Ekskluzive-Dosja e plotë/ Përgjimet greke, ja si Balili komandonte trafikun e drogës

“Shqiptarja.com” zbardh sot ekskluzivisht dosjen e plotë të përgjimeve të policisë greke për Klement Balilin. Kjo dosje që ka sjellë drejtësia greke në Shqipëri është një nga provat më të forta që ka prokuroria shqiptare për akuzat e ngritura ndaj Balilit për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Këtu, ashtu siç e ka pohuar edhe vetë Balili në intervistën e dhënë për gazetarin Artan Hoxha në Report TV, ai akuzohet se ka trafikuar mbi 600 kg hashash në ishullin e Zakynthos në Greqi.

Në ditët e para të muajit Maj 2016, Klement Balili, dyshohet se organizoi transportin nëpërmjet detit nga Shqipëria drejt Greqisë, të një sasie të madhe kanabisi 678 kg, në marrëveshje të plotë me koordinatorin e transportit Georgios Alyfandi, asistuar nga Ksenofonda Anagnostopulo dhe dy korrierë shqiptarë Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj, të cilët ndodheshin në det, por që sipas akuzës koordinoheshin nga toka nga Balili që qëndronte në Sarandë. Nga këtu, po sipas dosjes së sjellë nga pala greke Balili fliste me dy numra grekë, duke dhënë urdhra për korrierët e tij dhe koordinuar veprimet me kreun e organizatës greke Georgios Alyfantis.

Drogën që ua dërgonte Balili nga Shqipëria, Alyfantis dhe organizata e tij e përbërë nga Spiridon Kolevris, Athina Vossou, Dimitrios Papamihelakis, Hristos Horianopoulos, Zaharias Rontos, Mihail Sofronas, Nikolaos Tasopoulos, Stamatis Bouropoulos, Stefan Zotos e shpërndante me kamionë në të gjithë Ballkanin dhe vendet e Europës, deri në Angli. Episodi i fundit i Balilit në këtë trafik droge dhe që është mundur të provohet nga prokuroria, daton në prill 2016 kur nga bregdeti shqiptar pranë Sarandës është nisur drejt bregut grek një skaf, duke kaluar nga ana perëndimore e ishullit të Korfuzit, ku është fshehur në një zonë të pabanuar në brigjet e Greqisë së veriut. Dy peshkatarët shqiptarë që tashmë ishin korrierët e dërgesës prej 678 kg drogë, Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj, të dy nga Saranda, respektivisht 59 vjeç dhe 22 vjeç, sipas policisë greke nën urdhërat e Balilit, u nisën me një skaf me emrin “Vasiliki”, më 5 maj 2016 dhe e dërguan sasinë prej 678 kilogramësh marijuanë nga brigjet shqiptare për në Greqi.

Të dy peshkatarët transportues mbërritën në ishullin Zakynthos në orët e para të mëngjesit të 7 majit 2016. Atje ata duhej të dorëzonin drogën të tre anëtarë grekë të organizatës kriminale, të cilët udhëhiqeshin në teren nga Georgios Alyfantis, i cili kishte 12 ditë që priste në terren. Ky i fundit mbante kontakte me Klement Balilin në Shqipëri dhe Petro Dalanaj, që ndodhej në det. Në përgjimet e siguruara ekskluzivisht nga “Shqiptarja.com” Balili sipas akuzës është personi me emrin “Kely”. Greku Alyfantis në çdo telefonatë i drejtohet Petro Dalanaj me “Baba”, ndërsa Dalanaj i thotë “...biri im...”, duke lënë të nënkuptohet se ata janë babë e bir dhe po bisedojnë për diçka familjare. Ndërkohë që sasia e drogës në përgjime thirrej me emër të koduar “Makina”, ndërsa pakot janë koduar me fjalën “Mali”.

Por, pavarësisht këtij maskimi të sofistikuar, diçka problematike ka ndodhur mes këtyre burrave në det dhe në tokë, që ka prishur skemën dhe kodet e tyre. Dy korrierët shqiptarë kanë ngatëruar ishullin, vendin se ku ishte rënë dakord të linin mallin, duke e lënë drogën në një ishull tjetër të vogël pranë Zakynthos, që ishte nga pas vendit ku ishte lënë dakord në fillim. Pasi dorëzuan drogën, ata vijuan rrugën me skaf në drejtim të Patrës, por u arrestuan nga policia greke atë ditë. Pas kësaj ngatërrese dy krerët e grupeve kriminale në Shqipëri dhe Greqi, Balili dhe Georgios Alyfantis, fillojnë të kryejnë një sërë telefonatash shqetësuese, duke biseduar se tashmë “makina” nuk bënte më, kishte dalë jashtë funksionit dhe se “malet” pakot me drogë po numëroheshin nga policia.

Balili dhe Georgios Alyfantis, të dy të mërzitur këshillojnë njëri-tjetrin që të ruajnë qetësinë dhe të mos u bërtasin korrierëve, pasi kanë frikëse mos ata nga paniku mund të bëjnë ndonjë gabim edhe më të rëndë. Megjithëse dy korrierët nuk ua hapnin telefonat, pasi ishin kapur nga policia. Në një material hetimor që siguron “Shqiptarja.com” evidentohen rreth 20 biseda të përgjuara mes këtyre burrave në det dhe në tokë. Pas dështimit të gjithçkaje greku Alyfantis i thotë në telefon Balilit që ndidhej në Shqipëri se ka ngelur me “bukë, djathë e domate”, ndërsa Kelmenti i premton se herën tjetër do i sjellë një ngarkesë me 5. Për më tepër mund të lexoni përgjimet e plota:

UDHEZIMET E BALILIT PER KORRIERIN
Peshkatari Petro Dalanaj dhe Kleanth Pataj të vënë në shërbim si korrierë të Klement Balilit në datën 5 maj 2016, pikërisht ditën kur Policia e Shtetit, përkujtonte dëshmorët e saj të rënë në luftën kundër krimit, nisen nga Saranda në drejtim të Greqisë me një skaf të ngarkuar me drogë. Skafi ndodhej në det, në gjirin e Sarandës dhe në bordin e skafit ishte ngarkuar dhe sasia e drogës, ku tashmë pritej vetëm urdhëri i Klement Balilit që ndodhej në tokë. Mes Klement Balilit “KELY” dhe Petro Dalanaj është bërë kjo bisedë telefonike:

Dalanaj: Çfarë ore më do ti mua se unë po nisem avash avash?

