Ekskluzive/Babai i Ermal Metës letër publike për të birin: Dua të të takoj, do të t'i fal të gjitha fjalët

Gëzim Meta, babai i Ermal Metës ka reaguar pas koncertit të këngëtarit të njohur në Tiranë me një letër publike. Këtë letër Gëzim Meta e motivon me arsyen se ka bërë përpjekje për të takuar të birin, kur ishte në Tiranë,  por Ermali nuk e ka pranuar takimin me të. Prindërit e Ermal Metës janë të divorcuar dhe Ermali ka jetuar me nënën.

Në disa intervista për mediat italiane dhe shqiptare, Ermal Meta është shprehur se i ati i tij ka ushtruar dhunë mbi të në fëmijëri. Madje këngëtari është shprehur se disa motive të vuajtjeve në adoleshencë janë përfshirë në këngët e tij si një mesazh kundër dhunës si “Lettera a mio padre” dhe “Vietato morire”, ku flet për fëmijërinë e dhimbshme të tij.

VIDEO/Rrëfimi ekskluziv i Gëzim Metës në emisionin 45 Minuta në Report TV

Tek ‘Lettera a mio padre’ ka treguar për raportin më babanë e tij. Babanë ai e përshkruan një njeri që nuk ndodhej kurrë në shtëpi. Ndërkohë, i ati, Gëzim Meta, në këtë letër publike, insiston të sqarojë se nuk ka qenë i dhunshëm.  Gëzim Meta i lutet Ermalit që të takohen dhe ulen për të biseduar së bashku, ku shton se “do t’ia fal edhe fjalët që ka thënë publikisht në adresë të tij”   

Në datën 30 maj 2018, dy ditë para koncertit të Ermalit ishim mbledhur me disa shokë të shoqatës së emigrantëve të Greqisë, dhe po diskutonim për disa probleme që na shqetësojnë në një bar-kafe pranë Sheshit Skënderbej. Në bisedë e sipër, njëri nga shokët më thotë:

     - Ke ardhur për koncertin që do të japë djali më 1 qershor?

     - Po, - i thashë.

     Një person i tretë që nuk e dinte këtë gjë, më thotë:

     - Pse, ti je babai i tij?

     - Po, - iu përgjigja.

     Ai po më shikonte me kërshëri duke mos m’i ndarë sytë për asnjë çast.

     - Më fal, - i them, - por çka këtu për t’u habitur.

- A e di ti si e kam përfytyruar unë babanë e këtij? - ma priti ai. - Një person 190 cm të gjatë, kokërruar, me tatuazh dhe me shkop ose me një rrip në dorë, ku mezi priste me padurim të rrihte djalin e vet çdo mbrëmje.

Pa e zgjatur më tej, ky ishte imazhi që ishte krijuar për personin tim. Megjithëse buzëqesha me zor, ndjeva një trishtim të cilin nuk munda të arrij ta ndrydhja brenda vetes. Pra arsyet për të cilat po jap këtë intervistë, janë dy:

E para, duhet t’u them të gjithë njerëzve që unë nuk jam ai që përshkrova më lart, por një njeri krejt tjetër.

E dyta, në pamundësi të mungesës së dialogut me Ermalin, nuk më ngelet gjë tjetër veçse të përdor mikrofonin dhe lapsin e letrën për komunikimin tim me të. Ai më njeh pak dhe unë kam detyrimin t’i shpjegoj se kush jam. Fillojmë me të parën që ka të bëjë me CV-në time.

Kam mbaruar shkollën e mesme të muzikës, në degën flaut, në vitet ’80. Kam punuar si mësues muzike dhe si orkestrant në orkestrën e qytetit të Fierit. Kurse sot e kësaj dite vazhdoj të marr pjesë në orkestrën e qytetit të Agrinios në Greqi. Gjatë periudhës në emigracion kam dhënë mësime në degën e flautit në Greqi – Agrinio.

Në vitet 1985-1990 kam vazhduar universitetin në Shkodër në degën Histori-Filologji, ku më pas u diplomova në Universitetin e Tiranës, në janar 1993. Në vitet 1990-1996 kam punuar si mësues në shkollë të mesme (gjimnaz), duke dhënë mësim në lëndët Histori, Filozofi, Sociologji, Pedagogji etj. Krahas dhënies së mësimit në shkollën e mesme, kam dhënë kontribut edhe në studentët e veçantë duke ndihmuar si konsulent në mbrojtje diplome, në të cilën ata kanë pasur nevojë. Gjatë gjithë karrierës sime si muzikant, nuk kam pasur asnjë rast dhune të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Të gjitha këto që po them janë lehtësisht të verifikueshme.

Për mua shprehjet që përdoreshin atëherë si p.sh. “kush të rreh, të do” ose kishte raste kur mësuesi e rrihte nxënësin dhe prindi i thoshte “mirë ta bëri, na edhe një pëllëmbë nga unë”, i kam urryer dhe i urrej edhe sot. Unë nuk jam dakord as me edukimin biblik ose spartan që praktikohet rëndom edhe sot. Për mua, mjeti më i mirë është komunikimi.

Pas vitit 1996 jeta ime ka vazhduar si emigrant në Greqi. Nga martesa ime e dytë, familja përbëhet nga bashkëshortja me profesion piktore dhe dy fëmijët, të cilët këtë vit mbarojnë universitetet përkatëse në Greqi. Kam një integritet të lartë moral e shoqëror në të gjithë shoqatën e emigrantëve të qytetit ku ata më kanë zgjedhur edhe kryetar të kësaj shoqate.

