Ekskluzive/ Akuzohet për dy vrasje, Gjykata e Apelit projekton lirimin e Viktor Ymerit, dajës së Edison Harizajt

Gjykata e Apelit Durrës, është përfshirë në një skandal të radhës, pasi në 31 tetor 2018, nëpërmjet një vendimi penal, ku gjyqtarët janë ndarë 2 pro dhe një kundër, ka projektuar lirimin e Viktor Ymerit (Tori) nga Vlora.

Gjykata e Apelit ka vendosur t’i rrëzojë Viktor Ymerit dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë në 23 qershor 2017 nga gjykata e shkallës së parë e Durrësit, dhe ta dënojë atë përfundimisht me 25 vite burgim. Mirëpo koha e përllogaritjes së shlyerjes së këtij dënimi, sipas gjykatës së Apelit, Viktor Ymerit, i fillon në 29 qershor 1999, dhe që prej kësaj dite e deri më tani, pjesa më e madhe e dënimit prej 25 viteve burgim thuajse se është kryer. 

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë që e dënoi me burgim të përjetshëm Viktor Ymerin

Një burim pranë gjykatës së Apelit Durrës i tha “Shqiptarja.com” se Ymerit nuk i ka mbetur më shume se 8 muaj apo 1 vit qëndrimi në qeli. Ky skandal është referuar deri në zyrën e Prokurores së përkohshme të Përgjithshme Arta Marku, Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Viktor Ymeri njihet si një nga njerëzit problematikë në Vlorë, dhe që ka lidhje miqësie e farefisnie me Edison Harizaj, i ekzekutuar para disa ditësh në Durrës. Në të njëjtën kohë Viktor Ymeri konsiderohej nga policia dhe prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, (Gaxhait) i dënuar me burgim përjetë, pasi së bashku në qershor të vitit 1999, kanë ekzekutuar me dhjetra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.

Edison Ymeri dhe Gazmend Braka (Gaxhai)

Fillimisht Paja dhe Xhunga të cilët po udhëtonin me një furgon tip “Citroen” në afërsi të Drejtorisë së Policisë Durrës, janë qëlluar me një predhë kundërtanku, e cila edhe pse ka prekur parakolpin e furgonit, fatmirësisht nuk ka plasur. Pas kësaj, mbi Pajën dhe Xhungën janë derdhur breshëri automatiku kallashnikovi, të cilat vinin nga katër krahë, duke i lënë të vdekur në vend.

Për këtë ngjarje policia e Durrësit në atë kohë arrestoi brenda shtëpisë së një doktori në Durrës, Gazmend Brakën dhe Viktor Ymerin. Sipas burimeve nga policia e Vlorës dyshohet se Ymeri të jetë dhe daja i Edison Harizaj, i vrarë me rreth 50 plumba në ngjarjen e 7 nëntorit 2018 në zonën e Plepave në Durrës. Harizaj dhe shoku i tij Genci Caci u qëlluan vetëm 7 ditë pasi Gjykata e Apelit në Durrës projektoi lirimin nga qelia të të afërmit të tyre Viktor Ymeri, për të cilin në 31 tetor 2018, ka vendosur ti rrëzojë dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë në 23 qershor 2017 nga gjykata e Durrësit, dhe ta dënojë atë përfundimisht me 25 vite burgim.

Vendimi i Gjykatës së Apelit që e ktheu burgimin e përjetshëm në 25 vite burg

Mirëpo koha e përllogaritjes së shlyerjes së këtij dënimi, sipas gjykatës së Apelit, Viktor Ymerit, i fillon në 29 qershor 1999, dhe që prej kësaj dite e deri më tani, pjesa më e madhe e dënimit prej 25 viteve burgim thuajse se është kryer.

Një burim pranë gjykatës së Apelit Durrës i tha “Shqiptarja.com” se Viktor Ymerit nuk i ka mbetur më shumë se 8 muaj apo 1 vit qëndrimi në qeli. Por sipas këtij burimi, kjo masë dënimi e mbetur, mund edhe të shuhet më parë nga gjykata, nëse Ymeri i drejtohet gjykatës me një kërkesë për lirim me kusht, taktikë juridike kjo që përdori pak vite më parë dhe Lulzim Berisha, për të dalë nga qelia, i cili tashmë i ka larë hesapet njerë e mirë me dënimin e tij prej 25 vite të dhënë nga Gjykata e Lartë.