Kely: Nisu se kur të errësohesh futesh direkt.

Dalanaj: E.?

Kely: Kur të errësohet do të futesh direkt këtu në gji.

Dalanaj: Do më thuash kur të jem aty afër, hajde.

Kely: Do vish direkt tek unë, tek numri  1.

Dalanaj: Ku të duash ti. Ti do më thuash më vonë.  Hajde.

Kely: Hajde direkt tek njeshi.

Dalanaj: Mirë mirë, hajde.

GREKU DHE KORRIERI
Teksa ndodhet në pritje për t’u nisur korrieri i Balilit, Petro Dalanaj komunikon dhe me Alyfantis në datën 5 maj 2016, ku flasin për grevat në Greqi, dhe caktojnë dhe ditën se kur duhet të nisej skafi dhe të mbërrinte në Greqi. Pra mbërritja duhet të ishte në datën 6 maj, ndërkohë biseda zhvillohet në mënyrë të koduar si babë e bir.

Dalanaj: Po

Alyfantis: Hajde o ba çfarë bën. Çfarë bënë

Dalanaj: Mirë. Ti..

Alyfantis: Të lumt. Në rregull çdo gjë mirë

Dalanaj: Çdo gjë mirë.

Alyfantis: Po.

Dalanaj: Ti në rregull.

Ayfantis: Në rregull jam. Na zuri greva. Nga nesër janë greve anijet këtu. Deri të Martën – Merkurën.

Dalanaj: Di unë. Çfarë të them.

Alyfantis: Pooo.. Mirë je, në rregull je kështu

Dalanaj: Po po po.

Alyfantis: Jo për sot. Për nesër në dark siç e the.

Dalanaj: Jo sot nesër në dark.

Alyfantis: A! Natën e mirë. Jam këtu.. 15 ditë këtu....

Dalanaj: E di. Çfarë të bëj unë tani ë..

Alyfantis: Po po babi im . Çfarë thua tani

Dalanaj: Jam këtu 3 ditë. E di ti. Je sot…

Alyfantis: Po si nuk di.

Dalanaj: Sonte hodha spiranc në Kefalonia sepse kishte shumë dallg dhe nuk mundesh.. dhe u nisa sot , sot në mëngjes në orën 05:00 avash avash

Alyfantis: Po.

Dalanaj: Tani kam ndaluar diku. Po ha çik bukë sepse është shpejt akoma.

 Alyfantis: Mirë babi. E di .. Çfarë të .. Këtu do të qëndrojmë deri e Enjten ne këtu.

Dalanaj: E di, e di.

Alyfantis: Deri të Enjtën tëndë.. Deri të Mërkurën..

Dalanaj: Po po po.

Alyfantis: Çfarë të bëjmë...Ta bëjmë të Mërkurën tjetër,çfarë të bëjmë.

Dalanaj: Jo. Pasi unë kam ardhur këtu afër teje tani në fshat.

Alyfantis: A!

Dalanaj: Kupton

Alyfantis: Po. Po! Do çmendemi fare tani.

Dalanaj: Çfarë të them unë,Di unë.Unë 3 ditë.

Alyfantis: Po.

Dalanaj: Brenda në detë.

Alyfantis: Po po.

Dalanaj: Nejse.

Alyfantis: Nejse. Ne rregull.

Dalanaj: Te behet mire puna. Te behet mire puna.

Alyfantis: Po po. Ne rregull u be.

Dalanaj. Ne rregull shok. Hajde se flasim.

Alyfantis: Ne rregull. Ne rregull. Cao . Puthje.

KORRIERI DHE BALILI
Jo shumë larg nga kjo bisedë në datën 5 maj 2016 rreth orës 8:00 të mbrëmjes sërisht është zhvilluar një bisedë tjetër mes Dalanaj dhe Kelit.

Kely:  Hajde vëlla.

Dalanaj: Çfarë ore të vij unë atje?

Kely:  Sa është ora?

Dalanaj: Eeee.

Kely:  Sa është ora tani?

Dalanaj: Tani është 8.

Kely:  Në orën 10.  9:30-10:00.

Dalanaj: Në 10?

Kely:  Ne 9:30-10:00.

Dalanaj:  (Tekst pa kuptim) Më dëgjon?

Kely: E?

Dalanaj:  Do parkoj në një vend unë dhe rreth orës 10:30-11:00 do vij aty.

Kely: Hajde, mirë.

BISEDA ME KODE NGA DETI
Ndërkohë pas 1 ore e 17 minuta më pas si Balili-Kely dhe korrieri Dalanaj që ndodhej në det flasim sërisht, ku flasim në mënyrë të koduar se në çfarë kasolle duhet të qëndrojë, pra në cilin gji detar.

Dalanaj: Hajde vëlla.

Kely:  Ku je tani ekzaktësisht?

Dalanaj: Do parkoj tani diku dhe do pres nga ti, të më bëshë zile.

Kely:  Afër kasolles?

Dalanaj: E?

Kely: Afër kasolles je?

Dalanaj: E , e jam afër kasolles në një gji të vogël. Më dëgjo, që nga momenti që të më bësh zile, për gjysëm ore do të jem aty.

Kely: Mirë nëse shikon se vete shumë, jep më vonë.

Dalanaj: Mirë.

“KELY” UDHEZON DREJTUESIN E SKAFIT
Sërisht në datën 5 maj 2016 kur ora po afronte 10 e natës mes Kelit dhe Dalanaj është bërë kjo bisedë, duke e orientuar se si duhet të eci në det

Dalanaj:  Hë re vëlla.

Kely:  Hajde avash avash

Dalanaj:  Eee.

Kely: Futu avash avash. Ec.

Dalanaj: Po vij.

Kely: Do dalësh nga maja dhe do futesh në gjirin e madhe.

Dalanaj: E di ore e di. Atje në anë ku zbresin makinat?

Kely: E, siç futesh në  plazh.

Dalanaj:  Siç është rruga, hajde.

Kely:  Eee, nga ana e brendshme që është, jo nga ana tjetër.

Dalanaj: Ku është rruga, hajde.   

Kely: Ee nga ana e brendshme jo nga ana tjetër. 

Dalanaj: Jo atje. Nga ana e brendshme.

Kely: Nga brenda.  

Dalanaj: Erdha, erdha. Hajde. 

Kely: Hajde.

Sërisht në datën 5 maj 2016 mes Kelit dhe Dalanaj zhvillohet kjo bisedë, duke e orientuar sërisht se çfarë manovrash duhet të bëjë në det.

Dalanaj: Tani jam në mesin e gjirit.

Kely: Tek gjiri im;

Dalanaj: Në gjirin e Sarandës.

Kely: Hec avash, avash. 

FRIKA NGA NJE AKSION NGA TOKA
Por teksa ora ka shkuar 00:08 dhe ka hyrë data 6 maj 2016 mes dy këtyre protagonistëve bëhet kjo bisedë, duke i thënë se ka lëvizur një makinë ndaj duhet t’i japë pak gaz, se ku dihet se kush mund të ketë informacion nga toka thotë Balili.

Dalanaj: Hajde vëlla.

Kelly: Ku je;

Dalanaj: Tani dua 10 minuta të shkoj tek “Koka”. Po iki avash avash.

Kely: Nuk e di, kanë parë një makinë që u nise nga “Thans” nga drejtimi i “Thans”. Jepi çik gas.

Dalanaj: Kush u nis.

Kely: Nuk e di u nis nga Saranda.

Dalanaj: Mirë, Mirë.

Kely: Jepi dhe shiko nga pas.

Dalanaj: Mirë, mirë.

Kely: Mos të ka kapur ajo

Dalanaj: E kuptova. Mos më kanë parë mua apo jo;

Kely: Nuk e di kush ka informacione nga toka.

Dalanaj: Mirë, mirë.

Në vazhdim i flet Petros në një person të tretë.

Dalanaj: Shif çik nga pas.

NGATERRIMI I ISHULLIT
Ndërkohë teksa ora ka shënuar 02:02 komunikimi mes Keli Balilit dhe Petro Dalanaj vijon me këtë përmbajtje, ku Dalanaj e ve në dijeni se ka mbërritur në Greqi por jo në ishullin ku ishte rënë dakord, por në një ishull tjetër që ndodhet nga pas, duke u zhvendosur 7 milje larg.

Dalanaj: Hajde vëlla.

Kely. Kalove çdo gjë, Kalove shumë

Dalanaj: Po ika.

Kely: Ike shumë milje nga ishulli.

Dalanaj: 5-6-7 milje. Kam vajt në një ishull tjetër, është një ishull tjetër nga pas.

Kely: Mirë atëherë. Hapu çik dhe ik avash avash.

Dalanaj: Mirë, hajde.

Kely: Hajd shëndet.

KORRIERI I ANKOHET GREKUT
Teksa skafi me 670 kg drogë ka hyrë në Greqi, në datën 6 maj 2016 kreu i grupit kriminal në Greqi Alyfantis në mëngjes në orën 09:21, ku flasin për një pagesë 500 euro dhe se Dalanaj i ankohet se ka një jetë me punën e detarit.

Alyfantis: Hajde baba. Miredita.

Dalanaj: Miredita. Cfare bene;

Alyfantis: Mire jam. Ti;

Dalanaj: Po pi kafe;

Alyfantis: Po.

Dalanaj: Me shkum apo qumësht; hahahah

Alyfantis: hahahah. Je njësh gjithmonë mire.. Hahahhah. Çdo gjë mirë...

Dalanaj: Po po po. Udhëtoj.

Alyfantis: Të lumt.

Dalanaj: Një jetë këtë pune.. Ja q...a. Çfarë po,çfarë do pësojmë, nga çfarë do ikim nuk e di.. hahata Nga ku.

Alyfantis: Të lumt. Të jesh i fortë.. Të jesh i fortë..

Dalanaj: Ke 500 euro ti lart.

Alyfantis: Të ka dhënë ty

Dalanaj: Jo re. Ato re ato.

Alyfantis: Në rregull . Në rregull.

Dalanaj: Kuptovel

Alyfantis: Në rregull. Në rregull. Në orën 02:00- 03:00 atje.

Dalanaj: Në mëngjes e;

Alyfantis: Më shpejt.. Më shpejt nuk bëhet

Dalanaj: E , sepse dua të iki, të iki prapë unë.

Alyfantis: Bukur.

