Ekskluzive/ Report Tv në bazën ajrore të Kuçovës, ish-komandanti Hoxha: Kthim i dinjitetit për ushtrinë shqiptare

Report Tv sjell pamje ekskluzive nga baza e vjetër ajrore e Kuçovës, aty ku Aleanca e Atlantikut të Veriut, NATO ka parashikuar të investojë si fillim 50 milionë euro. 

Gazetari Arsen Rusta ka udhëtuar sot drejt Kuçovës, nga sjell pamjet nga baza e vjetër ajrore e Kuçovës, dikur një histori suksesi, e që tashmë do të merret në dorëzim nga NATO. Ish-komandanti, Flamur Hoxha, ka treguar detaje nga koha kur kjo bazë ajrore ishte funksionale. Hoxha ka thënë se baza është hapur në 1955, dhe e mbushur me avionë MIG.

Aktualisht ndodhemi në bazën ajrore të Kuçovës, baza është krijuar në 1995 me avionët MIG që janë bazuar në këtë aerodrom. Dalëngadalë do të shkojë 1 shekull histori. Të gjithë pilotët kanë kaluar nga kjo bazë ajrore. Në këtë bazë janë vendosur të gjithë avionët reaktivë, avionët me helikë, artileria kundërajrore dhe të gjithë mjetet e ndërlidhjes. Gjatë periudhës para viteve ’90 në Shqipëri ka qenë një park avionësh prej 200-210 avionë, që nga avionët supersonik, avionë që kalojnë shpejtësinë e zërit. Një skuadrilje MIG, 19, 17. Ka patur avionë MIG ushtarakë mësimor. Ka qenë MIG 4, që është edhe legjenda.

Flamur Hoxha, ish-komandant i Forcave Ajrore të Shqipërisë


Ish-Komandanti i bazës ajrore të Kuçovës duke folur për Report TV

Ish-komandanti Hoxha, ka rrëfyer historinë e tij në drejtimin e avionëve të bazës ajrore të Kuçovës. Ai ka thënë se avionic MIG 17 ka qenë avioni i fundit me të cilin ka fluturuar para se të dilte në pension.

Unë e kam mbyllur fluturimin me MIG 17, në aerodromin e Kuçovës. Ndihem i emocionuar kur shoh avionin që fluturova. Kur hyn në kabinë, ka një aromë të veçantë që të emocionon. Nuk tregohet, përjetohet.

MIG 15 ka shërbyer për stërvitje me forcat aleate. Këtu është vendosur departamenti i forcave ajrore. Avioni fillestar ushtarak, MIG 15, i vendosur në Akërni të Vlorës, ku përflitet se do ndërtohet aviacioni civil.

Flamur Hoxha, ish-komandant i Forcave Ajrore të Shqipërisë

I pyetur për lajmin se NATO do të investojë 50 milionë euro për të ndërtuar një bazë të teknologjisë së fundit në këtë bazë të vjetër ajrore, Hoxha ka thënë se ky aeroport është konsideruar si aeroporti me kushtet më të mira në Shqipëri.

Aeroporti më i mirë në Shqipëri, unë kam ardhur në ’81 deri sa dola në pension. Nuk mbaj mend të jetë diskutuar ngritja dhe ulja për shkak të motit. Ka kushte të shkëlqyera meteorologjike. Është vendosur në këtë aeroport vendosja, është vend i përshtashëm dhe për ngritjen e një baze ajrore të NATO-s. Ka një strukturë që iu përshtatet standarteve të NATO-s.

Flamur Hoxha, ish-komandant i Forcave Ajrore të Shqipërisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale