POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

EKSKLUZIVE- Tragjedi e dytë në Selenicë, i mbijetuari shurdh memec në mëshirë të fatit

VLORË- Këto janë pamjet e krimit makabër në fshatin Resulaj të Selenicës më 10 Gusht me autor Ritvan Zykajn. Report Tv ka shkuar sërish në familjen Zykaj. Tashmë janë të pakët pjesëtarët të cilët kanë mbetur gjallë, por me mirësjellje na hapin dyert e shtëpisë e na ftojnë që të hyjmë brenda. Gjithçka në atë shtëpi duket e zymtë, Arieli vetëm 21 vjeç, me lot në sy, jashtë kamerave tregon se si e mori lajmin e kobshëm, pasi ai ditën kur ndodhi ngjarja ishte në Greqi. 

“Erdhi një grek dhe na tha se e keni parë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri, ne direkt e hapëm televizorin dhe pamë që të gjitha mediat flisnin për familjet tona, në atë moment nuk po dija se çfarë të bëja, mu errësuan sytë dhe për një moment më humbi vetëdija. Më pas menjëherë u nisëm për në Shqipëri”

Arieli mes lotësh tregon se vëllai i tij ka qenë ai që i ka shpëtuar jetën Ritvan Zykajt pasi ai ishte duke u djegur. 

“Vëllai im i ka shpëtuar jetën Ritvanit pasi atij i kishin marrë flakë pantallonat, vëllai i hodhi një pellgaçe me ujë, por nuk e dinte që i kishte shpëtuar jetën një njeriu që do t’i shfaroste familjen”

I mbijetuari Arjel Zykaj

Për autorin Arieli shprehet se ishte tip që rrinte vetëm dhe shpesh dilte për të quajtur në breg te lumit. 

“Ne e merrnim shpesh në kafe se na vinte gjynah sepse nuk ishte tip i shoqërueshëm, por nuk e dinim se ai do të derdhte 60 plumba në drejtim të familjarëve të mi. Ritvani i kishte lidhur dy karikator me skoç dhe të gjithë i kishte shkarkuar mbi njerëzit e familjes time.”

I mbijetuari Arjel Zyka


Ndërsa Albi Zykaj që është vetëm 17 vjeç e që i shpëtoi masakrës tashmë jeton tek dajat e tij. Ai çdo ditë shkon te varret e vendos lule, ndërsa asnjë ditë nuk qëndron në shtëpinë e prindërve, aty ku është rritur. Ditën e tmerrit ai ishte duke punuar në një lokal si kamerier në Dhërmi. 

Por ai që i ka shpëtuar mrekullisht plumbave është 54 Krenar Zykaj, në momentin që po ndodhte gjëma në oborrin e shtëpisë, Krenari ishte duke fjetur gjumë. Ai nuk kishte dëgjuar asgjë pasi është edhe shurdh memec. Ky problem për të është që në vegjëli, ku pas një temperature të lartë ai ka humbur aftësitë e të folurit dhe të dëgjuarit. Ai sot jeton sëbashku me djalin e tij ndërsa gjendja e tyre ekonomike është shumë vështirë. 

Komshiu i Krenarit, Virjon Serjana shprehet se ai ka pasur një ndihmë ekonomike, por që edhe atë ia kanë hequr e të vetmit që e ndihmojnë janë kushërinjtë e tij.

“Në një periudhë kempi, ato komisionet mjeko-ligjore i dhanë një ndihmë sociale siç jepet për këta të sëmurët dhe me vonë ja prenë, pa të drejtë. E ndihmojnë vetëm kushërinjtë”

Fqinji Virjon Serjana

Ndërkohë në banesën e autorit, Ritvan Zykaj nuk ka më asnjeri, të gjithë janë shpërngulur. Madje edhe gjyshi tij, i cili deri pak kohë më parë jetonte aty, tashmë është larguar. Ndërsa shtëpitë e të vrarëve i ka kapluar heshtja dhe zija, gjallëria e dikurshme tashme është venitur pasi edhe dy fëmijët e familjes që sillnin lumturinë e zhurmën ngazëllyese tashmë i tret dheu.

ma.nd.
Komento

Komente

  • Barazi para të ligut: 04/09/2018 22:44

    Do dhe kemp ky...për këtë shtet është si molla...thjesht nuk flet dhe nuk dëgjon...sikur ca ka...

    Përgjigju