Ekskluzive/ Si u lirua me kusht nga gjyqtarja Nazmie Pingili, “I forti” i Niklës Flamur Haka

Ekskluzive/ Si u lirua me kusht nga gjyqtarja Nazmie Pingili, “I forti” i Niklës Flamur Haka

'Koka' e bandës së Niklës, Flamur Haka

Mes 11 personave të shoqëruar janë dhe disa emra të njohur për policinë dhe opinionin. Durim Bami që trazoi politikën shqiptare duke aktruar përpara deputetit Tom Doshi, si një vrasës me pagesë i penduar, është shoqërua nga policia dhe po merret ne pyetje.

Ndërkohë edhe Flamur Haka, një tjetër emër po merret në pyetje lidhur me veprimtarinë e tij. Shqiptarja.com mëson se Haka në shkurt të vitit 2008 është shpallur fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 16 vite burgim. Por këtë dënim Haka e ka shlyer, ku herë pas herë ka fituar ulje dënimi dhe më pas në nëntor 2014 gjyqtarja e Krujës Nazmie Pingili, ka urdhëruar lirimin e tij me kusht.

Në atë kohë ndaj Hakës janë ngritur akuza si “Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit në rrethana lehtësuese” të kryer neë bashkëpunim, në dëm të shtetasit Kujtim Shtufi, dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim. Deklarimin fajtor të Flamur Haka për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” për hakmarrje, e mbetur në tentativë, të kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Bledar Ulliri, dënimin e tij me 15 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të Flamur Haka për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake” e dënimin e tij me 2 vjet burgim.

Përfundimisht në bashkim të këtyre dëimeve Haka është dënuar me 16 vjet burgim.

Dihet tashmë që zona e Niklës dhe Fushë-Krujës, është një ndër vatrat më të nxehta të krimit në Shqipëri. Gjatë mesnatës së djeshme policia e Shtetit në bashkëpunim me prokurorinë e Krujës, ka kryer kontrollin e 9 banesave, në të cilat kishte informacion se disponohej armë, drogë dhe sasi eksplozivi. Të gjitha banesat e kontrolluara kanë qenë të personave që konsiderohet nga policia si individë me precedent penale.

Më konkretisht gjatë kontrolleve të ushtruara janë sekuestruar disa armë dhe municione, por nga ana e prokurorisë së Krujës ende nuk jepet detaje nëse kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, apo kontrolle të befasishme në banesa.

Nikla e ‘tritolit’ u rrethua sot nga blindat e policisë. Fshati ku bënin ligjin ‘të fortët’ është gjunjëzuar që në orët e para të mëngjesit falë një operacioni të mirëorganizuar të forcave speciale, FNSH-së dhe RENEA-s, falë të cilit janë shoqëruar 11 persona, gjashtë prej të cilëve emra të njohura për policinë si pjesëmarrës në disa ngjarje kriminale, që nga gjobëvënia, vjedhjet e atentatet me tritol. Vilat e të fortëve kanë qenë shënjestra e kontrollit policor në kuadër të operacionit “Forcva e Ligjit”, pjesë e të cilit në terren është bërë edhe vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Për t’i kapur mat brenda banesave policia ka përdorur një truk të vogël, duke lënë Niklën në errësirë totale, pasi kishte pikasur vilat ku do të ndërhyhej. REPORT TV siguroi i pari pamjet ekskluzive të momentit të shoqërimit të njëmbëdhjetë personave në fshatin Nikël të Krujës, ndërsa policia do i dërgojë në Tiranë.  Në operacion morën pjesë mbi 20 mjetë të forcave speciale në aksion, autoblinda dhe furgona të FNSH dhe RENEA.

Nga operacioni 11 persona u shoqëruan, ndërsa burimet thonë se për 2 prej tyre ka urdhër arresti, Durim Bamin dhe Flamur Hakën në kuadër të operacinit "Forca e Ligjit". Ndërsa të shoqëruar janë Marenglen Haka (nipi i Flamur Hakës),  Lufti Haka (babai i Marenglen Hakës),Bedri Haka, Valter Bami dhe Ylli Cangu (kunati i Durim e Valter Bamit). 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 12/09/2018 16:59

    Or gazetar po na shkruaj dreqin ta haje Kjo Nazmija Pingili a eshte tani ne moment ne pune si Gjygjtare po kete na intereson popullit e ben shkrimin gjysma gjysma o gazetar po kjo gjygjtare duhet te arestohet me njehere Policia e kap Nazmija e liron Do e shkruani mire filmin ne portal o gazetare se nuk jeni ne rregull fare ju me keto gjysma shkrimesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'