Ekskluzive/ Rrëfimi i plotë në Prokurori - Kontrata 300 mijë euro, Gjin Gjoni: Gabim i noteres!

Ekskluzive/ Rrëfimi i plotë në Prokurori - Kontrata 300 mijë euro, Gjin Gjoni: Gabim i noteres!

Gjyqtari Gjin Gjoni

Anëtari i Gjykatës së Apelit, Gjin Gjoni, ka dhënë versionin e tij për prokurorinë në lidhje me 18 konstatimet e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për paligjshmërinë e pasurisë, që nga falsifikimi i kontratave noteriale, falsifikimi i deklaratave, deklarimi i rremë, burime financiare jo të ligjshme e deri tek fshehja e aktiviteteve fitimprurëse. ILDKP pretendon se Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij, Elona Çaushi për të justifikuar burimin e parave për blerjen e një vile me vlerë 700 mijë euro, dyqani 150 mijë euro, apartamenti mbi 530 milionë lekë të vjetra etj., kanë falsifikuar ndër të tjera edhe një kontratë shitjesh aksionesh në një kompani me vlerë 300 mijë euro, kur realisht, sipas ILDKP, aksionet janë shitur për 70 000 lekë. Dyshimi konstaton në faktin se dy kontratat, njëra me vlerë 300 mijë euro dhe tjera 70 mijë lekë, kanë të njëjtin numër “nr. 384 rep dhe nr. 384 kol, të datës 20.03.2007”. Gjin Gjoni, në sqarimin e tij për prokurorinë, i zbardhur ekskluzivisht nga Shqiptarja.com, pranon se kontratat kanë numër të njëjtë, por sipas tij ky është ndonjë gabim material i noteres në momentin e përpilimit.

“Bashkëshortja ime në datën 20/03/2007 ka realizuar shitjen e një pjesë të kuotave të shoqërisë gjermane ‘Gbr. Heineman Gmbh’ në vlerën 70 000 lekë dhe 300 000 euro dhe kontratat mbajnë datën 20/03/2007. Këto kontrata japin vlerën e aksioneve sipas vlerës në regjistrin tregtar, por edhe vlerën reale të shitjes së pronës, pra të një pjesë të aksioneve të kësaj shoqërie. Është e vërtetë se këto kontrata mbajnë numra të njëjtë nr. 384 rep dhe nr. 384 kol, të datës 20.03.2007, por kjo ka ardhur si pasojë e ndonjë gabimi material nga ana e noteres në momentin e përpilimit, pasi noterja duhet të kishte dhënë numra të ndryshëm apo me fraksione të këtyre kontratave. Në lidhje me kallëzimin, për këtë pjesë të tij, nuk kemi të bëjmë me falsifikim të kontratës sipas kërkesave të nenit 186 e 25 të Kodit Penal, pasi kontratat e nënshkruara janë kontrata origjinale dhe janë nënshkruar nga ana e dy palëve të pjesëmarrësve në këtë kontratë dhe rezultojnë të deklaruara si të shituara aksionet dhe paratë dhe paratë e përfituara janë depozituar në bankë nga ana e palës gjermane, dhe konkretisht 150 000 euro në bankën “Sociate General Bank” në Këshillin e Evropës dhe 150 000 euro tek “Banka Tirana”. Gjithashtu janë depozituar edhe 84 000 euro nga kontrata e konsulencës po tek “Societe General Bank””, pretendon Gjin Gjoni.

Falsifikimi i deklaratave

Inspektoriati i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive pretendon se çifti Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi kanë falsifikuar edhe disa deklarata për kthim borxhi në shuma të mëdha, për shkak se sipas ILDKPKI, pala tjetër, në rastin konkret shtetasi gjerman, Werner Mehlber, nuk ka qenë i pranishëm në momentin e kryerjes së veprimeve juridike, për shkak se nuk figuron në sistemin TIMS. Nga ana tij, Gjin Gjoni thotë se nuk është faji i tij se pse nga ana e sistemit TIMS nuk janë shënuar hyrjet dhe daljet e Mehlber.

“Në të njëjtën formë, edhe për pikat 5 dhe 6 të kallëzimit për falsifikimin e deklaratave me nr. 2604 regjistri dhe nr 2605 të datës 21/05/2010 për kthimin e shumës 90 000 euro principal dhe 37 908 euro, përpos faktin se kallëzimi nuk qëndron, për këtë fakt do të japë shpjegime të hollësishme bashkëshortja ime. Nuk është faji im që nga ana e sistemit TIMS nuk janë bërë shënime për hyrje-daljet në Shqipëri të shtetasit Mahlber, por di që ky shtetas ka qenë i pranishëm në kryerjen e veprimeve juridike. Unë personalisht nuk kam lidhje me këtë falsifikim dhe as më këtë deklarim të realizuar nga ana e Elona Çaushit, gjithmonë sipas pretendimeve të ILDKPKI, pasi ky deklarim nuk është pjesë e deklarimeve të mia të pasurisë. Siç e kam theksuar më lart, unë kam nisur deklarimin si person i martuar me Elonën në datën 30.12.2011. Pasurinë e saj bashkëshortja ime e ka deklaruar në deklarimin e vitit 2010 dhe jo të përbashkët me deklarimin tim”, pretendon Gjin Gjoni.

Akuza ILDKPKI

Në sqarimin e tij për llogari të hetimit nga ana e prokurorisë, pas kallëzimit në shkurt të 2014, Gjin Gjoni akuzon Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për kallëzim të rremë. “Sa i përket pikës 8 të kallëzimit penal për fshehje e aktivitetit si person fizik dhe konkretisht të një bari, deklaroi se nuk kemi të bëjmë me fshehje pasurie, pasi kjo pasuri nuk ka të bëjë me mua si person nën hetim, pasi subjekti është regjistruar në emër të bashkëshortes sime, e cila do të japë shpjegimet e saj dhe dokumentacionin justifikues. Unë dua të vë në dukje se ILDKPKI në faqen 10 të kallëzimit ka bërë kallëzim të rremë për sa i përket aktivitetit të Elona Çaushit për aktivitetin tregtar me nr...., pasi ky aktivitet nuk i përket Elona Shpëtim Çaushit, por Elona Behar Çaushit. Pala kallëzuese ose e ka bërë me qëllim ose nga pakujdesia përfshirjen e shtetases Elona Çaushi në këtë pikë të kallëzimit, pasi në të vërtetë në Tiranë ka pesë persona me të njëjtin emër dhe mbiemër, Elona Çaushi”, thotë Gjin Gjoni.

Versioni i Gjin Gjonit për vulat e ndryshme në dokumente

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive pretendon se disa dokumente të dorëzuara nga çifti në QKR janë vulosur nga një vulë të një kohë të mëvonshme nga koha e dorëzimit. “Vula e vendosur në këto dokumente ka hyrë në fuqi në datën 20.11.2013, ndërkohë që vendimi, aktmarrëveshja dhe siglimi në faqen e parë mbajnë datën 14.10.2010. Në qoftë se këto dokumente do të ishin depozituar në QKR në datën 14.10.2010, sipas shënimit me dorë, duhet të kishin vulën e kohës specifike përkatëse”, thotë ILDKKPKI. Ndërkaq, Gjin Gjoni ka një version për këtë pretendim të ILDKPKI.

“Mbi pyetjen tuaj, fakti që vulat i përkasin një periudhe të mëvonshme, nuk jam në gjendje të shpjegoj, pasi unë nuk kam pasur të bëj me dosje fizike të subjekteve të regjistruara dhe në ndodhen në arkivën e QKR, nuk ka hyrë në këtë arkivë dhe nuk kam tërhequr asnjëherë dokumentacion. Nga informacioni që kam marrë pas bërjes së kallëzimeve, di që në periudha të ndryshme kohore, në momentin që drejtor i QKR ka qenë Tomi Kola, ka pasur një problem me sistemin kompjuterik dhe elektronik të sistemit të QKR në periudha kohore të gjata dhe rezulton që një pjesë e dokumentacioneve mund të mos jenë skanuar siç mund të jetë edhe rasti i shoqërive ku figuroj ortak”, pretendon Gjin Gjoni.

Deklarimi në prokurori i gjyqtarit Gjin Gjoni


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 07/08/2018 22:59

    Gjin Gjon Krimineli bashkë me ZAGAR(NJORIN) do shkojnë në REÇ shumë shpejt dhe NUK do ta Gëzojnë KURRË Gjënë e VJEDHUR! Këtu do jemi dhe do ti Shikojmë këta HORRA dhe BANDITË , kur tju shkojë RENEA me Maska tek Shtëpitë dhe ti marr Zvarrë në 3 të Mëgjesit për gjithë KRRIMET dhe HORRËLLIQET që ju kanë bërë Shqipërisë dhe Shqiptarëve . Po Fredi DOBIÇI nga bëhet KLLOUNI i ZI ?!? Apo i ka shkuar Loshi Hamshori për darkë dhe po Pastron Shtëpinë tashti ???!!! Hahahah

    Përgjigju
  • tonin: 07/08/2018 21:10

    o xhin edhe gjykata l e bej nje gabim,nga vila ku je te te coje te vila ne rec

    Përgjigju
  • 007: 07/08/2018 13:47

    Ehhh... qe u lodhem. O te nderuar komentues, po kush na pyet ne se cfare themi e shkruajme... Ju i keni thene te gjitha, por shume bute... Po c'korrupsion flisni???!!! Ky eshte nje kriminel i zi! Shushunje e pa ngopur! Ka pire gjake shqiptaresh/njerzish te ndershem! Jo djersen qe jua ka thither dhe thare me parate qe ka marre, por ka vrare jetet e njerzeve te ndershem dhe ka ushqyer llumin, krimin dhe te gjitha ndyresite e ligesite njerezore! Ky moster gjakftohte, ne bashkepunim me krokodilet e politikes e ka kthyer gjykaten si dhomat e gazit te Mathauzenit per njerzit e thjeshte dhe parajse per kriminelet e lloj lloj bashibozuku e mamluku manjak gllaberues! Ne burge kete mutin e qelbur te halese se te ashtuquajtures drejtesi shqiptare! Vdekje krimineleve! Rrofte shqiptari I ndershem, shqiptari I vertet!

    Përgjigju
    • Vlonjati: 07/08/2018 14:31

      Vella ne nxjerim dufin me ato qe shkruajme,por e dim shume mire qe ky vend i begate, nuk behet dot nga këta mutër PS PD LSI & COMPANI RROFTE SHQIPERIA E BUKUR E NJERZVE TE MIRE!

  • Vlonjati: 07/08/2018 13:39

    Po ca po flet ky cornuto si u gaboka me shifra 300 mije euro sikur qenkan 300mije leke te vjetra ,se edhe me aq lek kthehesh nga rruga kur e shikon qe eshte shkruar gabim,dhe jo te presesh po u kap u kap nga vetingu..kaq mjafton qe ky plehre mos te qendroj as edhe nje minute me ne drejtesi.

    Përgjigju
  • Beni: 07/08/2018 10:16

    Si u bë ky brekgris milioner dhe tani ka filluar edhe te mbjelle floket me parate e krimit

    Përgjigju
  • Endri: 07/08/2018 10:15

    Pse lodheni kot? Shikoni se kë ka liruar gjin gjoni nga burgu dhe sa vendime ka marre kunder armiqve te berishes, dhe zbulohet se ku i ka marre parate e korrupsionit

    Përgjigju
  • Gimi: 07/08/2018 10:13

    Akoma nuk ka ikur ky baljoz korrupsioni nga drejtesia? Gjin Gjoni te tregoje se kujt ja ka marre parate qe ka pastruar me gruan dhe burrin e gruas

    Përgjigju
  • klajdi: 07/08/2018 09:37

    po keta tallin trapin, njeri fiton leke ne lloto, tjetrit i ben gabim noterja, a thua se noterja shkruan vetem numura, kur te gjithe e dime qe kur flitet per para shkruhet numuri se bashku me fjale vlera e shit-blerjes. Per mendimin tim perseri kane kaluar shume veta vetingun, keta po me duken te gjithe njerez pa dinjitet dhe intergritet si derra te pangopur dhe pa nje cipe morale.

    Përgjigju
  • Keli: 07/08/2018 09:33

    Si ka mundesi qe ky qe eshte mjeshter i procedurave dhe i kujdeshem per detaje, paska lene noteren te gaboje?!

    Përgjigju
  • Ledio: 07/08/2018 09:21

    Po kape kte legen plase brenda malok m

    Përgjigju
  • Tani: 07/08/2018 09:13

    Ky ka hyre ne drejtesi pa asnje pasuri. Per dhjet vjet u be milioner me vetem nje rroge, ku arrin te bleje vile 700 mije euro dhe apartament 500 milione leke etj. Mjafton vetem ky fakt per ta arrestuar.

    Përgjigju
  • Nardi: 07/08/2018 08:56

    Kush i beson keto mashtrime te ketij gjyqtari plepash qe ka mbaruar shkollen per veteriner. Si mund te vuloset nje dokumet me nje vule qe ka dale tre vite me vone?

    Përgjigju
  • Gerti: 07/08/2018 08:52

    Ky ka bere para ne drejtesi me lejen e Sali Berishes. Ka marre disa vendime me urdher te Berishes, per pjesen tjeter ka qene i lire te beje para duke liruar kriminele dhe trafikante. Keto para i ka pastruar, permes gruas dhe ish burrit te gruas, ate gjermanin. Kjo histori eshte shume e qarte. Po te ishte ne ndonje vend tjeter normal do ishte ne burg.

    Përgjigju
  • Beni: 07/08/2018 08:46

    Eshte shume e thjeshte. Ka pastruar parate qe ka marre ne kembim te lirimit te trafikanteve nga burgu. Vetem nga lirimi i trafikantit tur ka marre nje thes me para. Gruan e ka perdorur si maske per pastrimin e parave te korrupsionit qe ka bere me çekiçin e gjyqtarit.

    Përgjigju
  • Eri: 07/08/2018 08:44

    Ky eshte turpi dhe peshkaqeni i drejtesise. Si mund te gaboje noterja per nje kontrate 300 mije euro? As femijet ne kopesht nuk e besojne kete perralle qesharake. Duhet denuar dhe ti sekuestrohet pasuria e korrupsionit.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 07/08/2018 08:20

    Te ishte ndonje tjeter rdhe mund ta besonim pp ti Gjin Gjoni qe je gjyqtar si e firmose ate dokument qe te hartoi noterja, apo te erdhi mire. Ti je i pari qe do ta inaugurosh burgun e ri ne Rec o hajdut e tjeyetsues pronash

    Përgjigju
    • ervis: 07/08/2018 11:55

      ky e ka venin tek burgu i ri qe u be tani ne hkoder

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dhunuan me shkopa bejsbolli e leva 30 vjeçarin, gjykata e Korçës liron nga paraburgimi 4 të arrestuarit

Dhunuan me shkopa bejsbolli e leva 30 vjeçarin, gjykata e Korçës liron nga paraburgimi 4 të arrestuarit