Ekskluzive-Dokumenti/ Tarifa për Rrugën e Kombit u kërkua nga qeveria Berisha në 2011

Taksimi i Rrugës së Kombit ka ngjallur kundërshti dhe akuza të forta politike. Ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook shkruan se me këtë veprim Rama takson shqiptaret pse udhëtojnë tek njeri tjetri! Por në fakt iniciativa e parë për ti taksuar shqiptarët i përket vetë Sali Berishës që në Dhjetor 2011. Nëse do t'i referohemi deklaratave të kohës, asaj të datës  24 gusht 2010, Berisha do të deklaronte se;

“Ne e ndërtuam, për ta mirëmbajtur nuk e mirëmbajmë dot, sepse nuk kemi organizma të fuqishme, sipërmarrje shtetërore për mirëmbajtje kaq të fuqishme. Ne do të detyrohemi që atë t’ia japim një kompanie të madhe, siç bëjnë të gjitha vendet, që siç e keni dëgjuar, ose i japin me koncesion, ose i privatizojnë, sepse mirëmbajtja e tyre është një proces shumë i rëndësishëm”.


Deklarata e Sali Berishës në datë 24 gusht 2010


Vendimi Qeverisë Berisha në Dhjetor 2011 për dhënien me koncension të Rrugës së Kombit

Report TV disponon këtë vendim të qeverisë Berisha Nr.874, datë 14/12/2011 për “Përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe operimit të autostradës Milot-Morinë”. Në datën 19/12/2011, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit publikoi ftesën për pjesëmarrje në procedurën para kualifikuese të koncesionit.

Në ftesën për pjesëmarrje në Koncesionin për Autostradën MILOT – MORINË për procedurën para kualifikuese thuhet se “Koncesionari, subjekt i një sere standardesh performance, do të jetë përgjegjës për operimin dhe mirëmbajtjen e autostradës, duke përfshirë dhe mirëmbajtjen e tunelit të Thirrës 5.6 km të gjatë, me dy korsi, operimin e një stacioni për mbledhjen e tarifës, dublimin e një segmenti 26 km të gjatë të autostradës si dhe ndërtimin e disa strukturave shtesë.


Ftesa për koncensionin

Nga kjo ftesë me këto detaje del në pah qartësisht tentativa e qeverisë Berisha për nisjen e taksimit që në vitin 2011.  Rreth 4 muaj pas daljes së këtij vendimi të qeverisë Berisha në datën 02/04/2012, publikohet në faqen e Autoritetit të Prokurimeve Publike njoftimi për rezultatet e fazës parakualifikuese ku marrin pjesë pesë kompani.  Kjo përpjekje e qeverisë së djathtë dështoi pasi nuk pati sukses faza e dytë në Prill 2013 pasi nuk erdhi asgjë ofertë.

Pra zanafilla e dhënies me koncesion të rrugës së kombit daton që në Dhjetor 2011 kohë kur në krye të qeverisë ishte Sali Berisha i cili sot koncesionin e quan një turp. Kjo tentativë e dështuar e kryeministrit Berisha për taksimin e Rrugës së Kombit do të riaktivizohej në Dhjetor 2014 me urdhrin nr.336, datë 31.12.2014 të ish ministrit te Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto nga ku u miratua Studimi i Fizibilitetit.

Me urdhrin nr.337, datë 31.12.2014 të ish ministrit Haxhinasto u miratua fillimi i procedurave për dhënien me koncesion/PPP të ndertimit, operimit, mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të autostradës Milot-Morinë. Në 6 Dhjetor 2016 u nënshkrua kontrata nga ministri Sokol Dervishaj dhe një grup kompanish të cilat ndërtuan një koncorcium.  Në 14 Dhjetor 2016 marrëveshja u miratua në qeveri. Kontrata e koncesionit është bërë efektive në 9 Shtator 2017.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 28/03/2018 16:58

    Bajge lope

    Përgjigju
  • Argon: 28/03/2018 13:07

    A ka ndonjë gjë që e paska kërkuar Berisha dhe nuk ia paska plotësuar LSI-ja dhe Partia Socialiste e Shqipërisë?! Po mirë, duke qenë se Berishën nuk e votuam në 2013-n dhe LSI-në në 2017-n, në zgjedhjet e ardhshme mos të votojmë edhe PS-në. Kështu shpëtojmë nga Berisha njëherë e mirë!

