Ekskluzive/ Dosja e ILDKP: Gjin Gjoni vilë 700 mijë euro me para të dyshimta (E plotë)

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka konstatuar se gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Gjin Gjoni, njëherësh anëtar i KLD, së bashku me bashkëshorten e tij, Elona Çaushi, kanë blerë dyqan 150 mijë euro, apartament 53 200 000 lekë, një vilë me vlerë 700 mijë euro etj., në periudhën 2010-2012, me burim të dyshimtë.

Dosja e ILDKP për ligjshmërinë e pasurisë së Gjin Gjonit, e siguruar ekskluzivisht nga Shqiptarja.com, mban datën 23.02.2014, ndërsa është referuar tek Adriatik Llalla, asokohe kryeprokuror. Sipas ILDKP, çifti Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi e kanë blerë rezidencën në vitin 2012. Po gjatë këtij viti, ata deklarojnë blerjen e një dyqani me vlerë 150 mijë euro, 67 180 euro llogari në Strasburg si dhe 30 000 000 lekë tërheqje dividenti nga shoqëria ‘ADFD’. Për të justifikuar burimin e këtyre pasurive, ILDKP pretendon se Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi kanë falsifikuar një kontratë shitjesh aksionesh në një kompani me vlerë 300 mijë euro, kur sipas ILDKP, realisht aksionet janë shitur për 70 000 lekë.

Në vitin 2012 kanë deklaruar: 150 000 euro blerje dyqani me sipërfaqe 77 m2 në Tiranë. 700 000 euro kontratë sipërmarrjeje për ndërtimin e një vile rezidenciale, deklaruar se nuk kanë kryer asnjë pagesë, por sipas kushteve të kontratës së sipërmarrjes, të firmosur nga Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi, thuhet se kësti i parë prej 90 000 euro dhe shuma 3 498 euro për impiantin e vaditjes, janë paguar në momentin e nënshkrimit të kontratës, brenda muajit prill 2012. 67 180 euro llogari në Strasburg. 30 000 000 lekë tërheqje dividenti nga shoqëria ‘ADFD’. Për të justifikuar me burime financiare pasuritë e deklaruara, shtetasja Elona Çaushi në procesverbalin e mbajtur në ILDKPKI ka sqaruar se në vitin 2007 ka shitur 70 % të aksioneve të kapitalit të shoqërisë ‘ADFD’, shoqërisë ‘Gerb. Heinemann Albanien Gmbh’, në vlerë 300 000 euro duke paraqitur kontratën me Nr 384 kol, të datës 20.03.2007. Sipas dokumentacionit origjinal që vërteton të njëjtën shitje, e administruar nga përgjigja e QKR, e njëjta kontratë me Nr 384 kol, të datës 20.03.2007, rezulton me vlerë shitje 70 000 lekë.

Shkruhet në dosjen e ILDKP

Kontrata e falsifikuar

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive thotë se kjo kontratë është e falsifikuar, çka për rrjedhojë i bën të rreme deklaratat e pasurisë të Gjin Gjonit dhe Elona Çaushit. “Shuma 70 000 lekë specifikohet edhe në kërkesën e bërë nga shtetasja Elona Çaushi drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shitjen e kuotave të lartpërmendura, si dhe në vendimin e kësaj gjykate. Kjo do të thotë që kontrata e paraqitur në ILDKPKI është e falsifikuar dhe si rrjedhojë deklaratat e pasurisë bëhen të rreme dhe shuma e mësipërme 300 000 euro nuk mund të shërbejnë si burim i ligjshëm asetesh.

Shkruhet në dosjen e ILDKP

Thellimi i dyshimeve

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka konstatuar se shoqëria ‘ADFD’, në vitin 2007, pikërisht kur janë shitur aksionet, rezulton me humbje në vlerën mbi 45 000 000 lekë, fakt që shkon në favor të dyshimeve të fiktivitetit të veprimeve financiare të deklaruara në ILDKPKI nga Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi.

