Ekskluzive/Vjen në Shqipëri avioni i Guardia di Finanza, nis monitorimi për kanabisin

Guardia di Finanza ka nisur për të 8-in vit radhazi monitorimin nga ajri për të zbuluar nëse ka parcela me kanabis në Shqipëri. Report TV ka siguruar videon ekskluzive të mbërritjes së avionit të Guardia di Finanza në Aeroportin e Rinasit.

Ky avion do të monitorojë nga ajri pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë, në ato që mbahen si zona me risk për tu kultivuar kanabis. Bashkë me avionin e Guardia Di Finanza të pajisur me kamera speciale për filmime nga lartësi të mëdha, në Shqipëri kanë ardhur edhe disa oficerë të kësaj njësie, të cilët bashkë me Policinë Shqiptare do të monitorojnë nga ajri zonat e thella.

Avioni i Guardia di Finanza për monitorimin e kanabisit që erdhi nga Italia

Në pamjet e siguruara nga Report TV dallohet edhe një furgon i Policisë Shqiptare, i cili pret në Rinas oficerët e Guardia di Finanza. Këtë vit Guardia Di Finanza do të monitorojë një hapësirë më të madhe të territorit shqiptarë si dhe do të ketë më shumë orë filmime nga ajri për zbuluar çdo parcelë me kanabis.

Në monitorim do të jetë të gjitha zonat ku 5 vitet e fundit është kultivuar kanabis, por edhe disa zona të thella, ku Policia e ka të vështirë ti vëzhgojë nga toka. Avioni i Guardia Di Finanza do të qëndrojë në Shqipëri për më shumë se 5 muaj, i cili nis monitorimet muajin prill dhe vijon gjatë gjithë verës, atëherë kur bima e kanabisit rritet dhe është me e thjeshtë për t'u dalluar nga ajri.

Avioni i Guardia di Finanza për monitorimin e kanabisit që erdhi nga Italia

Një vit më parë avioni i Guardia di Finanza zbuloi 90 parcela me kanabis, ndërkohë që në vitin 2016 zbuloi 2086 parcela. Raporti i 2017-së i Guardia di Finanza, tregoi se ishte ulur në mënyrë drastike kultivimi i kanabisit në Shqipëri.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zylali: 16/04/2018 16:30

    Guarda di financa duhet te perdore hight technologi nuk ka me budallenj te mjellin. kanabis ku duket nga lart duhet te zbrsin ne teren se POLICIJA e xhafes nuk eshte e besueshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Milani ndan rrugët me Piolin, tifozët votojnë për trajnerin e ri! Ish-rivali në stolin kuqezi

Milani ndan rrugët me Piolin, tifozët votojnë për trajnerin e ri! Ish-rivali në stolin kuqezi