    Përgjigju
  • Frengu: 28/03/2018 09:34

    ore ju merreni se kush e ka propozuar, si e si tja kaloni fajin pd apo saliut, ato kane faje pafund, sa i kemi thene e rithene, por mos u anononi direkt ne anen e pushtetit, problemi ketu qendron se jane shpenzuar 2 billion euro per kete rruge, jane vjedhur shifra qe sti merr mendja, dhe serish kerkohet takse per kalimin, taksa seshte gje e keqe se rruga do mirmbahet por pse nuk ka hetim per rrugen, si u shpenzuan kaq para dhe rruga akoma seshte perfunduar, jane bere me vendim gjykate thote rama, por nga ana tjeter thote qe gjykatat jane te korruptuara, riktheji per gjykim cdo gje, shteti sesht fuqi hyjnore por demokraci e zgjedhur nga populli per popullin, te pakten teorikisht sepse e dime qe eshte vetem ceshtje pushteti, influencash, parash, e hobi per qef. Rikthe per gjykim, lulin, saliun, ilir meten, tokat e bregdetit e me radhe. keto na e kane marre jeten e gjakun.

    Përgjigju
  • loni: 28/03/2018 08:14

    Problemi është se Rama vuri 27 Lek taks për çdo litër karburant, në kohë të Salës nuk ishte. Dmth dopio taksim, dhe prisni edhe për në Durrës do verë tra me pagesë

    Përgjigju
  • Kamaleoni: 28/03/2018 00:18

    troc fare kjo tarife eshte vjedhje ket e kuptojne te gjithe... pordhet jo sala jo lsi jane narkoze demagogesh me fsheh doren (mikun) pas shtrirjes se kabullit.. shprehja me mashtruese e ligjit themeltar eshte sovraniteti i perket popullit... duhet ndryshuar ne sovraniteti i perket oligarkeve

    Përgjigju
  • Blenard: 27/03/2018 22:26

    Akoma me kete mafjozin ju ky esht kreminel se kuptoi i rrini mbas

    Përgjigju
  • Futja kot: 27/03/2018 18:21

    Me falni po dihet qe koncesioni ka qene qe ne kohen e Sales. Ideja eshte se populli ska 5 euro per t ekaluat. I dashur gazetar nes eke dale jashte tarifat shkojne ne 2.2 euro per te njejten gjatesi me kuksin. Ju lutem mos e polarizoni popullin. Pastaj thoni qe jeni te pavarur.

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 27/03/2018 18:17

    Të dashur SHQIPTAR a e kuptoni se çfar fundërrine është ky fytyra e poshtër e kombit SHQIPTAR salheu kriminel shikoni si del bllof gjithandej ky thot bëni si them un e mos bëni si bëj un . Po falemnderit ZOTIT që jan mediat e ja nxjerin kti qeni gjith të pa larat.

    Përgjigju
    • agim: 27/03/2018 20:52

      Vellezer emotra shqiptar ekosovar matan detit adriatik 150 170 vite me par lindnden hjdutet ( mafia)ne shpresoim qe partir destra sinistra e un truko pre popullin partir shikojn iteresin personal dhe me rusin qeveria jon nuk duhet te ndjek rrugen e grande kapitalizmit perndimor ne at qender te perndimit kan lindur ka lindur 2 profesor per marksismin dhe qendra e perndimit e divijoi imashtroi puntore vdekje e kapitalizmit rroft lenin e hoxha.

    • Erik: 27/03/2018 20:33

      Di te lexosh ti o zoteri? S'po thote kush pse vendos takse, po sa e vendos. Rrugen duhen mirembare po te jete takse ne raport te drejte me te ardhurat mesatare te nje qytetari. Apo kur ia fut droges ne darke Edi, e ka fajin Saliu dhe per kete...

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Babai yt Edi Rama e lavdëron SPAK kur godet opozitën, por e sulmon kur i cenon interesat e oligarkëve

Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Babai yt Edi Rama e lavdëron SPAK kur godet opozitën, por e sulmon kur i cenon interesat e oligarkëve