Vihet re se shoqëria ‘ADFD’, në vitet 2003, 2004, 2005 dhe 2008 ka rezultuar me fitim në total prej 2 790 121 lekë, ndërsa në vitet e tjera me humbje, sidomos në vitin 2007, humbje në vlerën mbi 45 000 000 lekë, vit në të cilin ka pretenduar shitjen e 70 % të kuotave të kapitalit në shumën prej 300 000 euro, fakt që shkon në favor të dyshimeve të fiktivitetit të veprimeve financiare të deklaruara në ILDKPKI.

Thuhet në kallëzimin e ILDKPKI

Kontrata

ILDKPKI thotë se kontrata për shitjen e 70 % të aksioneve për 300 000 euro është e falsifikuar, çka për rrjedhojë i bën të rreme deklaratat e pasurisë të Gjin Gjonit dhe Elona Çaushit.

Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi kanë deklaruar:

Viti 2010

14 000 euro nga shitja e makinës

62 000 euro makinë në bashkëpronësi me Elona Çaushin, likuiduar 25 000 euro.

Elona Çaushi deklaron:

240 320 euro pasuri të paluajtshme

180 000 USD pasuri të paluajtshme

298 000 huadhënie shtetasit Ëerner Mehlber

100 000 euro huadhënie ‘ADFD’

90 000 llogari kursimi në Strasburg

Viti 2011

53 200 000 lekë blerje apartamenti në Tiranë.

180 USD + 140 00 euro nga shitja e apartamentit dhe zgjidhja e kontratës së porosisë.

56 100 euro kthim huaje nga shoqëria ‘ADFD’

30 000 euro principal + 13 896 euro interesa nga Ëerner Mehlber

50 000 euro principal + 16 000 euro interesa nga Werner Mehlber

Viti 2012

150 000 euro blerje dyqani me sipërfaqe 77 m2 në Tiranë

700 000 euro kontratë sipërmarrjeje për ndërtimin e një vile rezidenciale

67 180 euro llogari në Strasburg.

30 000 000 lekë tërheqje dividenti nga shoqëria ‘ADFD

18 konstatimet e ILDKPKI për pasurinë e Gjin Gjonit

1- Falsifikim i kontratës Nr. 384 rep., Nr. 139 kol, të dt. 20.03.2007, për shitjen e 70% të kuotave të aksioneve të kapitalit të shoqërisë “ADFD” sh.p.k, të hartuar me dy vlera të ndryshme, 70.000 lekë dhe 300.000 Euro, deklarim i rremë dhe mungesë burimesh financiare për shumat e mësipërme.

2- Deklarim i rremë në lidhje me burimin e krijimit të aseteve të deklaruara për shumën 300.000 Euro, paraqitja e dokumenteve të falsifikuara dhe burim jo i ligjshëm.

3- Falsifikim i kontratave të huasë të dt. 17.09.2007 në shumën 160.000 Euro, me afat 5 vjet, interes 5% (kthimi deri në Prill 2012) dhe të dt. 22.04.2008 në shumën 138.888 Euro, me afat 5 vjet, interes 5% (kthimi deri në Prill 2013).

4- Deklarim i rremë dhe burim financiar jo i ligjshëm për kontratat e huasë dhënë shtetasit Ëerner Mehlber në shumën totale 298.888 Euro (160.000 Euro + 138.888 Euro).

5- Falsifikim të deklaratave No. 2604 Reg. dhe No. 2605 Reg. të datës 21.05.2010 për kthimin e shumës së huasë prej 60.000 Euro + 24.012 Euro interesa dhe 30.000 Euro + 13.896 Euro interesa nga shtetasi Ëerner Mehlber, pra gjithsej 127.908 Euro, pasi nga sistemi TIMS i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nuk rezulton që ky shtetas të ketë qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë në këto data.

6- Deklarim i rremë dhe burim financiar jo i ligjshëm për deklaratat për kthimin e huasë nga shtetasi Ëerner Mehlber në shumën totale 90.000 Euro principal (60.000 Euro + 30.000 Euro), dhe 37.908 Euro interesa (24.012 Euro + 13.896 Euro), gjithsej 127.908 Euro.

7- Deklarim i rremë në lidhje me kontratën e sipërmarrjes Nr. 1416 Rep, Nr.167 Kol, dt. 24.04.2012 të vilës rezidenciale në Farkë, tip “Champagne”, në shumën 700.000 Euro.