Si u ndanë gjyqtarët për dënimin e Ymerit

Çështja penale që flet për Viktor Ymerit, është një dosje e rigjykuar, pasi në muajin Tetor 2015 Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë dënimin me burg përjetë për Ymerin dhe të rikthejë dosjen për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës. Kjo e fundit pas dy vite gjyq në 23 qershor 2017 ka vendosur të dënojë me burgim të përjetshëm Viktor Ymerin si bashkëautor së bashku me Gaxhain të vrasjës së Pajës dhe Xhungës.

Por ndryshe nga Gazmend Braka (Gaxhai) që për këtë krim u dënua me burgim të përjetshëm, Viktor Ymeri mundi të rikthejë çështjen për rigjykim. Mirëpo me vendimin e datës 23 qershor 2017 që deklaronte fajtor dhe dënonte me burgim të përjetshëm Ymerin, ai nuk është pajtuar. Duke mos qënë dakort i arrestuari Ymeri, ka apeluar vendimin e Gjykatës së shkallës së parë Durrës, duke kërkuar nga Gjykata e Apelit pafajësi, pasi ngrinte pretendimin se njollat e gjakut të fiksuara në një palë pantallona bluxhins, nuk i përkisnin atij dhe sipas tij kjo vërtetohej me anën e një analize AND-je.

Për më tepër nëpërmjet avokatëve të tij Ymeri, argumentonte në apelim se s’mund të dënohet me burgim përjetë, kur vetë prokuroria e shkallës së parë kishte kërkuar në pretencën e saj një dënim prej 25 vite burgim. Treshja e gjyqtarëve që ka gjykuar çështjen e Ymerit janë zgjedhur Arjan Balliu, Anita Mici dhe Valbon Çekrezi, ku ndryshe nga dy gjyqtarët e parë që kanë vendosur të rrëzojnë dënimin me burg përjetë të Ymerit, gjyqtari Çekrezi ka dalë në pakicë, duke argumentuar se Ymeri duhet të dënohej me burgim të përjetshëm dhe jo me 25 vite burgim, siç kanë vendosur dy kolegët e tij Anita Mici dhe Arjan Balliu.

Në vendimit e tij të pakicës gjyqtari Çekrezi thotë se: “…kam mendimin që në rastin konkret, në përfundim të gjykimit rishikues që nuk ka dhënë asnjë rezultat të ndryshëm të fajësisë nga vendimi i cili është rishikuar, nuk ka vend zbatimi i nenit 3/3 i Kodit Penal në funksion të cilësimit juridik dhe masës së dënimit për veprat penale të “Vrasjes me paramendim…”.

Me tej gjyqtari që ka dalë në pakicë argumenton se: “…duke u ndodhur para një gjykimi të inicuar mbi kërkesën për rishikim, vendimi që është rishikuar mbas pranimit të kërkesës për rishikim, ka vazhduar të jetë në fuqi për të dënuarin, shkak për të cilin kërkuesi ruan pozitën e të dënuarit dhe nuk rimerr cilësinë e të pandehurit…”.

Nisur sa më lart ky gjyqtar ka qënë i mendimit të Viktor Ymeri duhet të vijonte të qëndrote në masën e dënimit me burg përjetë dhe jo me 25 vite burgim. Por ndryshe nga sa argumentin gjyqtari Valbon Çekrezi, dy kolegët e tij të trupit gjykues Arjan Balli dhe Anita Mici kundërshtojnë mendimin e pakicës, duke argumentuar se nuk mund të dënojnë me burg përjetë Viktor Ymerin, pasi aktualisht nuk ka ligj të tillë. “…të pranosh të kundertën sot që çështja është në gjykim për të pandehurin Viktor Ymeri, do të thotë t’i japësh atij një dënim pa ligj, apo dënim që në kohën që gjykata ka çështjen para saj për gjykim, nuk parashikohet nga ligji si lloj dënimi, për të njëjtën vepër penale për të cilën Ymeri është deklaruar fajtor më parë dhe duhet deklaruar edhe aktualisht…”-thonë gjyqtarët Balliu dhe Mici.

Më tej këta dy gjyqtarë argumentojnë se:“…në këtë rast Gjykata e Apelit përjashton mundësinë e zbatimit të dënimit me burgim të përjetshëm, si një dënim që ligji nuk e parashikon për veprën penale, në kohën që aktualisht po gjykohet kjo çështje, në frymën kjo të nenit 3/3 të Kodit Penal dhe vendimit unfikikues të Gjykatës së Lartë që ka trajtuar rishikimin si institute…”.

Ankesat tek Marku edhe Etilda Gjonaj

Vendimi i 31 tetorit 2018 është ankimuar nga prokuroria e Apelit me një rekurs në Gjykatën e Lartë dhe tashmë është në rradhën e madhe të dosjesve penale që presin të gjykohet nga kjo gjykatë, e cila nuk ka as gjyqtarë. Njëherësh për këtë çështje mësohet se është njoftuar kryeprokurorja Arta Marku, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Këto institucione janë njoftuar që të marin masa që u lejon ligji.

Si u vranë Arben Paja e Ilir Xhunga dhe arrestimi i “killerave”

Sipas hetimeve të kryera nga prokuroria e Durrësit në datën datë 28 qershor 1999 rreth orës 18:30 viktimat Arben Paja dhe Ilir Xhunga kanë qenë duke lëvizur me automjetin tip “Citroen”, me targë AR 839 JJ,në segmentin rrugor Spitallë-Durrës. Automjeti drejtohej nga Arben Paja dhe në vendin e pasagjerit gjendej shoku i tij Ilir Xhunga.

Në kohën që ata kanë mbërritur në vendin e quajtur dyqani i “Dylit”, matanë Drejtorisë së Policisë Durrës janë ndodhur përpara një prite të organizuar. Automjeti ku ndodheshin viktimat është goditur me një predhë antitank që ka mbetur e paplasur në pjesën e parakolpit të automjetit, poshtë targës dhe nga drejtime të ndryshme, nga e majta në të djathtë, dhe nga para e mbrapa është qëlluar me breshëri të shumta duke përdorur armë zjarri kallashnikov.

Të dy personat që ndodheshin në automjet kanë gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të shumta që kanë pësuar në vendin e ngjarjes, në organet jetike të tyre. Aktet e eksperimit mjeko-ligjor nr. 60 dhe 61 të datës 28 qershor 2000 përcaktojnë shkakun e vdekjes së viktimave Arben Paja dhe Ilir Xhunga, që janë plagët e shumta të pësuara në vendin e ngjarjes të shkaktuara nga përdorimi i armëve të zjarrit.

Meqënese vendi i ngjarjes ndodhej afër Drejtorisë së Policisë Durrës, menjëherë pas të shtënave të para me armë zjarri, janë vënë në lëvizje dhe kanë shkuar strukturat e policisë, grupi i gatshëm i emërtuar “Çelik 1”, që me automjetin e tyre janë vënë në ndjekje të një autoveture, me të cilën po largoheshin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes autorët e këtyre veprave të rënda ku u vranë viktimat Arben Paja dhe Ilir Xhunga dhe u plagosën persona të tjerë të cilët janë gjendur rastësisht në vendin e ngjarjes. Dëmtimet e tyre kanë qenë të lehta dhe në prokurori kanë deklaruar se nuk kanë ankim.

Grupi i gatshëm “Çelik 1” ka ndjekur automjetin me të cilin po largoheshin të dënuarit Gazmend Braka dhe Viktor Ymeri si dhe bashkëpunëtoret e tjerë të tyre, gjatë rrugës pranë shkollës së fiskulturës dhe në vazhdimësi duke mbajtur lidhje të pandërprera me sallën operative të Drejtorisë së Policisë Durrës nga merreshin të gjithë informacionet e nevojshme. Për t’iu shmangur ndjekjes dhe kapjes nga punonjësit e policisë, të dënuarit Gazmend Braka e Viktor Ymeri dhe bashkëpuntorët e tjerë për të cilët prokuroria ka veçuar çështjen, në afërsi të Degës Ushtarake Durrës, kanë braktisur automjetin të tipit “Fiat Tipo”, me targë TR 2374 B (targë e falsifikuar) dhe janë larguar në drejtime të ndryshme.

Në automjet ata kanë lënë një pjesë të armatimit që kishin me vehte në vendin e ngjarjes dhe që kanë përdor për të realizuar vrasjet e shtetasve Arben Paja e Ilir Xhunga.

Të dënuarit Gazmend Braka dhe Viktor Ymeri janë futur në pallatin nr.930, që ndodhet pranë Degës Ushtarake Durrës, në katin e pestë të këtij pallati me shqetësim u kanë kërkuar dëshmitarëve K.A. e M.A. të futen brenda duke u thënë që “…jemi në besën tuaj…”.

Të dënuarit kanë qenë të armatosur me pistoleta, por nuk kanë kryer veprime të paligjshme ndaj pjesëtarëve të familjes A.. Ndërkohë vendi është rrethuar nga forca të shumta policie, hyrjet e pallatit janë kontrolluar nga grupi tjetër i gatshëm i policisë i emërtuar “Çelik 2” që kanë shkallmuar derën e jashtme të hyrjes së dëshmitarit K.A. dhe kanë kapur në flagrancë të dënuarit Gazmend Braka dhe Viktor Ymeri, të cilët i janë bindur organit të policisë.

Në momentin e kapjes u janë gjetur secilit nga një pistoletë tip “TT” të cilat në bazë të akt ekspertimit balistik kanë qenë të rregullta teknikisht. Të dy të dënuarit janë shoqëruar në polici dhe pasi është bërë identifikimi i tyre, ata janë arrestuar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dhioniss: 13/12/2018 23:22

    ca lidhje kane camte kush eshte ky ne belgjike? po ini kush eshte

    Përgjigju
  • Cifuti: 27/11/2018 19:24

    Po me torken do mereni tani , tjetri ne pun te ti torka torka

    Përgjigju
  • miqt e dukatit: 27/11/2018 00:03

    torka do zvendsoj connen tani ka ndeshje kthimi po h

    Përgjigju
  • Egjiptiani: 18/11/2018 23:38

    Lab,çam,çek,çifut njemut jane mesa ka kuaj jeshil ka dhe çam te mire ose çami i pabese i bie teneqese me luge ne brez kto jane fjale popullore qe skane dale kot.

    Përgjigju
  • Labi Vlore: 18/11/2018 20:29

    Per te gjith ata qe nuk e din historin dhe nuk e njohin Torin ! Tori xhihanes e ka cuar ne fund nje mision qe pati dhe u betua diten qe varrosi vllain e tij qe ja vran çamet e pabes te lokali tij ne çole . Dhe se kush eshte Viktor Ymeri e di gjith vlora dhe kan respekt per te , te gjith pa perjashtim pervec ata te kumes qe i shoj . Dhe ujku i vjeter nuk e ka harruar zakonin dhe mbas 20 vjetesh besoj do ta coj deri ne fund misionin e dyt qe ka ne mendje..... ! Respekt Tori

    Përgjigju
    • fieraku: 19/11/2018 06:55

      iko o labi se lab jemi dhe vet ne cami nuk ta fal kollaj esht i ndyr dhe ne vlore didi feste te ....edi vet ti ca te bente apo shpetim muka me te vllezer apo per camet e fierit ishin trima skish llafe apo per renato camin qe esht me gango ne jug as per edison harizajn sq....

    • Labi Vlore: 18/11/2018 22:10

      Çamis kume Me sa shikoj un ta ka len maman te ve Tori ty qe e paske aq inat , dhe sa per djeni çamet nuk kan ber ndonje trimri ne vlore te pakten , pervec se ca pabesive po me labet nuk e hano dot jo ikni andej na muzeqeja se e kini me te lehet . Dhe un nuk kam asgje me camet por e di shum mir historin e tyre per kete rast te pakten dhe jo si ti qe e ke vetem me te degjuar . Jam Lab jo evgjit se ata kemi pas ushtar ne 97 e more vesh shoku ...