Kjo CV që unë kam nuk është shumë e pasur, por është e pastër. Si edukator i atij brezi e më vonë, obligimi im ka qenë komunikimi, dialogu, dëgjimi, deduksioni, analiza e si pasojë, konkluzioni.

Fjala dhunë për mua është atavizëm. Mbase do të duket patetike, por nga viti 1978 e deri më sot, nuk kam ngritur dorë asnjëherë, as te pesë fëmijët e as te nxënësit në përgjithësi. Unë kam një natyrë që ndihem i fyer po të më respektojnë ose të më duan nga frika. Unë kam punuar me shokë, kolegë, e të gjithë më njohin.

Atëherë shtrohet një pyetje e thjeshtë retorike: “Pse djali juaj flet për një dhunë në familje? A mos vallë ai ka fantazi apo mos vallë është ushqyer me një urrejtje nga të tjerët?”.

Të dashur qytetarë!

Në mënyrë që t’i japim përgjigje këtyre pyetjeve, duhet të kaloj pak prapa në kohë. Me mamanë e Ermalit, pra me ish-bashkëshorten time, u njohëm e u dashuruam në shkollën e mesme të muzikës në Durrës. Unë isha në degën e flautit kurse ajo vazhdonte për violinë. Në vitin 1980 ne u martuam. Pas 5 muajsh martese, unë shkova ushtar dhe ish-bashkëshortja jepte mësim në shkollën e muzikës të qytetit të Fierit, në degën e violinës. Për mua ajo periudhë ka qenë një nga momentet më të vështira. Fakti që unë isha ushtar, larg saj, më trishtonte edhe se ajo ishte shtatzënë. Kisha vetëm 4 muaj që isha larguar nga shtëpia dhe më mundonte mendimi se ajo do të lindte dhe unë nuk do të isha pranë saj.

Duke u përpjekur me të gjitha mënyrat ku disa syresh ishin shumë të vështira për t’u bërë nga ana ime dhe me ndihmën e disa miqve të babait tim, u bë i mundur një shtrimi im në spitalin ushtarak të Fierit, që të isha pranë saj në momentet e lindjes, pasi spitali ushtarak dhe shtëpia e lindjes ishin dy godina pranë e pranë njëra-tjetrës. Pata një gëzim shumë të madh pasi mbas 4 muajsh ndarjeje do të ishim pranë njëri-tjetrit. Meraku ishte i madh pasi ishte lindja e parë dhe ajo ishte e vogël për këtë sfidë.

Më 20 prill Ermali lindi dhe unë ndjeva diçka që nuk e kisha provuar më parë. Pas një periudhe të vështirë prej dy vitesh e pak, me ndihmën e prindërve të mi, u bëmë me shtëpi. Unë isha vetëm 25 vjeç dhe më së fundmi kishim një shtëpi, të cilën e ëndërronin jo pak njerëz në atë periudhë. Me punën tonë dhe me ndihmën e prindërve tanë, arritëm ta kompletonim shtëpinë me orenditë e duhura. Të gjitha nuk i blinim dot, por disa i bëra edhe vetë, pasi më vinte ndoresh. Në momentin para marrjes së shtëpisë, ne ishim bërë edhe me një djalë tjetër, ku edhe në këtë periudhë unë isha prapë ushtar, por tashmë gjërat kishin ndryshuar pasi nuk ekzistonin ato vështirësi që kalova në periudhën e lindjes së Ermalit. Ushtrinë e bëja në Fier dhe isha më i lirë.

Në vitin 1985, mua më doli e drejta e studimit për të vazhduar universitetin me korrespondencë në Shkodër. Lexoja shumë sidomos në sezon provimesh, pasi nuk e kisha luksin të kthehesha në asnjë provim se dyfishohej shpenzimi.

Më 4 janar 1987 erdhi në jetë vajza e madhe, pra fëmija e tretë. Punët dhe vështirësitë tashmë ishin shtuar dhe unë përpiqesha të kontribuoja sa mundja. Vështirësitë shtoheshin edhe për faktin se ish-bashkëshortja shkonte çdo pasdite në orkestrën e qytetit dhe unë në këtë periudhë isha me provimet e universitetit. Në këtë periudhë kemi një ndihmë të madhe nga prindërit e mi, pasi kujdeseshin shpesh për mbajtjen e tyre. Fëmijët kishin, të themi, dy vatra pasi shtëpia e prindërve ishte shumë afër me shtëpinë tonë. Nuk e harroj sidomos ndihmën e babait tim, i cili dergjej përditë në radhët e gjata të ushqimeve me përpjekjen maksimale që fëmijëve të mos u mungonte asgjë. Këtyre radhëve nuk u shpëtoja dot as unë.

Një ndihmë të madhe ka dhënë edhe motra ime për dashurinë që ka dhënë sidomos për Ermalin, duke e marrë me vete në shumë ekskursione ku ajo shkonte me shkollën e saj. Ajo ka aq shumë fotografi me Ermalin sa që nuk kemi ne të gjithë bashkë. Do të isha mosmirënjohës në qoftë se nuk do të përmendja edhe ndihmën e ish-vjehrrës sime, e cila sado që jetonte në Vlorë, ndihmonte me sa mundësi që kishte. Ruaj shumë respekt për të.

Pra në vitet 1980-1990 në familjen tonë kemi të bëjmë me një familje klasike shqiptare, me dritëhijet e veta dhe me problematikën e tyre të rutinës së përditshme. Problematikat ishin minimale për faktin se fëmijët ishin të mbarë dhe se regjimi i asaj kohe nuk lejonte vese e probleme stresonte te fëmijët. Këto i dimë të gjithë. Kjo gjendje e mirë e familjes vazhdoi deri në pranverën e vitit 1990. Në këtë vit ndodhi ajo që unë e quaj apokalipsi i familjes sime. Pa hyrë në detaje, pas nuk i intereson askujt, ekuilibrat u prishën, familja kaloi një depresion të thellë, ku palët tashmë kishin kaluar në llogore dhe çdo gjë kaloi drejt divorcit. Tashmë paqja kishte mbaruar dhe mes nesh filloi e ashtuquajtura luftë që po na ndjek edhe sot.

Në situatën e debateve, të cilat ishin verbale u përpoqa në çdo rast të ruaja gjakftohtësinë. Në të gjitha këto debate verbale, Ermali ishte pjesëmarrës. Ai ishte pjesëmarrës në gjyq, ky gjyqi nuk i la shije të mirë. Gjyqi ishte i ashpër, por ju siguroj se ishte më pak i ashpër se shumë biseda televizive që ndodhin sot me analistë të ndryshëm në shumë kanale televizive. Kemi parasysh se gjyqi zhvillohej në kohën e diktaturës, ku të gjithë qëndronin gatitu para gjykatësit. Pavarësisht nga e gjithë kjo, e vërteta është se në atë gjyq, ai është ndjerë i dhunuar.

Pas përfundimit të gjyqit, çdo gjë kaloi në vitin zero. Takimet u refuzuan edhe për faktin se gjakrat ishin të nxehta. Vitet 1990-1993 pas divorcit, më lanë me një trishtim dhe me një depresion, të cilin e kalova shumë vonë.

Fëmijët, sidomos Ermali refuzonte takimet me mua. Me sa kuptohej, Ermali nuk e kishte inatin vetëm me gjyqin e zhvilluar, por atij në mënyrë sistematike i flitej me urrejtje kundër meje. Në vitin 1994 fëmijët largohen për në Itali me mamanë e tyre. Pata një trishtim tjetër, se jo vetëm nuk më pyeti kur i mori fëmijët, por të paktën të kisha një adresë, ku në një të ardhme të mundja të komunikoja.

Unë, që të jem i sinqertë, jo se do refuzoja largimin e tyre, por kam përshtypjen se kisha të drejtën absolute të dija se ku shkonin dhe të komunikoja me ta. Pas njëfarë periudhe, arrita të marr një numër telefoni. Kontaktin e parë e pata në telefon me Ermalin, i cili më refuzoi bisedën. Mendova se është akoma i vogël dhe se kur të rritej do të uleshim një herë si dy burra për të qartësuar shumë gjëra me ftohtësi, e cila për fat të keq nuk ndodhi asnjëherë. Me vajzën pata disa kontakte, kurse me djalin e dytë shkëmbyem disa mesazhe në facebook. Jetën e tij artistike unë e kam ndjekur nga larg dhe pavarësisht se nuk takoheshim, mua më gëzonte fakti se ai po bënte hapa të rëndësishëm në karrierën e tij.

Besova se diçka po ndryshonte për mirë kur befas Ermali artikulon dhunën kundër meje. Pavarësisht kësaj, mua më vinin shumë mesazhe urimi nga shumë shokë e miq të mi, që më njihnin nga afër. Pas një qetësie relative filloi një debat i heshtur mesazhesh për një shprehje që unë përdora në përgjigje të shkrimeve që më bënin miqtë e mi. Shprehja që unë përdora ishte se “dardha do të bjerë nën dardhë”. Ky është një zhargon i thënë shpesh dhe unë kisha parasysh se edhe unë kisha kënduar në rininë time të hershme. Me këtë nuk doja të merrja meritat e askujt, por ishte thjesht pjesa e ADN-së që ai ka tek unë.

Në shumë intervista dhe në festivalin e Sanremos shikoj një shtim të sulmit kundër meje me të ashtuquajturën dhunë. Për mua nuk kishte shumë rëndësi fakti që po më ofendonte në festivalin e Sanremos, por kishte rëndësi karriera e tij. Ai kishte një kreshendo në karrierë dhe kjo duhej inkurajuar. Kënaqesha shumë kur këndonte, por mërzitesha shumë kur artikulonte fjalë fyese kundër meje. Shpesh e shikoja me syrin e komercialitetit.

Gradualisht unë po bëhesha si simbol i dhunuesit të pashembullt. Filluan telefonatat nga shumë televizione këtu. Krahas këtyre, këtu filluan të më telefononin edhe nga Italia, në mënyrë që të jepja intervistë. Nuk munda të pranoja kurrsesi të jepja intervistë, pasi djali ishte në një pozicion në të cilin po ndërtonte emrin e tij të ri si kantautor. Shumë shokë e miq të afërm më thoshin se “si e pranon ti që djali të thotë “bastard”. Ku është parë e dëgjuar një ofendim kaq i rëndë. Më shumë u shqetësova kur ajo shprehja që tha kundër meje iu kthye në bumerang. Ai, pa e kuptuar, po vetërrezikonte disi karrierën e tij.