8- Fshehje në vitin 2010 e aktivitetit si person fizik “Bar” me NIPT L01616024T, i bashkëshortes.

9- Fshehje në vitin 2012 e aktivitetit të shoqërisë “ALBCOS – Albanian Cosmetics” me NIPT L21309006C, ku shtetasja Elona Shpëtim Çaushi figuron të jetë administratore dhe ortake zotëruese e 100% të kuotave të kapitalit.

10- Fshehje në vitin 2012 e aktivitetit të shoqërisë “Prestige Group” me NIPT L21309007K, ku shtetasja Elona Shpëtim Çaushi figuron të jetë ortake zotëruese e 100% të kuotave.

11- Fshehje në vitin 2010 i aktivitetit të shoqërisë “Terra Toscana Alimantari” me NIPT L02214025H, ku subjekti dhe bashkëshortja Elona Çaushi janë ortakë me nga 50% të kuotave të kapitalit.

12- Deklarim i rremë dhe burim jo i ligjshëm i shumës prej 14.000 Euro të përfituara nga shitja e automjetit të deklaruar në pronësi të vëllait.

13- Falsifikim dokumentesh dhe deklarim i rremë në lidhje me burimin e blerjes me kredi të automjetit tip Benz me vlerë 62.000 Euro në vitin 2010, pasi rezulton se në dt. 0.04.2010 nga ana e subjektit i është likuiduar shoqërisë “Auto Star Albania” vlera totale e automjetit, ndërsa kontrata e kredisë me Landeslease sha. është lidhur në dt. 23.04.2010, pra tre ditë më vonë.

14- Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion ligjor justifikues për kontratat e blerjes të apartamentit në Tiranë me vlerë gjithsej 53.200.000 lekë, viti 2011.

15- Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion ligjor justifikues për kontratat e sipërmarrjes për apartamentet në Tiranë me vlerë gjithsej 176.080 Euro, viti 2008, të cilat më pas janë zgjidhur si kontrata dhe shuma 140.000 Euro është deklaruar si burim krijimi asetesh.

16- Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion justifikues ligjor për apartamentin me vlerë 180.000 usd, viti 2010, i cili më pas deklarohet i shitur dhe shuma e mësipërme deklaruar si burim krijimi asetesh.

17- Burim financiar i dyshimtë për shpenzimet e padeklaruara për 109 dhe 127 hyrje–daljet nga territori i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht i subjektit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij, shpenzime të cilat nga të dhënat paraprake dyshohet të jenë rreth 250.000 Euro.

18- Burim financiar i dyshimtë për të gjitha pasuritë e deklaruara në deklaratat e interesave private të subjektit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij Elona Çaushi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:39
Dosja e ILDKP: Gjin Gjoni, asnjë pasuri të paluajtshme deri në vitin 2007

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka konstatuar se gjyqtari Gjin Gjoni nuk ka disponuar pasuri të paluajtshme deri në vitin 2007. Sipas Inspektoriatit, edhe dy automjete që ka deklaruar janë në emër të vëllait të gjyqtarit.

Në deklaratat nga viti 2003-2007 nuk disponon pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme. Ka deklaruar dhe i konfirmohet se dy automjetet janë në emër të vëllait. Në vitin 2008 ka blerë dyqan me sipërfaqe 30 m2 dhe me vlerë 55 000 euro, me kredi 90 000 euro nga NBG ma bashkëkredimarrëse shtetasen Elona Çaushi.

Shkruhet në dosjen e ILDKP 

Sipas dosjes, në deklaratën para fillimit të detyrës, në vitin 2003, Gjin Gjoni ka deklaruar një benz me vlerë 1 300 000 lekë, në emër të të vëllait si dhe pagën si gjyqtar 769 812 lekë. Ndërkaq, pasuria e Gjin Gjonit nis të ndryshojë pas viti 2008, për të kulmuar vitet e fundit. Gjyqtari ka deklaruar se kjo pasuri vjen për shkak të bashkëshortes së pasur.

Ndryshimi në pasuri

Viti 2003

Benz 1 300 000 lekë, në emër të të vëllait

Paga si gjyqtar 769 812 lekë.

Viti 2016

Paga si gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, 1 411 938 lekë.