Dalanaj: Jam 3 netë , e di ti. E kupton tani.

Alyfantis: Bukur do të flasë.

Dalanaj: Po po. Bëj komand ti dhe do të flasim më vonë.

Alyfantis: ( tekst pa kuptim ) 2 orë. Në rregull bukur. U bë u bë.

Dalanaj: Në rregull;

Alyfantis: U bë  bë . Po u bë.

Dalanaj: Hajde i’a kalofsh mire.

Alyfantis: Të jesh mirë. Shëndet babai im. Shëndet.

Dalanaj: Hajde cao. Cao.

Alyfantis: Cao.

DITA TJETER
Teksa nata ikën dhe vjen dita, Petro Dalanaj dhe skafisti tjetër që e shoqëron Kleanthi, në 6 maj 2016 ndodhen në det,
kur në orën 11:24 telefonohen nga Klement Balili, i cili i pyet se çfarë kishin bërë dhe çduhet të bënin më tej. Ndërsa Dalanaj i kishte pohuar se në agim kishte ndezuar skafin dhe ishte larguar në thellësi në mënyrë që të mos e shikonte njeri.

Dalanaj: Fjeta një orë, me një e gjysëm dhe në katër të mëngjezit e ndeza për të mos më parë njeri para  agimit.

Kely: Mirë. Je mirë tani; Hec avash, avash.

Dalanaj: Ik. Hajde, hajde.

GREKU I JEP LAJMIN BALILIT PER SKAFIN
Sapo skafi me drogë ishte afruar pranë vendit ku ishte planifikuar të tërhiqej droga nga grupi grek që drejtohej nga Alyfantis, Klement Balili telefonon me numër grek nga Shqipëria në Greqi, Alyfantis. Të dy bisedojnë se makina (droga) është është brenda, duke nënkuptuar detin dhe nuk del. Ndërsa Alyfantis ia kthen se makinën e shikon dhe e ka përballë. Ndërsa Keli ia kthen, “....Të lumtë o vlla... kështu më thuaj...”.

Kelly: o vlla ..

Alyfantis: Makinë është brenda nuk del.. Dhe babain e kam sjellë  përballë meje fiks.. Për një orë e gjys do të jemi ..

Kelly : Makina .. nuk del;

Alyfantis: Makinën e shohim.. Nuk del.. është brenda..

Kelly : Aaa;

Alyfantis: Makina , nuk del , është brenda.. e shohim..

Kelly :Aaa , e shef;

Alyfantis: Po , po.. Këtë po të them.. Po .. Jemi shumë mirë.. është shumë mirë..

Kelly : Aaa...

Alyfantis: Është përballë meje... E kam sjellë përballë meje.. Për një orë e gjysëm do mbarojmë..

Kelly : Të lumt o vlla ... Kështu më thuaj.. E shef .. çdo gjë në rregull thuaj.. Hajde

Alyfantis: Të gjitha..

Kelly : Hajde..

Alyfantis: O vlla , ushtrim kam.. hajde

Kelly : hajde cao... cao...

Alyfantis: hajde cao... cao.. cao

KORRIERI NGATERROHET, TERBIMI I BALILIT
Megjithëse skafistët  kanë mbëritur në Greqi, Petro Dalanaj dhe Kleanthi që e shoqëronte kishin ngatëruar vendin e dorëzimit të drogës dhe nuk po vinin në drejtim të pozicionit ku po i priste Alyfantis dhe grupi i tij grek. Mes Kelit dhe Alyfantis zhvillohet kjo bisedë në 6 maj 2016, ku tregohet qartë problemi serioz që ata nuk po gjenin dot njëri-tjetrin. Klement Balili nga Shqipëria e çuan “kurvë” Dalanaj, ndërsa Alyfantis përpiqet ta qetësojë “Kelin” duke e këshilluar që të mos e telefonojë Dalanaj e mos i bërtasë pasi e zë paniku, duke ju ndrojtur korrierit se mos bën ndonjë: “trapllik”.

Kelly: Hëre vlla..

Alyfantis: Po vjen avash avash.. Anash , anash që të na gjej.. Për të na gjetur.. Nuk mundet të na gjej.. Nuk mban mend të vij..

Kelly: si .. Si nuk mban mend kurva ore.. do më çmendi tani..

Alyfantis: E për këtë po të flas.. Më lerë o pederast.. mos.. dhe mos e merr ti thuash asgjë që ta zeri paniku dhe të bëj ndonjë trapllik “.. lëre rehat .. ka një orë .. një orë e gjysëm jemi atje dhe e presim .. dhe po thot hajde hajde hajde”

Kelly: Kaq ngatërese është kjo

Alyfantis: Po, po vij..

Kelly: Kaq ngatërresë

Alyfantis: Po vij po të them.. Nga .. gjithnjë kështu na thotë.. nejse varja..

Kelly: Ore ti çfarë traplliku është kjo.

Alyfantis: I është prishur makineria thotë.. tani ... gënjeshtra thot... të vërtetën thotë.. në këtë orë.. Q... robt .. Lëre të vij .. mos e tremb.. mos i fol fare që ta shash.. lëre të vij.. Po vjen nga ana e anës.. ne..

Kelly: Mos është dikur tjetër o vlla..

Kelly: Mirë. Mirë .. mirë më prit.. shëndet

Alyfantis: u bë... u bë....

ZHDUKEN KORRIERET, GREKU E BALILI TE SHQETESUAR
Në mesnatë kur ora shënonte 03:03 Alyfantis nga Greqia telefonin Kelin në Sarandë në datën 7 maj 2016, ku ngrenë dyshime se skafistët mund të kenë humbur në det dhe të ketë shkarkuar drogën në vend tjetër, të panjohur. Greku ankohet se ka një orë është në pritje së bashku me njerëzit e tij tek vendi ku ishte lënë për zbarkim dhe se ishte çmendur, pasi nuk mund ta shikojë. Ndërkohë Greku vijon ta këshillojë Kelin se duhet të qëndrojë i qetë dhe këtë këshillë ja thotë tre herë në telefon. “Nuk bëhet... As lart ... as posht.. Nuk e gjejnë në asnjë vend.. 5 persona.. Nuk di të vij atje ku na tha.. atje ku treguan.. ai më tha do vij shpejt...”-i thotë Kelit, Alyfantis.

Kelly: hajde vlla..

Alyfantis : O vlla..

Kelly: Po

Alyfantis: Ai .. ndoshta ka humbur.. ai ... ai.. Po kërkon nga ne.. Erdha tha atje ku më thatë .. nuk e di ku është njeriu..

Kelly: Thuaj të  gjesh ndonjë vend.. që do të ulesh lart.. të shohësh  gjerat .. thuaj që të ulet.. Mua nuk ma ngre celularin..

Alyfantis: Ai e di që është trap.. Ka bërë trapllik njeriu ndaj.. Ndaj po të them që mos ta marrësh.. Unë e dëgjoj.. Më thuaj fletë vazhdimisht.. Na ka çmendur.. Nuk e di ku është.. Nga çka i themi.. Por ti nuk di i them unë.. Por ti më thotë nuk më shikon.. Tallet me ne.. çfarë të them tani.. Na ka çmendur.. Nga ora 1 jemi këtu.. Duhet të.. të çohemi të ikim .. Nuk bëhet kjo gjë.. Këtu çohen delet.. Na ka çmendur..

Kelly: Pa shif të ulen edhe pak..

Alyfantis: Nuk e di ku është.. Ka çmendur..

Kelly: Kështu të thotë..

Alyfantis: Nuk e di ku është.. çfarë të them.. Në rregull vlla..

Kelly: Hajde..

Alyfantis: Do të marr përsëri...

Kelly: I thuaj .. Qetësohu pak o gjysh i thuaj .. Ka çmendur fare tani më..

Alyfantis: Të qetë .. të qetë.. të qetë .. Të qetë e kam unë .. tek ty po flas.. Më ka çmendur.. Nuk bëhet... As lart ... as posht.. Nuk e gjejnë në asnjë vend.. 5 persona.. Nuk di të vij atje ku na tha.. atje ku treguan.. ai më tha do vij shpejt.. Një sinjal dua të më thotë.. të të shof....

Kelly: Ai më tha që ishte.. dhjetë 10 milje ee fle gjithë ditën atje..

Alyfantis: Ku ; ku; ku; që nga ora 12 vjen këtu o vlla .. Ora ështe tre (3).. 

Kelly: Mirë.. Ri ti pak më shumë kështu që të ngrihesh.. Dhe më pas thuaj  që është.. shko dhe gjej një vend ti hedh.. ti shkarkoj 

Alyfantis: Në rregull .. në rregull ... prit edhe pak .. në rregull

Kelly: Është si të filloj dita .. ta shoh ditë një herë .. të vij.. të vij.. të vij ditën ta shoh atë

Alyfantis: Në rregull... në rregull .... në regull  prit të shohim edhe pak.. në rregull

Kelly: Është si të filloj dita ... ta shoh edhe një herë.. të vij.. të vij ditën dhe ta shof atë..

Alyfantis: Në rregull..

Kelly:  Në rregull;

Alyfantis: Në rregull vlla.. Po

Kelly: A...A.. nuk.. nëse nuk e gjen tani sot deri në pesë (5).. i thuaj që ta gjej.. kudo.. atje

Alyfantis: Eee.. mos ik ti nga telefoni.. po presim të shohim .. nuk e di.. Në rregull;

Kelly: ( tekst pa kuptim )  unë telefonin vlla..

Alyfantis: Në rregull

Kelly: Këtu jam..

Alyfantis: U bë.. u bë..

BALILI E GREKU HUMBIN SHPRESAT
Pas 29 minuta sërisht Alyfantis flet me Kelin në Shqipëri duke e pyetur nëse kishte folur me korrierin Dalanaj. Biseda mes dy protagonistëve tregon se ata i kanë humbur shpresat.

Alyfantis: Here ..

Kelly: Fole;

Alyfantis: Nuk ma ngre.. I vura edhe kart.. tre karta i vura ne mengjes.. dhe tjetri qe flet..

Kelly: vere .. ( tekst pa kuptim)

Alyfantis: Ai që është posht.. Më thotë nuk... o vlla.. Nuk mundemi më thotë.. e ka zënë paniku.. traplliqe po na thotë.. nga ora 12 e ditës..

Kelly: I thuaj të...

Alyfantis: Gjitnjë .. gjithnjë 5 (pese) min dhe 2 (dy) milje.. dhjetë (10) milje (2) dy milje , 5 (pesë) min 10(dhjetë) min jam këtu po ju shof.. dhe më pas nuk na shef.. si bëhet;  Nuk di të vij.. çfarë të bëjmë tani... nuk kemi mundësira vlla.. duhet të ikim..

Kelly: Përse deri çfarë ore mundemi

Alyfantis: Nuk mundemi.. sepse.. duhet edhe një orë të ngjitemi lart që këtu që atje ku do ti mernim.. Do të shkoj ora pesë e gjyshëm.. nuk bëhet kjo gjë..

Kelly: E do të rrinë edhe pak akoma...

Alyfantis: Po.. u thash të rrinë deri në katër... katër.. dhe më pas nuk bëhet..

Kelly: Mirë i the.. Ne do .. i thuaj.. Ne vlla.. merr vetëm ti, mos ta marr ai.. mer ti.. ( tekst pa kuptim )

Alyfantis: Po

Kelly: Nëse nuk mundesh .. deri ne (4) te mijat jane.. nuk mundemi me shume shko.. ti gjesh .. shko ti hedhesh diku...

Alyfantis: Po

Kelly: Ta hedh mos ta mbaj

Alyfantis: Po bukur..

Kelly: Dhe te vij dita ti shof gjerat.. Fshatin më pas..

Alyfantis: Ne rregull .. ne rregull...

Kelly: Dhe shif mos prishet.. nafta..

Alyfantis: Ne rregull..

Kelly: Dhe mos te behet edhe ajo me pas... ( tekst pa kuptim )

Alyfantis: Ne rregull..

Kelly:Kjo eshte trapllik me pas...

Alyfantis: Ne rregull o vlla.. Çfare të shohim .. do flasim.. U bë  bë..

Kelly:Pa merr ... merr edhe me thuaj

Alyfantis: Në rregull cao

KORRIERET NUK NGRENE TELEFONAT
Në mëngjesin e 7 majit 2016 në orën 04:09 Keli dhe Alyfantis bisedojnë sërisht duke pohuar se në Greqi po e presin korrierin por asnjë shenjë nuk duket.

Kelly: Here vlla..

Alyfantis: E mora ne telefon nuk e ngre.. Nuk e shohim.. te ike.. te ike e ti hedh dhe te vij neser ne mengjes te shof.. dhe ne dark flasim perseri

Kelly: Mere thuaj u vlla.. Mos po vjen atje.. Mere thuaj.. Mere

Alyfantis:  E marr, e marr tani... po te flas tek tjetri bie zilja nuk e ngre.. e marim edhe nga posht nuk e ngre

Kelly: Ja q.... “.. çfarë traplliku është....  çfarë trapi është ai...

Alyfantis: Po e marr tani , tani qe po te flas .. ( tekst pa kuptim ) .. tek ai tjetri ..

Kelly: Po...

Alyfantis: Nuk e ngre..

Kelly: Mos nuk të dëgjon;

Alyfantis: Nuk bëhët.. e po.. nuk behet.. cfare do.. cfare.. mbyllet vete.. nuk behet.. nga lart ka dele duhet te largohem.. do prish vendin..

Kelly: Jo jo ..jo  ( pa kuptim ) vetem thuaj.. i thuaj prap te ike..

Alyfantis: Po

Kelly: i thuaj , merr ne telefon i thuaj ( tekst pa kuptim ) edhe cunat..

Alyfantis: Nuk ma ngre.. e marr vazhdimisht.. nuk ma ngre.. dy, dy, dy rruge jane vlla . sic zbret majtas , djathtas .. nga fillimi po ta marresh .. qe aty qe shef fenerin .. avash avash nese vjen djathtas bie tek une.. Ai me thote qe kam edhe drita..

Njezete (20) varka te tjera kemi pare, ate nuk e shohim ... eshte e pamundur.. çfarë të them o vlla..

Kelly: Mere

Alyfantis: Nuk ma ngre o vlla.. Nuk ma ngre..

Kelly: Ne rregull ... mere ( tekst pa kuptim ) per te folur dhe ti thuash te ike te parkohet ne ndonje vend..

Alyfantis: Ne rregull .. une te thash.. ikim qe ketu.. nuk behet...

Kelly: Ne rregull.. sa te flasin.. do flisni ti thuash.. atehere ikin cunat..

Alyfantis:Ne rregull , ne rregull...

PLANI PER TE TERHEQUR DROGEN
Sërisht pas një pauze pushim, Alyfantis dhe Keli, hyjnë në komunikim me njëri-tjetrin duke biseduar, për një plan që ai të paraqitet pranë bregut për të marë bateri dhe mandej ta ngarkojnë në mjet drogën.

Kelly: Ai do te dal ne ... dhe te marr ca bateri per dhe nje karte.. Po tema eshte se atje ku do dal mos ka ndonje problem; Per kete.. Mundesh ti thuash ne secilin vend mundet te vij per ti marr baterine; Marken qe ka ai; Mundesh te flasesh;

Alyfantis: Te gjyshit....

Kelly: Po.. i thuaj cfare marke.. cfare marke;cfare marke eshte ajo vegla qe ke;

Alyfantis: Po...

Kelly: Dhe te .. te vesh ta gjej nje njeri dhe ti thiuash hajde tek ishulli nga posht.. nga fundi.. ku ne nje fshat..

Alyfantis: Nuk e di.. do te ve.. do ve Spyros .. do ve Spyros.. ku..ku.. ta di.. nuk e di.. cfare..

Kelly:  Tani.. tani qe eshte dite.. do te di ai; shikon ku...ku...

Alyfantis: Po..

Kelly: Ku eshte aty ku shkon.. Por.. me thote kane dale dy te tjere.. makina thot tek.. nje xhiro.. e ka shkarkuar tani ... ehte ne rregulll.

Alyfantis: Po eshte vetem..

Kelly: Eshte vetem mos shko..

Alyfantis: Po

Kelly: Nese e gjen me thot vetem; Te thone  ku je ku shkove dhe ate..

Alyfantis:Po

Kelly: Se .. patenta .. letrat.. kuptove..

Alyfantis: Do te hidhet Dimitri nese je brenda , te shkojne te ngarkojne dhe ta sjellin aty..

Kelly: Edhe ate  ( tekst pa kuptim) pa merr ne telefon .. eksaksisht .. ku; ku te gjejne; sepse me thote mundem te vij une ne fund te rruges.. e di une me thote..

Alyfantis: Po.. Mire o vlla ne rregull.. tani do ve Spyros ti flas...

Kelly: Po vere Spyros.. vere.. tani e shef  fshatin thuaj.. 

Alyfantis: Ne  rregull..

Kelly: Ishulli eshte.. ne cilin vend te fshatit je tani; nga posht nga lart , majtas , djathtas .. nga je.. nga cili ishull po vjen ; Mos te vij.. mundet te dal Spyros para dhe..

Alyfantis: Nuk e di .. prit te.. Prit te flasim.. te shohim ku eshte.. Prit.. 

Kelly: Mundet te ngjitet Spyros tani qe eshte keshtu.. Dhe te bej xhiro sikur.. ( tekst pa kuptim ) lart nuk mundet.. nuk kam frike ketu.. nuk ka asgje..

Alyfantis: Po bukur.. ne rregull

Kelly: Mundet.. Mundet te mos ( tekst pa kuptim ) pikërisht .. ( tekst pa kuptim ) ndonje xhiro.. Cfare; ka problem ( tekst pa kuptim )

Alyfantis: Po .. ne rregull..

Kelly:  Pa fol dhe..

Alyfantis: U be u be.

NE KERKIM TE SKAFIT
Me shpresën se do të arrojnë të tërheqin drogën nga skafi që nuk gjendej në det, Alyfantis në një bisedë njofton Kellyn në Shqipëri se kanë 12 ditë në atë zonë dhe janë qelbur. Greku i thotë Kelit se do hedhi në det një nga të tijët me nofkën “Kinezi” me qëllim gjetjen e skafit.

Kelly: Here vlla..

Alyfantis: Here shoku..

Kelly: Po

Alyfantis: Eeee. Tani i cuan te gjithe.. do hidhet kinezi brenda dhe do te ulet me te . deri ne darke

Kelly: O.K.

Alyfantis: Pa ta .. ta sjelle ne vendin e tij sepse nuk behet ndryshe.. do ta gjejne tani.. ne cfare pike mundet te vij.. do te futet brenda kinezi dhe flasim... se bashku me kinezin.. telefonat e tij.. te gjitha ne rregull.. i ka te karikuar .. ne rregull;

Kelly: Nese ka bateri ai jemi te sigurti.. nese ka .. nuk kemi problem.. por ne rregull.. po qendron Christos

Alyfantis: Ketu ketu vlla... prit te vij kinezi.. ketu jemi qelbur vlla..

Kemi 12 dite (12) jemi  13 trembedhjete ..

Kelly: Mire vlla mere mere ..

Alyfantis: Di cfare te them.. Mos u merzit .. Do bjer brenda kinezi dhe morem fund.. Do ta sjell ne dark..

Kelly: Aaa. ( tekst pa kuptim )

Alyfantis: Do shkoj ta ndihmoj ate ( tekst pa kuptim ) hajde o vlla.. Cao

“MAKINA U PRISH”
Ndërkohë në një tjetër bisedë e kryer në 7 maj 2016 mes kreut të organizatës në Greqi Georgios Alyfantis dhe kreut të organizatës në Shqipëri Kelly, zhvillohet ky komunikim duke mos gjendur korrierët dhe se makina (droga) ishte prishur, duke nënkuptuar që ishte zënë nga policia.

Alyfantis: Here vlla..

Kelly:Hëre..o vlla..u takuan

Alyfantis: Nuk mundet të na gjej..

Kelly: Aaa

Alyfantis:Nuk mundet të na gjej.. Çfarë të tha;

Kelly: Jo nuk e di.. mora .. mor ty..

Alyfantis: Po nuk mundet të na gjej.. Është prishur makineria e etij.. E di cila;Kuptove

Kelly: Po ,po ,po Alyfantis: Mmm , Këtu e një orë

Kelly: Si prishet ajo makineri tani; Lere fare ; Ja q..sha. Çfarë traplliqesh flete ai

Alyfantis:  Kështu na tha.. Kështu na tha.. Tani po e sjellë Spyross .. po numrojnë .. Malet..

Kelly: E çfarë dreqin ndodhi tani.. Më çmend fare kjo….

 Alyfantis: E... çfarë të them unë.. Mos .. mos.. mos e merr dhe ta shash tani e ti bërtasësh .. lere fare.. Lere kështu qetë.. Do vij.. çfarë do bëjmë

 Kelly: Pa mere edhe një njëherë Spiros dhe më thuaj...

Alyfantis: Në rregull o vlla..

Kelly: Pa merr .. Fol ... U takuan apo jo..

Alyfantis: Jo nuk janë takuar ende.. Në rregull .. Do të marr unë..

Kelly: Pa merr dhe prit.. me merr .. sepse po pres.. hajde..

BALILI I PREMTON GREKUT NJE DERGESE TJETER
Në 7 maj 2016 sërisht dy burrat në dy shtete, flasin në telefon ku duket që kanë humbur shpresat, ku greku i tregon se çdo gjë është mirë duke pohuar se kishin mbetur me “...bukë, djathë dhe domate...”. Ndërsa Keli i thotë se këtë herë ndodhi kështu, por herën tjetër nuk do ta leri kështu, duke i premtuar se shumë shpejt do i sillte një ngarkesë tjetër me 5.

Kelly: Here vlla;

Alyfantis: O vlla.

Kelly: Po ..

Alyfantis: Eshte cdo gje mire .. dhe buk edhe djath edhe domate.. dhe i gjetem te gjitha mire dhe do te  mbarojme..

Kelly: Po.. Kete kam.. Vendi eshte i mire atje;

Alyfantis: Eshte mire atje. Po eshte mire.. po..

Kelly: O.k. shiko makinat mos behen...

Alyfantis:Po i shikoj edhe makinat .. i shikoj te gjitha.. o vlla mos me thuaj asgje.. thjesht qetësohu..

Kelly: Do  te them...

Alyfantis: Keto nuk behen edhe ne pralla..

Kelly: Do te them.. Ata.. ( tekst pa kuptim ) gjyshi.. (tekstpa kuptim) kalon ajo por nuk u merziten njeri me tjetrin .. Sepse.. dhe femijet e tyre i pane.. kane pare tha.. por cfar.. cfare.. cfare.. do te them.. me degjon..

Alyfantis: e di..

Kelly: Siguri , cdo gje..

Alyfantis: e di..

Kelly: Dhe i ka brenda..

Alyfantis: e di..

Kelly: dhe nese mundet shkon me  ate pushime.. ( tekst pa kuptim )

Kelly: Po

Alyfantis: Nuj lejohet;

Kelly: Po, jo sigurisht.. ate.. per kete.. e pyeta edhe une.. me thote i ka te gjitha.. ne rregull i thash..

Alyfantis: Te gjitha..

Kelly: Thjesht te jesh bosh.. ne rregull..

Alyfantis: Tjeter.. eshte e gjitha e paster.. me cdo leter..

Kelly: ne rregull vlla..

Alyfantis: as nje laps jane te plota..

Kelly: ne rregull .. ne rregull  vlla

Alyfantis: Ne rregull , ne rregull..

Kelly: Pushime vlla.. meri

Alyfantis: Pushime..

Kelly:  Pushime te bjeri.. dhe naten te shkojne xhiro.. te hidhet kinezi , ta coj atje ku duhet me gjyshin..q... robt

Alyfantis: Q... robt .. tani

Kelly: Do te them... i thash..

Alyfantis: Mire... nje makineri ke me vete vlla; nje telefon ke;

Kelly: Nga traplliku

Alyfantis: (tekst pa kuptim) .. makineri...

Kelly: Ka makineri me te mire makine.. e ka nxjerr trapi.. i thash perse e nxore;  hiqe nga priza dhe ulu, nese e ben vere ne prize dhe ik

Alyfantis: A te lumt.. (3) tre gps duhet te kishte.. tre (3) bateri duhej te kishte me vete nuk e di ku shkon

Kelly: o vlla ... rastisi kjo... heren tjeter nuk te le keshtu.. me (5) pese do ta dergoj

Alyfantis: Po  e di o vlla , e di..

Kelly: Por ... gjyshi e di.. i di te gjitha fshatrat dhe vrymat.. po kjo ngaterese tani ( tekst pa kuptim ) shko.. tani te  ike te qihet..

Alyfantis: Tani mbaroj lere. Do flasim nga afer.. Lere te mbarojme dhe jemi ne rregull. Ne rregull

Kelly: Gjyshi nese do dicka e gjen.. mundet te marr ne telefon dhe te shkoni ju

Alyfantis:Kemi kemi nje takim .. une jam ja qelbur ketu po te them.. Shume keq.. kam vene përpara kinezin tani.. ne rregull... ne regull vlla.

Kelly: O vlla kam tre dite qe nuk kam shkuar ne dhome .. hajde ketu..

Alyfantis: E besoj...

Kelly: Tek klubi jam..

Alyfantis: E besoj e besoj

Kelly: (Tekst pa kuptim) .. jam..

Alyfantis: E besoj ... e besoj... o vlla .. e besoj .. u be...

Kelly: Mire vllai im .. me e mira tani eshte ( tekst pa kuptim) ... u be

Alyfantis: Ne rregull , cdo gje mire.. Cao..   

SMS që i nxori emrin/ Gafa e Balilit me numrin e pasaportës që zbuloi identifikimin nga TIMS-së
Trafikantët grek e shqiptarë flisnin me njëri-tjetrit në telefon, teksa policia greke i kishte nën përgjim. Deri më 8 maj 2016, policia greke dinte se ishte një trafikant shqiptar me emrin “Keli” por nuk dinte identitetin e tij të plotë. Ka qenë një gafë e Klemend Balilit që ka çuar në identifikimin e tij, pasi i ka çuar numrin e pasaportës me telefon shtetasit grek. Nga përgjimet telefonike të autoriteteve greke por edhe atyre të realizuara në momentin e regjistrimit të procedimit penal nr.44 rezultonte se Klemend Balili përdorte numrin grek 00306971713372, të cilin është i idneitfikuar plotëisht se përdorej nga ky i fundit të paktën që prej shkurtit të vitit 2016.

Në datat 5 maj 2016 dhe deri në datë 8 maj 2016 kur është bërë dhe sekuestrimi i lëndës nakotike, ky shtetas ka mbajtur kontakte Georgios Alyfantis, i cili ishte pritësi dhe organizuesi i pritjes së sasisë së lëndës narkotike cannabis sattiva që vinte nga Shqipëria, me varkën e drejtuar nga Petro Dalanaj. Konkretisht identifikimi i Baluilit është bërë me sms-të e mëposhtme mes Alifandis, dhe Balilit ku greku i thotë shqiptarit “...Vellai im, dërgo numrin e pasaportës tënde...”. Person shqiptar që deri në këto momente ishte i panjohur në 11 mars 2016, ora 13:23 i dërgon numrin “BF2613552”, që nga konfirmimi në sistemin TIMS është i Klemend Balili,lindur më 20 mars 1972 në Shqipëri, banor në Sarandë Shqipëri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit