REPORT TV zbulon plantacionin me kanabis në Vlorë

Report Tv zbulon parcelën me 300 rrënjë kanabis në "Pyllin e Poros" në Vlorë, e cila është asgjësuar nga policia vetëm tre ditë më parë. 

Sipas burimeve nga policia, fillimisht parcela me kanabis është identifikuar nga patrullimet e Avionit të Guardia di Finanza, Frontex dhe më pas është bërë ndërhyrja nga toka për të asgjësuar bimët narkotike. Në pamje, duken qartë bimët e prera dhe një gropë uji, e cila u shërbente trafikantëve për të vaditur lëndën narkotike. 

Hashashi çel sërish në vendin ku ishte kultivuar
Edhe pse policia ka asgjësuar bimët e mëdha, në këtë plantacion vijon ende të ketë bimë të vogla që kanë çelur. E gjithë parcela ishte e vendosur në një zonë që nuk frekuentohej nga barinjtë, aq më pak nga banorët e zonës. 

Ankohen barinjtë: Sa herë zbulohet drogë, na shoqërojnë
Kultivimi i kanabisit në këtë zonë është kthyer në problem edhe për banorët e zonës apo edhe për barinjtë që kanë stane në këtë zonë. Duke qenë se ende nuk është bërë identifikimi i kultivuesve dhe toka është pa pronar, policia shoqëron për të marrë në pyetje barinjtë e zonës, të cilët ky veprim i policisë po i shqetëson kohët e fundit.

Vetëm për këtë rast policia ka shoqeruar barinjtë e 11 staneve të zonës së Poros dhe Akernisë. Për Report Tv barinjtë e shoqëruar dhe mbajtur për afro 8 orë në polici deklarojnë se nuk është përgjegjësia e tyre që mbillet drogë në pyll dhe sa herë ka ndërhyrje të policisë ata shoqërohen për orë të tëra. Ata shprehen se vetëm kohët e fundit janë shoqëruar dy herë, edhe pse kanabisi nuk është gjetur në tokat që ata kanë marrë me firmë. 

Çdo ditë në pyllin e Poros dhe Akërnicë patrullojnë forcat kufitare dhe patrullat që vëzhgojnë si për kultivimin dhe trafikun e kanabisit ashtu edhe për parandalimin e krimeve të tjera. Në të shkuarën kjo zonë ka qenë tepër problematike për kultivimin e kanabisit, por në vitet e fundit numri i parcelave të asgjesuara me kanabis është reduktuar ndjeshëm.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Basha, këshilltarëve bashkiakë të PD: Denonconi korrupsionin masiv me taksat e shqiptarëve në bashkitë e vendit

Basha, këshilltarëve bashkiakë të PD: Denonconi korrupsionin masiv me taksat e shqiptarëve në bashkitë e vendit