Të ardhura si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 127 506 lekë.

Të ardhura nga qiraja, të lokalit me sip. 107 m2, 6 000 euro bruto.

Bashkëshortja, Znj. Elona Çaushi, të ardhura nga interesat e obligacioneve, 1 870 000 lekë.

Elona Çaushi, të ardhura nga paga dhe shpërblime nga shoqëria 'Albania Duty Free Distribution' sh.p.k, 10 402 000 lekë dhe 37 500 euro.

Elona Çaushi, të ardhura nga dividenti i shoqërisë 'Albania Duty Free Distribution' sh.p.k, shuma 14 457 429 lekë.

Elona Çaushi, të ardhura nga dividenti i shoqërisë 'Albcos Albanian Cosmetics' sh.p.k, 2 729 231 lekë.

Kontratë sipërmarrjeje në vazhdim për kontratën e dt. 04.07.2013, në bashkëpronësi me bashkëshorten, Znj. Elona Çaushi, vlera 130 000 euro. Të ardhurat janë siguruar nga dy kredi të marra përkatësisht më 01.04.2016 në vlerën 100 000 euro dhe 20.04.2016 në vlerën 30 000 euro.

Shtim pasurie në shumën 411 276 euro pas revokimit të kontratës për vilën tek Rolling Hills më dt. 13.05.2016, pjesa takuese 50 % (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshorten).

Kredi bankare në bankën NBG, e përbashkët me bashkëshorten, Znj. Elona Çaushi si bashkëkredimarrëse, marrë më 27.03.2008 për 15 vjet, me këst mujor 666.76 euro në shumën 90 000 euro. Detyrimi i mbetur pashlyer, 44 885.86 euro.

Kartë krediti Amex-Black, kartë e dytë bashkëngjitur kartës primare në emër të Znj. Elona Çaushi, mbuluar nga Znj. Elona Çaushi, - 5 930 euro.

Kartë krediti Amerikan Express Gold në Bankën Credins, detyrimi i shlyer 13 000 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, - 8 371.67 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në Bankën Credins, të ardhura nga qiraja e lokalit, 13 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në Bankën Credins më 31.12.2016, të ardhura nga rroga dhe shpërblime, 75 574 lekë.

Elona Çaushi, kontratë overdrafti në Bankën Credins mbi pagën në vlerën 1 000 000 lekë.

Elona Çaushi, overdraft për kartën e kreditit Amex Black në Bankën Credins me limit 75 000 euro, gjendja më 31.12.2016 është - 5 930 euro.

Elona Çaushi, gjendja e llogarisë bankare në Bankën Credins, më 31.12.2016, të ardhura nga pagat, shpërblimet dhe dividenti, 35 988.27 euro.

Elona Çaushi, gjendja e depozitës bankare në Bankën Credins, më 31.12.2016, të ardhura nga pagat, shpërblimet dhe dividenti, 4 109 934.6 lekë.

Elona Çaushi, gjendja e llogarisë bankare është 61.47 dollarë.

Elona Çaushi, gjendja e depozitës bankare është 3 173 276.66 lekë.

Elona Çaushi, gjendja e depozitës bankare në bankën Credins më 31.12.2016 plus interesat, 158 428.28 dollarë.

Elona Çaushi, gjendja e depozitës bankare në bankën Credins më 31.12.2016, të ardhura nga zgjidhja e kontratës plus interesat mbi këtë shumë, 411 565.3 euro, pjesa takuese 50 %.

Elona Çaushi, kontratë obligacionesh me bankën Credins me dt. 17.11.2015 dhe afat maturimi 31.12.2017, blerë me të ardhura nga dividenti i kompanisë 'Albania Duty Free Distribution' sh.p.k, në vlerën 22 000 000 lekë. Fitimi i marrë gjatë vitit 2016 është 1 870 000 lekë.

Elona Çaushi, gjendja e depozitës bankare në Societe Generale Strasbourg France më 30.12.2016, të ardhura nga rroga dhe shpërblimet, 6 273.39 euro.

Elona Çaushi, gjendja e depozitës bankare dhe llogarisë rrjedhëse në Erste Bank Viene, Austri më 30.12.2016, të ardhura nga rroga dhe shpërblime, 10 597.76 euro.