Përfaqësimi që i bëri Italisë në Eurovision dhe koncerti pas kësaj në Tiranë, e bënë që të ishte një artist i plotësuar. Tashmë kishte ardhur momenti që emri punonte për të. Me dëshirën për ta parë dhe me shpresën për të folur me të, vij në Tiranë në datën 30 maj. I shkruaj një letër që e dorëzoj në recepsionin e “Plazës”, me numrin e telefonit brenda. Pas kësaj nuk mora përgjigje. Në darkën e 1 qershorit, bie në kontakt me një nga personalitetet e Bashkisë së Tiranës, ku m’u premtua një takim me të, por pa sukses. Nga shumë intervista që dha në Shqipëri, një gazetar e pyeti se “A do të kishte dëshirë të takohej me babanë?”. Përgjigjja e tij ishte lakonike: “S’dua, pikë”.

Pra ishte në vazhdën e të gjithë refuzimit që ka bërë prej vitesh. Refuzimi i tij më trajtonte sikur unë isha personi që kisha bërë të gjitha të zezat e kësaj bote. Me një të rënë të la[sit fshihej gjithë ajo periudhë 10-vjeçare, plot sakrifica, punë, përpjekje. Duke pasur parasysh të gjitha këto probleme që u trajtuan, unë do t’i thosha Ermalit të mos nxjerrë konkluzione nga momenti i depresionit të familjes që kaluam. Ai nuk duhet të skicojë portretin tim pa më njohur mua mirë. Populli thotë se nuk duhet të dëgjojmë vetëm nga një vesh. Në momentin që mua m’u mbyllën të gjitha rrugët e komunikimit, u detyrova të ndaj të gjithë këtë histori me publikun, i cili duhej të mësonte se babai i tij nuk është “TERAS”, por një zotëri që gëzon respekt në shoqëri. Momentet që ndava me ju janë vetëm një pjesë e vogël e historisë dramë të familjes sonë.

Detajet e shumta njerëzore, probleme të tjera të bukura, stresuese, melankolike, depresive, dritëhije të adoleshencës, vështirësitë e ushtrisë, konspiracione të mirëfillta e shumë të tjera, unë kam vendosur që t’i pasqyroj në një libër autobiografik, i cili ka filluar të shkruhet pak kohë më parë. Mendoj se të tre fëmijët e mi dhe gjithë publiku do të shikojnë dhe do të mësojnë në këtë libër se babai i tyre jo vetëm që nuk ka qenë dhunues, por është përpjekur sa ka mundur që t’i rrisë me dashuri. Kemi parë që njerëzit kanë qenë në hasmëri dhe e kanë lënë pas të kaluarën. Njeriu, duke ngelur peng i së shkuarës, pengon të ardhmen. Dialogu dhe komunikimi bëjnë që gjërat të ecin përpara. Urrejtja vret dhe ne kemi nevojë më shumë se kurrë për shumë dashuri.

Unë jam pjesë e identitetit tuaj. Gjërat nuk mund të zhbëhen pa u konsumuar biseda. Prisja gjithmonë që djali i madh të ulej përballë meje dhe të më thoshte një ditë të gjitha gjërat që ndiente dhe të priste prej meje ato që kisha unë për t’i thënë. Pas kësaj le të jepte kartonin e kuq. Unë, sido që të jetë, e kam falur për të gjitha gjërat që ka folur në adresën time. Unë jam i hapur për çdo gjë. Rinaldi, djali im dhe vëllai i tij, thotë: “Le t’i japin Çezarit atë që është e Çezarit”.

Me respekt
GËZIM META

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Korçë, çifti i të moshuarve braktiset nga fëmijët: 01/07/2018 20:41

    Keto gjykoni o ju Shqype e lereni kete 'baba me dy femi po, nje femi jo, e dy te tjer ndoshta': Një çift të moshuarish në Korçë janë braktisur nga fëmijët e tyre, duke u lënë në mes të katër rrugëve. Një qytetar i ka filmuar teksa tregojnë vuajtjen që po përjetojnë. Drama e jetës së tyre të copëton zemrën, pasi sakrifikuan për rritjen e fëmijëve dhe ata në fund i lanë pa asgjë. “Në fillim djali, pastaj çupa. Po ja të shohim për ndonjë pemë, rrimë poshtë saj, pse ku të vemi. Kemi dy ditë që endemi rrugëve dhe as policia nuk na bën derman, i kam njoftuar por asgjë. Ushqehemi me lekët e pensionit. S’kemi shtëpi fare, na kanë nxjerrë edhe djali edhe çupa, të dy. Bashkia na tha se do na strehonte sot, por hiç asgjë. Dje fjetëm në hotel. Na dhanë nja 4-5 veta nga 1 mijë lekë, 2 mijë lekë dhe bëmë 10 mijë lekë. Por sonte jemi në krizë fare”, shprehet i moshuari. Ai nuk i mban dot lotët me zemrën e thyer nga dy fëmijët. Azili i kishte premtuar se do t’i merrnin, por nuk i kanë kontaktuar, as policia nuk u ka ardhur në ndihmë.

    Përgjigju
  • Ka ndonje Jorgo ta perkthej?: 01/07/2018 20:33

    Perkthejani njeri tjetrit, e mbase si majmuni edhe ju mund te afroheni drejt njerezimit

    Përgjigju
  • Lettera a mio padre- Ermal Meta: 01/07/2018 20:30

    Me mir se vet Ermali... Di bestie come te Ce ne sono in giro e non è facile Scoprirle e sai perché Sono fabbricanti di maschere Ti sputano nel mondo Solo per avere un pasto facile Io sono ancora qui Ho la pelle dura pure più di te Non è mai semplice Accettare di riconoscerti Tra le mie rughe che Assomigliano sempre di più alle tue E questo sangue che Sa un po' di mostro e anche un po' di me Mi fa pensare che vorrei dirti grazie Perché non ci sei Poche rughe Di espressione Più nient'altro di te Sopravvive in me Un cognome da portare Solo questo sarai E mai più mi vedrai Di mostri come te N'è pieno il mondo e non è facile Scoprirli e sai perché Hanno mani bianche e voce docile Ma se li guardi bene Dentro i loro occhi non vedi niente Il cuore affittano ad una notte nera Priva di ogni luce Ogni male è un bene quando serve Ho imparato anche a incassare bene Sono stato fuori tutto il tempo Fuori da me stesso e dentro il mondo Non c'è più paura E non c'è niente Quello che era gigante oggi non si vede Sulla schiena trovi cicatrici e lì che ci attacchi le ali Poche linee sulla pelle Più nient'altro di te Sopravvive in me Un cognome da portare Solo questo sarai Ne mai più mi vedrai Ogni male è un bene quando serve Ho imparato anche a incassare bene Sono stato fuori tutto il tempo Fuori da me stesso e dentro il mondo Non c'è più paura Non c'è niente Quello che era gigante oggi non si vede Sulla schiena trovi cicatrici E lì che ci attacchi le ali Ogni male è un bene quando serve Ho imparato anche a incassare bene Forse un giorno diventerò padre E gli dirò di cambiare le stelle E gli dirò che un cazzotto fa male E che una parola a volte ti uccide E quando sulla schiena hai cicatrici E lì che ci attacchi le ali

    Përgjigju
  • Adelina: 01/07/2018 18:33

    Vec nje gje uroj me gjith zemer ( se fatin e Ermalit nuk e ndreqim dot), per keto baballaret qe komentojn me posht e keto mamallaret...qe femijet e tyre mos ken pasur fatin e Ermalit. E kam me shum frik se edhe mund ta ken pas duke par mbeshtetjen qe i japin nje njeriu qe ska qen kurr baba i tij dhe pa piken e ndjenjes prinderore por me egoizmin e shemtuar e gjakpires qe e karakterizon shumicen e 'burave shqiptar' del e reklamon veten, familjen e re dhe 'nderin'.

    Përgjigju
  • Adi: 01/07/2018 18:02

    Po ky tipi qe e quan veten 'baba' dhe qe do fam e te shes mend me komunitetin tij grek,cfaj ka? Tani ci behet? He Ermal se boll ke duruar..duroja dhe denglat ketij. Eshte e njejta sakrific qe beri mami jot per te bler tastjeren e par...asaj ja pranove....pranoja dhe ketij. Ik mor pirdhuni ju qe jepni mend. Ai djal esht i mrekullushem e qytetar i denj se nuk u rrit nga tipa si ky.Sa neveri i kam keta tipat qe kan atesin dhe e quaj veten baba kur se kan ber kurr babain.

    Përgjigju
  • Era: 01/07/2018 17:39

    Nena shqiptare jan heroina. Baballaret shqiptar jan vetem Une dhe veten Une me Mua dhe vetem per Mua. Nuk dua ti fus te ter ne nje thes po e verteta kjo esht. Din me be pronarin por jo babain. Do ishte mir kjo lloj rrace e Unit me mos u be baballar fare

    Përgjigju
  • themistokli cama: 28/06/2018 21:20

    Nuk deshiroj t'u paragjykoj , por mesa lexoj ne komentin tend , - moj - Z . Era - del dhe paragjykohesh ngacilido tjeter sikur te ishe dhe Ti si ai .Thellohu ne qartesimin e letres , ku qartesohen para publikut te gjitha detajet nga babai i tij , ku mes shkrimit del sakte se ku ka qene babai gjate viteve te mepareshme . Babai dhe nena sikur te jene funderina , ne paraqitje dhe ne te menduar , nuk mund te mohohen nga femija , qe e solli ne jete .- Respekte

    Përgjigju
  • Era: 28/06/2018 16:53

    Me vjen keq kur lexoj komente te tilla kunder nje te riu i cili vetem me forzat e veta dhe me dashurin dhe sakrificat e nenes se tij u be i famshem. Babai tani u kujtua per te birin? Zoteria flet per poroblemet e tija depresjonin e tij friken qe kishte, c'do fjale ne numrin njejes, une une une, sipas kesaj letre viktima ketu na del babai dhe jo djali

    Përgjigju
  • merita cama mucollari: 28/06/2018 12:14

    Shume urime dhe pergezime nga ana jote Gezim qe u tregove aq i duruar per aq shume akuza dhe pergenjeshtrime qe u hodhen mbi ty. Kjo do te thote shume,pranove gjithcka ne heshtje vetem qe biri yt te ngjiste shkallet dhe te ecte sa me lart.Biografia, prezenca juaj ne interviste dhe ne letrer ,flasin shume qarte se kush jeni ju ne te vertete.

    Përgjigju
    • Cpranoi?: 01/07/2018 18:06

      Cpranoi ky o shoqja me shum mbiemra. Te fala te ben dhe Gezimi. Bir esht ai qe rrit e jo qe shet e blen si te doj menderja. Ermali ja doli e do tja dal jan apo sjan tipat si ky ne kete bot.

  • dino didani: 28/06/2018 06:11

    Ermali eshte bere kengetar i madh,por edhe mbret te ishte bere duhet ta kerkonte "nje baba" per tu kompletuar?Mund te lexoj edhe per njerzit e medhenj,vjolinista kompozitor politikan....e pa fund shembuj,ku tregojne qe ne femijeni jane dhunuar nga prinderit,krejtesisht nga babai,dhe per kete kane deklaruar ata jane bere me te mire...Megjithate "jam dhunuar eshte dicka evazive!Nuk kemi degjuar ndonje gje konkrete:ku,perse,si dhe dicka qe ta besojme.E sigurt qe bashkeshortja ishe ,nena e Ermalit,ka pjesen e saj...Ka shume pikepyetje per motivet e zemerimit,ku asnje motiv ,asnje akuze nuk degjojme nga Gezimi....Perfundimi im eshte qe njeriu mund te ngjitet larte ...deri ne qiell,deri tek Perendite le te themi,por ne se nuk shikon prinderit,ata qe i kane bere koken....vlera bie!

    Përgjigju
  • Oni: 28/06/2018 00:50

    Zoteria edhe mund ti kursente shpjegimet. Per mua puna ishte e qarte qe kur morra vesh historine e kengeve te Ermalit. Kush hedh poshte gjakun e vet nuk ja vlen te llogaritet si njeri. Nuk eshte zakon i shqiptarit te peshtyje publikisht mbi babain/familien e vet edhe kriminel po te ishte. Ermali mund te jete artist i madh, por i yni nuk eshte. Per edhe aq i madh sac e fryjne snobed e Tiranes nuk eshte jo. Ka pasur dhe ka Shqiperia artiste shume me te mire se ai.

    Përgjigju
    • Esht qe cke me te: 01/07/2018 18:22

      Kush je ti zotrote qe perdorke fjalen in'yni'? Doli pronari Shqiptareve si i doli pronari Ermalit? Turp te te vi qe flet ne radh te par ..e qe flet ne emer te shqiptareve qe adhurojn Ermalin. ps: ah po kerkoj falje po qe pjes e komuniteti grek me 'babi Gezimin', se po qe i till ateher ke 200% te drejt.. Ermali me siguri nuk esht i juaji!

  • Doni: 27/06/2018 23:38

    Edhe nje pyetje Kisha nga 1990 ne kohen e divorcit e deri ne 1994 kur Ermali iku familjarisht iku ne Itali Si ishin maredheniet me femijet.. Kur u martuar per here te dyte e kur keni ikur Ju ati I tij ne greqi.

    Përgjigju
  • Doni: 27/06/2018 23:16

    I lexova me vemendje komentet. Po mire more njerez te mire. Te falesh eshte nje gje. Te harrosh eshte tjeter. Te jesh atesia nuk ta mohon asnje POR te jesh baba....daleni ore. Jane 28 vjet. Cfare ka bere ky baba edhe sikur ta kete penguar ish gruaja.? Babai eshte krenaria qe Ju jep force femijve. A Ju dha ky femijve edhe sikur ne largesi. Kete leter e ja shkruan tani p u b l I k e publike qe per mendimin tim e ka rivrare perseri pas divorcit prishjes se familjes, a ja ka shkruar me pare ? Duhet tJa shkruante cdo muaj edhe sikur mos pranonte Ermali sepse dashuria zbut arine e jo njerine. Perse perse e beri publike, perse per fame ? Sepse per dashurine babe e bire do ta gjente mundesine nepermjet miqve, shokeve, Familjarve. Lereni ne plagen qe I ka zene kore. Shendet Ermal zoti te dhente shendet e sukses.

    Përgjigju
    • nikol: 01/07/2018 17:48

      Me bukur se e ke then ska. Aq e kan te shkreten ..atesine dhe te qenit baba i ka te qart shqipja, po se kan te qart keta qyqaret qe duan me u be pronar te femijes kur ti dalin letrat e prones. E meqe Ermali doli pron buz detit ...po i versulet pronari. Uroj mos ti lexosh kto idiotsira se ne vrer do vjellim se aq popull i vogel jemi...Ermal...fluturo lart e na bej te flururojm sic di ti ;)!

  • Themistokli Cama: 27/06/2018 22:44

    *** Rast shume i vecante , ose e pabesueshme kjo ndodhi fakt , ne vitet e Demokracise , e cila nuk mund te bente vaki edhe ne vitet e Diktatorit Enver Hoxha ! ! ! - Te mos njohesh babane biologjik , ose , kur nuk deshiron ta takosh ate , edhe pse te vjen prane vjen nga afer per takuar dhe biseduar per qartesi reale per fenomenin e ndodhur me prinderit e Tu , ka nje emer ___ ekzemplar pa origjine njerezore ___ - Mire kur ka qene i vogel dhe nuk e kishte llogjiken per te arsyetuar , lidhur me ate c'ka ndodhi , por sot qe eshte i rritur ne nje shtet Demokratik ,- Itali prej vitesh - ku e le formimin dhe edukaten qytetare , qe mohon babane e vertete ? - Pse s'deshiron te ballafaqohet me te ? Aresyeja eshte e qarte ;- , sepse i fshihesh akuzave dhe fjaleve te shperndara pa kriter , fyese dhe jashte cdo llogjike njerezore . Nuk mund te quhet artist , apo kengetar , qe perfaqeson vendin e tend te Vendlindjes , kur mohon babane plot kulture e bagazh , me vizion te gjere tere jeten ? Mendoj se nena e Tij e ka informuar krejt ndryshe per negativitet , por edh keshtu te jete , Ti si i ri , pse qendroke i njeanshem , duke mos pase deshire , t'i degjosh te dy paraprakisht , pastaj te terhiqje konkluzione te sakta ? Nuk mund quhesh artist , apo kengetar , kur nuk je njeri ne radhe te pare . Gjithkush tjeter qe eshte njohur me kete fenomen dhe ka lexuar ato fjale tersesisht banale, del ne konkluzionin fiks se ; - nuk mund ta nderosh dhe perfaqesosh vendin me zerin tend e bukur dhe te trasheguar , por perkundrazi e ke fundosur dhe injoruar Vendin e Lindjes , ku u linde , vetem e vetem , per te fituar pike ne karjeren tende , te ciles i vure nje pikepyetje te madhe . - Mendimi im do te ishte ; 1 - Te gjesh mundesine me te pare per t'u takuar me babane Tend , qe te do dhe kujdeset per Ty , duke i kerkuar te falur - edhe pse ai , nuk do ta dshironte kete , sikunder eshte shprehur ne Publik , qe do t'i lere paskrash theniet e Tua te pasakta si prind i gjere me shpirt te gjere ndaj te birit te vet. 2 - Tu drejtohesh medjeve , ku Ti publikove te paqenat , qe je nisur thjesht nga papjekuria dhe momenti i castit ! Vetem keshtu do kesh per t'i ngritur vlerat e vehtes , ndryshe ngelesh krejtesisht i fajeuar. Keshtu do te cmohet dhe pasioni njekohesisht dhe talenti Yt si kengetar , sepse vecmas -( pa qene njeri ne radhe te pare), ngelesh i pjesshem si nje profesionalist i talentuar , por i paragjykuar nga gjithesia , per ate c'ka ke bere e shpifur per babane Tend , i cili ka gezuar dhe gezon respektin e njerezise ne drejtimin shoqeror , sikurse edhe ate shteteror me punen e Tij qe ka bere!

    Përgjigju
    • Nena: 01/07/2018 18:14

      Me vjen tju GERTHAS o njerez qe vec me punet tuaja smereni. Lereni djalin se esht aq i mrekullueshem se pikerisht u rrit larg tij e larg jush!

  • Edlira Mitrushi: 27/06/2018 21:48

    Gezim i dashur, ne familjarisht jemi deshmitare te miresise, sinqeritetit dhe mikpritjes suaj. Jemi deshmitare, se sa shume e keni vuajtur ju dhe te afermit tuaj, ndarjen me femijet. Urojme qe te jesh lehtesuar disi me kete veprim qe ke bere. Gezim, urojme shume, qe nje dite te shikojme bashke me Ermalin, duke biseduar si ati me birin. Ermal o djale,leri inatet si "mallakastriot i eger", trego qe je nje artist europian. Ti je i ri dhe ke forcen per te mposhtur urrejtjen. Kush urren, vuan vete me teper. Asnje te mire nuk sjell urrejtja.Ti ne kenget e tua, percjell aq shume mesazhe pozitive, flet aq shume per dashurine, miresine, paqen....e pra, tani, me teper se kurre eshte momenti ti vesh ne zbatim dhe vete.Forca djale!

    Përgjigju
    • Moro: 27/06/2018 22:55

      Nuk e hidhni dot ne xhep Ermalin sado te shkruani apo komentoni o felliqesira Ermali fluturon shume lart. Te ishit kujtuar vite e vite me pare

  • Mami Fredit me Çupat e Fredit në SEMAFOR: 27/06/2018 17:15

    FANTASTIK DENIS MINGA ! Një nga INTERVISTAT më të mira që kam parë tek REPORT TV deri tani !!! Vetëm një Vërejtje për REPORT TV , që INTERVISTA me BABAIN e Ermal Metës duhet të ishte të paktën 1 Orë e Gjysëm , sepse Gëzim Meta kishte edhe më shumë për të thënë, megjithatë një punë FENOMENALE nga i madhi DENIS MINGA ! BRAVO BRAVO BRAVO Një Mijë herë DENIS për këtë INTERVISTË Fantastike ! RESPEKTE edhe për GËZIM METËN sepse është një FAMILJE e Kulluar dhe e Nderuar nga MALLAKASTRA e EGËR ! Kam edhe një Këshillë për Ermal Metën , që duhet ta takojë Babain e vet dhe ti Zgjidhin MosDakordësitë nëpërmjet bisedimeve dhe JO Urrejtjes . Ermal Meta duhet të Reflektojë sa më parë , sepse Nuk i shkon një ARTISTI dhe MUZIKANTI "MLLEFI" dhe URREJTJA . RESPEKTE RESPEKTE për GAZETARIN DENIS MINGA edhe njëherë ! Nga INTERVISTAT më të Shkëlqyera që kam parë deri tani tek Emisioni DENISIT .

    Përgjigju
  • Arben Metani: 27/06/2018 16:32

    Z.Meta bere shume mire qe vendose te komunikosh me djalin qofte edhe me te vetmen rruge komunikimi qe te mbeti, publikimi. Mendoj se gjeja e vetme dhe e domosdoshme, per te dy ju prind-femije, per tu cliruar nga e kaluara, dhe per ti prere rrugen gabimeve te mundshme qe mbillen padashje sot dhe qe frutezohen ne te ardhmen, eshte komunikimi. Dhe ti e bere. Mendoj se Ermali do kohen e vet te domozdoshme te reflektimit, qe nuk eshte i lehte. Ermal, babai jot sot te ka bere dhuraten me te mire qe mund te bente nje prind ne pozitat e tij. Te lutem mos ia merr atij, kete menyre te detyrushme komunikimi, si mjet per te zbrazur dhe nje here tjeter "egoizmin" dhe "inatin e kulturuar" me ty. Tregoje Ermal kulturen tende perendimore.

    Përgjigju
  • Hyqmet: 27/06/2018 13:39

    I respektuar Ermal!Te uroj shume suksese ne jete dhe ne arte.Artisti fal shume dashuri dhe miresi nepermjet artit te vete te gjithe ndjeksit dhe degjusit ne mbar boten,pra u fale atyre gjithecka.Nuk mundesh dhe nuk munde tia mohosh kete edhe babait tende pamvarsisht gabimeve ne te shkuaren.Nje baba eshte gjithemon i djegur oer femit e vehte,gje we do ta provosh kur te behesh edhe ti baba.Te falesh eshte vyrtyt qe ty nuk besoj se te mungon.Si prinde i 5 femijve te beje thirrje te gjesh brenda vehtes firca ashty si e ke shprehur ne arte ta falesh babain tende,pasi kjo te larteson me teper sot si artiste e neser si prinde.Shume suksese.Faleminderit.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 27/06/2018 11:54

    Nuk dua te gjykoj dhe perulesisht po i them fjalet ne vazhdim ...Ermal, foli babait se po te kerkon! Po te kerkon babai, nuk eshte gje e vogel. Me beso! Po te mos kishte kerkuar, jam OK me ty, por kur te kerkon prindi, nuk duhet refuzuar mendoj, edhe nqs. ka te gjitha fajet e botes, sepse deshiron t'i flase FJALES se vet! Do te qash dhe do te pikellohesh shume besoj, kur te mos keni me mundesi te kembeni qofte edhe nje shikim. Dhe para se kjo te ndodhe, mendoj se "kartonin e kuq" duhet ta meritoje me shume bindje prindi yt, qe vetem zemra dhe mendja jote mund ta nxjerre nga sirtari. Te uroj gjithe te mirat, ne paqe me te gjithe, por mundesisht edhe me prindin tend, sepse do te ndihesh mire, shume mire. Ti dhe Ai!

    Përgjigju
  • nona: 27/06/2018 11:47

    asnjehere nuk do te jesh artist po nuk kupton se ca eshte dashurija e babait e falja eshte virtyt i artistit e njeriut te mire.per mua nuk je i kompletuer.

    Përgjigju
    • nona e babes: 01/07/2018 18:09

      Edhe po sqe per ty cfar? Tja fabrikojm nje baba ktij tani qe esht 37 vjec? Ti bejm friend ne fb? A thu mjafton me qen baba?

  • Emiliano Kojdhelaj: 27/06/2018 11:34

    Themi qe artistet jane eardhmja e vendit jane ata qe do cojne kulturen traditat dhe paqen perpara por per mendimin tim Ermali te kendoj ne cdo palko po nuk deshi gjakun e tij dhe po nuk mesoj te fali nuk eshte artist se mbi te gjitha duhet te jemi njerez dhe pastaj artist

    Përgjigju
    • Jo jo nuk themi ashtu: 01/07/2018 18:38

      Themi qe Femijet jan e ardhmja e vendit! Nuk e kam te sigurt cthoni ne Greqi por ne ne Shqiperi themi Femijet para pastaj artistet ..etj QE TE JET ARTISTI BABIT DUHET ME PAS QEN FEMIU BABIT NE FILLIM!

  • MINUSHE: 27/06/2018 10:34

    ne nje familje nuk jane gjerat kurre bardhe e zi.duhen degjuar te gjitha historite nga te dy kendveshtrimet pastaj duhen gjykuar..dhe arritur ne konkluzion. Ermali duhet te jete tolerant. Le tja lere nenes se tij dhe vuajtjeve te saj kete urrejtje ndaj babait..duhet te flase me babane, eshte ADN e vet. As jane vrare e as jane prere..kur thote populli...te flasin si njerez te kulturuar... ai eshte I ri dhe nuk duhet te kete kete urrejte...mendoj..ka qene femije kur kane ndodhur gjerat tani duhet te arsyetoje tamam si I rritur se neser do behet baba vete...

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 27/06/2018 09:07

    Ermal takoje baban! Eshte ndjenje e fuqishme ndjenja e prindit.Ju do beheni prinder,nese ende nuk jeni bere. Do ta perjetoni,ndjeni e kujtoni kete qe babai Juaj po perjeton sot.Kjo eshte ndjenje,nuk eshte vetem interes,Eshte krenari,eshte mburrje krenare.Ermal Takoje Babain! Mundesoja kete takim, eshte ndjenje qe edhe Ju e ndjeni,Hiqni inatin, menin e urrejtjen,Kjo nuk ju takon Juve, Urrejtja nuk i shkon mes prindit e femijes, e as shpirtit te madh artistik-Artit.

    Përgjigju
    • Gege: 01/07/2018 18:12

      O Gege ky esht baba per femijet qe shkolloi ne greqi. Per Ermalin fatkeqsisht nuk qe. Kush je ti ti tregosh Ermalit cte bej? Lere o rob djalin! Takoje thot kjo babin pas 25 vjetesh...se u bere i famshem e tani te do.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot