Ekskluzive-Intervista/ Zylfije Haklaj: E vërteta e vrasjes së Azem Hajdarit

Ekskluzive-Intervista/ Zylfije Haklaj: E vërteta e vrasjes së Azem Hajdarit

Zylfie Haklaj dhe Fatmir Haklaj, Sali Berisha, Azem Hajdari dhe vëllezrit Haklaj

Nga Muhamed Veliu/Elton Qyno

Zylfije Haklaj, motra e 4 vëllezërve Haklaj,  të vrarë në Tropojë, ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetën “Shqiptarja.com”.

Gazeta botoi dje pjesën e parë të intervistës me Zylfijen, ku dëshmitarja e rëndësishme e ngjarjeve të pas viteve 90 në Tropojë, tregoi si kishte nisur hasmëria me fisin Hoxha dhe përplasjen me ish-Presidentin Sali Berisha. Sipas Zylfije Haklajt, Berisha ishte personi kryesor që përfitoi nga ngjarjet e përgjakshme në Tropojë. 

Në pjesën e dytë të kësaj interviste, Zylfije Haklaj flet për vrasjen e Azem Hajdarit në 12 shtator të vitit 1998. Zylfije Haklaj tregon versionin e të vëllait, Fatmir Haklaj.

Zylfija tregon se pas vrasjes së vëllait të vogël, Shkëlqim Haklajt, Azem Hajdari i dërgoi një letër ngushëllimi babait të saj, Muharrem Haklajt. 

Në këtë intervistë flitet edhe për rolin e dy vëllezërve, Ismet dhe Izet Haxhia. Ajo ka “shënjestruar” Sali Berishën si urdhëruesin e vrasjes së vëllait të saj Fatmir Haklaj. Në intervistë ajo ka folur edhe për rolin e fisit të Haklajve në Luftën e Kosovës.

Pjesën e dytë të intervistës së Zylfije Haklajt, mund ta lexoni të plotë sot në Shqiptarja.com versioni Print

Ndalohet rreptësisht ripublikimi i këtij shkrimi sipas nenit 80 ligji 35/2016

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ARJAN CANI: 20/07/2018 10:11

    KRIMINELI DO GJYKOHET RENDE

    Përgjigju
  • Kata Kolok: 19/07/2018 17:53

    Kur Berisha do haje tullumin?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Surprizë në parket, humbasin Boston dhe Milwaukee! Atlanta fiton me një pikë më shumë

NBA/ Surprizë në parket, humbasin Boston dhe Milwaukee! Atlanta fiton me një pikë më shumë