Elona Çaushi, kredi bankare në bankën Credins, në shumën 130 000 euro me afat 180 muaj, marrë më 01.04.2016. Detyrimi i shlyer, 9 072.9 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 126 508 euro.

Elona Çaushi, punime shtesë nga shoqëria, vlera 2 766 000 lekë.

Elona Çaushi, shtesë pasurie pas kthimit të huasë në bazë të kontratës dt. 22.01.2016 me afat maturimi 1-vjeçar, 40 000 euro + 4 000 euro interes.

Elona Çaushi, kontratë huaje nënshkruar më 03.05.2016 me shoqërinë 'Albania Duty Free Distribution' sh.p.k, kthyer më 13.05.2016 në vlerën 1 500 000 lekë, pa interesa.

23) Bashkëshortja, Znj. Elona Çaushi, gjendja cash, të ardhura nga pagat e shpërblimet, 7 500 euro.

Elona Çaushi, shtesë pasurie sipas një vendimi gjyqësor dt. 19.12.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, në proces ekzekutimi shuma 30 000 euro + 6 295 euro interesa.

Elona Çaushi, pronare (zotëruese pasive e aksioneve) e shoqërisë 'Best Buy Drug Store' sh.p.k, financuar nga huaja e dhënë nga shoqëria 'ADFD' sh.p.k dhe overdraft nga banka Credins, vlera 100 000 lekë. Shoqëria ka pezulluar aktivitetin.

Elona Çaushi, pronare (zotëruese pasive e aksioneve) e shoqërisë 'Bio Gourmet' sh.p.k, financuar nga huaja e dhënë nga shoqëria 'Adfd' sh.p.k, vlera 100 000 lekë. Shoqëria ka pezulluar aktivitetin.

Elona Çaushi, pronare (zotëruese pasive e aksioneve) e shoqërisë 'Vintage Second Hand and New' sh.p.k, financim personal, vlera 100 000 lekë. Shoqëria është në proces likuidimi.

Shpenzime për vitin 2016 shlyerjen e kredisë bankare në bankën NBG, e përbashkët me bashkëshorten, Znj. Elona Çaushi si bashkëkredimarrëse, marrë më 27.03.2008, shuma 90 000 euro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BARDHI: 07/08/2018 08:18

    Skeni asnje te drejte morale te komentoni me te tjere pasi kaluat artur malaj kryehajdutin dhe bastardin ju jeni te gjithe si ai ndaj e mbrojtet ptuuuuu

    Përgjigju
  • tani: 06/08/2018 10:51

    kur kaloj vetingur artur malaj banditi perfundimisht u orovua qe eshte farse e gjithe kjo

    Përgjigju
  • I pa besushmi: 06/08/2018 10:15

    Vetem kete surrat mos akuzoni,se e ka si djale sali krimineli;eshte e pa besushme te kete vjedhur-ky ka trashegim te madh nga stergjyshi prandaj te mos preket dhe te shkoje prane zaganjorit!

    Përgjigju
  • Kafsha: 06/08/2018 09:09

    Gjin katruvja me ate shkolle qe ka dhe kursin e plepave vetem per te vjedhur eshte vene aty dhe per te mbrojtur hajdutet qe e kane vendosur

    Përgjigju
  • Tomi: 05/08/2018 17:44

    Atje ku ju dhemb shpirti ju vrafte Zoti o vemje

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 05/08/2018 10:55

    O Shqiptar a keni një pik dinjiteti që vazhdoni e mbani qelbësira si xhin gjoni kapartoni në drejtësi. Po ky duket që në fytyr se çfar palaço është. Këta fundërrina i instaloi kryekrimineli shqipris maloku salhe për interesat e familjes së pështir të tijën. ZOTI E MALLKOFT të kriminel ordiner salheun E ZOTI BEKOFT SHQIPRIN

    Përgjigju
  • Popull: 05/08/2018 10:07

    Po ca na hapni barkun me kete vetingun,ky plehra eshte me i paster se ai plehra tjeter artur malaj qe kaloi vetingun... Yyy mos u ngopshi ,jua dhëntë zoti ku tju dhëmbi me shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës