë vjetore sigurisht më e lartë sesa ajo shifër që është përllogaritur në rastin konkret për shpenzimet jetike minimale (440 lekë në ditë për një person, ose rreth 3.5 euro në ditë për një person deri në vitin 2007 dhe 352 lekë ose më pak se 3 euro në ditë për një person deri në vitin 2016). Pra, nuk vlerësohet bindës ky lloj argumentimi. Gjithashtu, vlerësohet se rimbursimi/mbulimi i mundshëm i shpenzimeve për transportin dhe shërbimet telefonike, presupozon se ai i shtrin efektet mbi shpenzimet ekstra, të kryera në shifra më të larta, pikërisht, për shkak të detyrës, dhe jo për mbulimin e kostove jetike minimale për mbijetesë, në shifrën e lartpërmendur, rreth 3 euro në ditë”, thuhet në vendimin e KPK.

Zbardhet vendimi i KPK-së për Admir Thanzën, ku thuhet se Thanza ka deklaruar se shpenzon 3 euro në ditë

Nuk llogariten drekat, hotelet dhe udhëtimet

Komisioni i Pavarur i Apelimit arsyeton se për llogaritjen e kostos së jetesës së gjyqtarit nuk ka llogaritur drekat, darkat, hotelet, udhëtimet, internetin, shpenzimet e mundshme mjekësore etj.

“Nëse do të përllogariteshin me shifra më reale dhe të segmentuara për çdo zë: ushqimi, faturat e energjisë elektrike, të ujit, të shërbimeve televizive, interneti, pastrimi dhe mirëmbajtja e banesave dhe e autoveturave, siguracionet e ndryshme, argëtimeve të mundshme (si p.sh., frekuentimi i restoranteve, bareve, hoteleve, udhëtimeve dhe pushimeve brenda vendit, palestra, shërbime për mirëmbajtje trupi), shpenzime të mundshme mjekësore/dentare, etj., – sigurisht që do të arrinim në një shumëfish të shumës simbolike prej 3 eurosh në ditë për shpenzimet jetike për një anëtar të çdo familjeje të shtresës së mesme, kudo që ajo të ketë banuar dhe, natyrisht, akoma më tepër për shtresën e lartë”, thuhet në vendimin e KPK.

Mungojnë 7 155 336 lekë

Me këtë kosto minimale jetese, gjyqtarit të shkarkuar i mungojnë 7 155 336 lekë. “Periudha 1992 - 2003, sipas të dhënave që ka përcjellë te Komisioni vetë subjekti i rivlerësimit, nëpërmjet analizës financiare që kanë kryer ekspertët ekonomikë, pra nga auditi i ngarkuar prej tij, rezulton me një bilanc negativ prej - 2.727.865 lekësh.

Edhe përgjatë periudhës 2004 - 2016, rezultojnë me bilanc negativ 4 vite, përgjatë të cilave rezulton të jenë kryer shpenzime me burime financiare të pajustifikuara, në shumën prej - 4.427.471 lekësh”, thuhet në vendimin e KPK.

Fjalori jo etik në sallën e gjyqit  

Gjyqtari në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, Ahmet Jangulli është në nga subjektet e rralla që nuk ka mundur të kalojë asnjërin nga tre testet e Vetingut, ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Një nga arsyet se pse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur që të shkarkojë nga detyra gjyqtarin Ahmet Jangulli është se ky i fundit ka përdorur një fjalon jo e etik gjatë gjykimit të çështjeve. Komisioni i Vetingut ka administruar edhe një CD-audio ku denoncohet fjalori i gjyqtarit  në shkelje të etikës.

“Lidhur me denoncimet e paraqitura, Komisioni konstatoi se ato ishin të lidhura kryesisht me shkelje të etikës së subjektit të rivlerësimit, z. Ahmet Jangulli, gjatë gjykimeve të çështjeve. Në CD- audio të denoncimit, Komisioni konstatoi se fjalori i përdorur nga ana e subjektit është në shkelje të etikës së magjistratit. Komisioni vlerëson se magjistratët, në ushtrimin e funksionit të tyre, duhet të veprojnë në përputhje me respektimin dhe zbatimin e standardeve të larta të sjelljes dhe duhet të ruajnë një pozicion që e bën të mundur pavarësinë, paanësinë dhe drejtësinë e tyre si gjyqtar. Ruajtja e një sjelljeje etike gjatë ushtrimit të funksionit të gjyqtarit ndihmon në arritjen e këtyre qëllimeve dhe për të përmbushur standarde të tilla të sjelljes së gjyqtarëve në realizimin e funksioneve të shtetit të së drejtës”, thuhet në vendimin e KPK.

Dhuratat ‘fundosin’ gjyqtarët

Të afërmit kanë nisur të nxjerrin zbuluar gjyqtarët duke mohuar dhuratat që njerëzit e drejtësisë kanë deklaruar në emrin e tyre. Për të justifikuar shpenzime të caktuara apo blerje të pasurive të paluajtshme, gjyqtarët dhe prokurorët kanë deklaruar herë pas herë para dhuratë nga vëllezërit, motrat, nëna, babai, vjehrri, vjehrra, dajat, gjyshja, nipat, mbesat etj.

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari, ndër të tjera ka deklaruar një një depozitë 15 mijë euro. I pyetur nga Komisioni i Vetingut për burimin e këtyre parave, gjyqtari ka pohuar si ia kanë bërë dhuratë njerëzit e tij, si nipi, mbesa etj. Komisioni i ka pyetur të afërmit e gjyqtarit, të cilët kanë mohuar që t’i kenë dhënë para dhuratë.

“Ka rezultuar se subjekti nuk ka deklaruar burimin e kësaj depozite në “Deklaratën e Pasurisë, Vetting”. Në përgjigje të pyetësorit shtesë, nga subjekti i rivlerësimit është deklaruar si burim për krijimin e kësaj depozite kontributi i “njerëzve të mi, nipi, mbesa, etj”, por pa dorëzuar dokumentacion provues për të mbështetur këtë deklarim. Nga ana e tyre nuk është konfirmuar fakti i mësipërm, duke mos përmbushur detyrimin për të provuar ligjshmërinë e burimeve të krijimit të pasurive të kaluara tek subjekti i rivlerësimit në kuptim të nenit 32 të ligjit nr. 84/201621”, thuhet në vendimin e KPK, për shkarkimin e Gani Dizdarit.

Para nga dasmat

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha, pasi nuk justifikoi blerjen e një apartament me vlerë 140 450 euro me burime të ligjshme.

Avokati i gjyqtarit, Julian Mërtiri, pretendoi se Hoxha e ka blerë apartamentin me borxhe, kredi me kushte lehtësuese, shitjen e një banese si dhe me para të mbledhura në dy dasma tradicionale. Referuar deklaratave të pasurisë, gjyqtari, në vitin 2003, deklaron një depozitë kursimi me vlerë 650 000 lekë. Hoxha thotë se nga kjo shumë, 330 000 lekë i ka depozituar në vitin 2003, kohë me të cilën përkon me dasmat që pretendoi avokati i tij gjatë seancës dëgjimore, ndërsa 320 000 lekë janë depozituar në vitin 2004.

Për asnjërën nga këto shuma, në deklaratën e pasurisë, nuk referohet burimi i krijimit, por 15 vjet më vonë, avokati i Hoxhës, tha se gjyqtarit i kanë hedhur shumë para në dy dasma.

Hoxha e ankimoi vendimin e KPK në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Ky i fundit vendosi të lërë në fuqi vendimin e KPK, duke e përjashtuar përfundimisht gjyqtarin për 15 vite nga drejtësia. Vendimi u mor nga trupa gjykuese e kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Ina Ramën dhe anëtarë Luan Dacin, Natasha Mulajn dhe Rezarta Schetz.  

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erma: 05/11/2018 08:22

    une them qe keta gjyqkare te na tregojne formulen e ligjshme te pasurimit dhe te shpetoje Shqiperia shkrete...ah medet per komisenere plera te zgjedhur nga bajgat e parlamentit!!!

    Përgjigju
  • ada: 05/11/2018 07:59

    aman kush po ben vetingu ca zhele, ca lavire ngelen keto qe vetem per lek e bejne kete veting. te gjithe plera jane keto kominsionere i keni para civite e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Formula 1/ Red Bull dominon edhe në Kinë, Verstappen në pole position pesë herë! Alonso niset i treti, zhgënjen Ferrari

Formula 1/ Red Bull dominon edhe në Kinë, Verstappen në pole position pesë herë! Alonso niset i treti, zhgënjen Ferrari