    • tori: 18/11/2018 21:10

      po pse camet ja vran pabesisht ??

    • Cami: 18/11/2018 21:03

      O plere Po ti qe di historin mos ngatro kekun me byrekun se ne pabes I hengri tori camet jo camet torin o pler njeri ku ishe ate koh ti o ushtar i regjur qe per nje thes miell shisni breket.bashkoju dhe ti torit kur te Dali dhe ishalla dalt sa me shpejt o plera njerez qe nuk keni buk te hani ne shpi e mereni si grat me llafe

  • Kushtrim: 18/11/2018 16:55

    Perse komentuesit e tjere e trajtojne kete ceshtje si ndermjet çamesh, leberish apo malesoresh, nuk e kam idene. Ajo qe di me siguri eshte fakti qe paaftesia e shtetit ka bere qe njerez te dhunshem te qarkullojne te lire dhe te perbejne rrezik per rendin. Qenija e tyre jashte shtyn viktimat drejt hakmarrjes, nuk ka rruge tjeter. Kete e dine mire edhe gjyqtaret dhe perseri marrin vendime te tilla. Ai qe demtohet eshte vetem publiku, te cilit, me cfare shihet, nuk i kercet sepse, ngaqe nuk e pyet njeri, eshte strukur nga frika te jetoje sic i vjen. Fjala tani i eshte dhene viktimave te ketij rasti, qe me sa dihet prej te gjitheve, duhet te jene te pakten dhjete familje, aq deme ka shkaktuar ai qe pritet te dale se shpejti.

    Përgjigju
  • Malesia: 18/11/2018 14:37

    Do kepus ca çame e do vej ne burg..kaq i mjafton

    Përgjigju
    • cami: 18/11/2018 16:59

      ke cam aman kaq tmer i keni camet ore

  • Daku: 18/11/2018 10:10

    Do dali e plaku pa dhemb ne goj dil o trimi nenes se Dhe ti ate fat do kesh

    Përgjigju
    • Camería: 18/11/2018 13:12

      Po hic o fieri ca te bejm ne asgje do presim lajmin e radhes tori djali xhihanes iku kte presim

    • fieri: 18/11/2018 11:43

      ri o daku leji dhembt e tij se e ka treguar ai kush esht po ti ca ke ber o dak i mbaruar

    • Loran shehu: 18/11/2018 11:36

      Shteti duhet te merret me ata zgjepsa qe vran Edisonin bile kuptoet leht qe lepujt qe vran Edisonin kushdo qofshin ata zgjepsa po paguajn mediat qe te dali ky lajm qe po projektoet lirimi i Viktorit

  • vloraa: 18/11/2018 09:52

    tori xhihanes do bej namin per nipcen dhe e ke direkt brenda prap

    Përgjigju
    • Popi: 18/11/2018 10:12

      Po po ky do bej namin ky plaku mere te vej Dhembet njer

  • Ilo: 18/11/2018 08:27

    Kapini ata dy gjykatesit futini ne tredhje dhe tregojne vete kush i ka paguar per te nxjerre kriminele rrugeve qe te vrasin perseri

    Përgjigju
  • fieri: 18/11/2018 07:46

    po doli ky do jet vertet kasapan se tori xhihanes ska ca humb me . me vrasjen e nipces krye mafiozit te vlores do behet nami

    Përgjigju
    • Labi Vlore: 18/11/2018 22:56

      Kali .. Popi .. leshi Sa per djeni na emri mamas i kan fol se ishte burrnesh labe jo na ato te ardhurat ne vlore dhe as na ato qe kini ju ne shpi ... ok Lani gojen sa her te flisni per Torin se e ka tregur veten se kush eshte she do ta tregoj akoma ... legena .

    • Kali: 18/11/2018 11:36

      Tori xhihanes qe nga emri qe ka qe njihet nga e jema do bej namin duket hahah

    • popi: 18/11/2018 11:27

      O fieri sa mir ja the emrin tori xhihanes gango esht qe njihet me emrin e te jemes hahahaha tori xhihanes tori baxhelles

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD