POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Vettingu në politikë, Komisioni i Venecias rrëzon opozitën: Ka mangësi, mund të abuzohet (Drafti i plotë)

TIRANË- Komisioni i Venecias ka rrëzuar kërkesën e PD-në për Vettingun në Politikë. Report Tv ka siguruar draftin e plotë të Komisionit të Venecias lidhur me projektligjin e Vettingut në Politikë. 

Drafti i klasifikuar konfidencial i 'Venecias'  (SHIKO KËTU) përmban 20 faqe ku edhe sugjerohet një zgjidhje alternative për Vettingun. Komisioni e sheh problematik variantin e propozuar nga PD-LSI për pastrimin e politikës nga krimi dhe nga ndikimi i tij.

90. Me gjithë qëllimin legjitim në situatën aktuale në Shqipëri....propozimi kushtetues për kontrollin e integritetit të politikanëve nuk arrin të ofrojë udhëzime të përshtatshme dhe masat mbrojtëse të nevojshme, për një shkallë të tillë të madhe, komplekse dhe të ndjeshme, me implikime të rënda për të drejtat e atyre që i nënshtrohen. Siç është aktualisht, propozimi i verifikimit nuk ka qartësi ligjore dhe siguri ligjore”.

Më tej komisioni shpreh rezerva mbi formulën se kush do ta bëjë vettingun e politikës dhe kush do t’i zgjedhë këto organe.

“ 93. Nuk është e qartë se kush do të kryejë verifikimin e politikanëve dhe kandidatëve zgjedhorë, nëse kjo do të bëhet nga një organ gjyqësor ose një organ tjetër i pavarur. Gjithashtu, nuk është e qartë nëse çdo skualifikim duhet të jetë i përhershëm ose i kufizuar në kohë. Në këto aspekte siguria ligjore mungon. Përveç kësaj, nuk janë propozuar masa mbrojtëse për të shmangur rrezikun e përdorimit politik të njëanshëm ose arbitrar”.

Komisioni vijon më tej në konkluzionet e tij, duke thënë se bie ndesh me të drejtën universale të kujtdo për tu zgjedhur në një sistem demokratik.

 94. Në kërkesën e saj të synuar për zyrtarët e zgjedhur, projektligji nuk është në përputhje me Neni 3 i Protokollit të Parë të Konventës Evropianë të të Drejtave të Njeriut. Siç duket, propozimi në të vërtetë mund të çojë lehtësisht në shumë shembuj të abuzimit me fuqinë e tij.”

Në vijim, opinioni i Venecias që pritet të miratohet në mbledhjen e 14 dhjetorit, kujton se ligji i dekriminalizimit ofron filtrat e nevojshëm. 

“ 97. Për më tepër, merren parasysh dispozitat ekzistuese të Kushtetutës së Shqipërisë dhe të legjislacionit përkatës zbatues (në veçanti Ligji për Dekriminalizimin), si dhe mekanizmat e tjerë demokratikë në dispozicion, vlera e amendamenteve të propozuara kushtetuese mund të vihet në pikëpyetje.”

Në fund, Komisioni i Venecias thotë se: “Është Parlamenti shqiptar ai që duhet të vendosë për hapat e ardhshëm në lidhje me propozimin për ndryshime kushtetuese, përmes dialogut konstruktiv midis të gjitha forcave politike dhe të shoqërisë në përgjithësi, në interes të demokracisë shqiptare”.

( KLIKO KËTU) për raportin e plotë të draft opinionit të Venecias

ke.mu./r.k.
Komento

Komente

  • redi: 05/12/2018 15:20

    Komisuoni i Venecias hodhi poshte nje propozim idiot te PD , pasi nuk percakton dy gjera kryesore , kush jane problemet qe do hetihen dhe se dyti kush do te bej hetimin ? Mundet politikanet te kontrillojne veteveten . Motivi ishte i qarte , zbehja e SPAKU-t dhe Byrise se hetimeve , te cilat jane te vetmet organe qe njeh kushtetuta . Dishet qe nga 91 jane gati dhe politikanet do kene miresine , te hetohen dhe te denohen oer krimet kunder popullit per 27 vjet demokraci te turpit

    Përgjigju