POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ekskluzive/ Ja si SHISH zbuloi ‘Agronin 3’ fallco të Babales

Albert Veliu (Babalja)

Albert Veliu ose “Babalja” i cili që prej muajit Maj 2018 ka trazuar jetën politike të vendit nëpërmjet një audio-përgjim të sajuar mes tij dhe Fredi Alizotit, që ka bërë rolin e Agron Xhafaj, ka dashur të fusë në këtë histori dhe Shërbimin Informativ Shtetëror. I betuar për tu hakmarë ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, vetëm e vetëm se ai e kishte braktisur kur ishte arrestuar në Itali për drogë, babalja ka vendosur të shkojë në SHISH dhe të kërkojë të bashkëpunojë me këtë strukturë inteligjente, me qëllim siç ka pretenduar ai, që të çmontonte grupin kriminal të Agron allias Geron Xhafaj.

Nuk dihet me saktësi se cilin nga drejtorët e SHISH, Babalja ka takuar në godinën qëndrore të këtij dikasteri, por zyrtarët kanë pranuar ta venë në provë atë. Njëherësh kanë marë masat për të vepruar në teren nëpërmjet një kundra plani të hartuar prej vetë SHISH, pasi dy agjentë të tjerë ishin porositur që të qëndronin në survejim në ambjnetet e brendshme të lokalit, ku ishte planifikuar ku do kryhej përgjimi. Inspektorë të sektorit të trafikut të drogës në SHISH,së bashku me Babalen janë nisur nga Tiranë drejt Vlorës për të kryer përgjimin e Agron Xhafaj, nëpërmjet Babales.

Ndërkohë ky i fundit është instruktuar për të mbajtur bisedën në një linjë, me qëllim marjen e inforamcionit, për të kuptuar se ku mund të mbanin sasinë e drogës, ku ndodhej magazina dhe që më pas të arrihej të kryhej blerja, e një sasie droge.Në këtë bisedë është përmendur dhe emri ERMAL. Gjithçka ishte përgatitur, por njëherësh ishin vënë në zbatim dhe kundërplani nga SHISH, për të survejuar vetë bashkëpuntorin e tyre, Babalen. Albert Veliu,ka lënë në një lokal agjentët e SHISH, dhe është larguar duke hyrë ë një lokal “Dy palmat” në Vlorë,me pretendimin se do takonte Agron Xhafaj dhe të zhvillonte bisedën që e kishte trajnuar SHISH.

Por Babale nuk e ka takuar fare Agron Xhafën në 24 nëntor 2017, por ka takuar në lokal një person tjetër që më pas është identifikuar nga SHISH si Agron Hyseni. Më këtë person Babalja ka zhvilluar një bisedë, dhe materialin e rregjistruar, ja ka dorëzuar dy agjentëve të SHISH që qëndronin jashtë lokalit, të cilët nuk kanë parë asgjë se cilin person kishte takuar “Babalja”. Ndërkohë dy agjentë të tjerë që ndodheshin brenda në lokal, kanë survejuar këtë takim që babalja, nuk e ka bërë me Agron Xhafën por me një person tjetër nga Vlora.

Ky person është verifikuar nga SHISH dhe ka rezultuar të jetë Agron Hyseni. Për këtë person, SHISH ka pasur të dhëna se meret me trafik droge dhe se çështja për këtë rast vijon të jetë nën hetim nga shërbimi informativ. Mashtrimi i “Babales” është rrëzuar brenda datës 24 nëntor 2017, ditë kur është realizuar dhe përgjimi, dhe kjo ka ndodhur falë një kundërplani të bërë nga vetë SHISH për të mbajtur në kontroll dhe bashkëpuntorin e tyre. Madje vetë “Babale” ka qënë në përgjim nga SHISH, ndërkohë që paralelisht bashkëpunonte me SHISH. Nisur nga kjo situatë në kërkesën informuese të Prokurorisë së Krimeve të Rënda SHISH, kthente përgjigje se disponojnë një tjetër përgjim mes babales dhe një personi tjetër të quajtur Agron Hyseni në Vlorë.

Më tej SHISH informonte prokurorinë se Albert Veliu nuk ka bashkëpunuar asnjëherë me Shërbimin Informativ. Për pasojë, prokuroria ka thirur Agron Hysenin duke i marrë deklarime të hollësishme dhe më konkretisht ai ka pohuar se Albert Veliun e njihte dhe kishte komunikime të pakta me të. E njihte si person që të kërkonte para sa herë të takonte. Nisur nga kjo situatë prokuroria ka marë mostra zëri të Agron Hysenit, për të mësuar nëse ai është personi ose jo, që babalja ka rregjistruar në audio-përgjimin që transmetoi Partia Demokratike në media gjatë muajit Maj 2018.

Fredi Alizoti: Më ka filmuar pa dëshirën time Florenc Hoxha
Fredi Alizoti, njeriu që ka aktruar rolin e Agron Xhafaj në audio-përgjimin me Albert Veliun, është marrë në pyetje nga prokuroria,duke dhënë sqarime lidhur me video-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike. Në rrëfimin që Alizoti ka dhënë në prokurori se imitimi i zërit i është kërkuar dhe ofruar kundrejt pagesës nga Albert Veliu një i afërm i tij dhe shok që e njihte prej kohësh.

Do të imitoja Agron Xhafën dhe mu premtua se do merrja 100 mijë euro nga një deputet me mbiemrin Salianji është shprehur ai para prokurorëve. Ndërsa për sa i përket pyetjes se kush ishte personi që e kishte filmuar në videon që transmetoi PD në televizor, ai ka treguar emrin e Florenc Hoxhës, ish-drejtorit të INUV, pranë bashkisë së Tiranës, megjithëse ai i kishte pohuar se do flasin hapur, por të mos rregjistronte bisedën, dhe të largonte telefonat. Ndërsa hetimet për këtë çështje janë të hapura dhe pritet që të premten të dëshmojë në prokurori Ervin Salianji në cilësinë e personit ndaj të cilit kryhen hetime.

Deputeti Salianji bëri edhe deklarime 4 ditë më parë në cilësinë e deklaruesit por pas publikimit të një kamere të fshehtë ku Alizoti deklaronte një tjetër version të ngjarjes Salianji është ftuar sërish për dëshmi pasi ai e publikoi edhe këtë video. Kjo video tashmë është sekuestruar nga Krimet dhe është bërë pjesë e fashikullit hetimor të prokurorëve Genti Osmani dhe Përparim Kulluri.

d.ba./l.q.
Komento