EKSLUZIVE/ Ja si gjyqtarja nxori nga burgu të akuzuarin për tentative vrasje (Dokumentet)

"Shqiptarja.com" zbardh ekskluzivisht vendimin e gjyqtares së shkallës së parë Vlorë Herila Çela e cila më 6 gusht 2018 liroi nga qelia personin e rrezikshëm Tauland Manaj Beqiraj, edhe pse ishte po kjo gjyqtare që më 25 qershor kishte dhënë masën paraprake “arrest me burg” për këtë person.

“Shqiptarja.com” disponon edhe vendimin e parë të gjyqtares Çela që e la në burg Tauland Manaj, ashtu si edhe të dytin ku po kjo gjyqtare e cilëson të njëjtin person si të parrezikshëm duke e zbutur masën e dënimit në arrest shtëpie. Tauland Manaj ishte në arrest shtëpie dhe po gjykohet me disa akuza të rënda, një dnër to për tentativë vrasje për përshirjen e tij në një përplasje me armë më 27 shkurt 2018 midis dy grupeve rivale në mes të qytetit të Vlorës.  

Ky vendim në kufijt e skandalit dhe mungesës së argumentave nxjerr në pah se gjyqtarja cilëson të parrezikshëm një person që ka thyer arrestin e shtëpisë ku ishte vendosur, pasi kishte qenë protagonist në një përleshje me armë në mes të qytetit të Vlorës, dhe jo vetëm kaq, por është kapur përsëri i armatosur nga policia.

Në momentin e arrestimit vetë Manaj ka pranuar para policisë se kishte armë në automjetin që drejtonte me targë AA 194 KL por për më tepër dhe në çantën e tij personale është gjetur një krëhër pistolete me fishekë si dhe një sasi canabisi. Nga prokuroria Manaj është proceduar dhe çuar në gjykatën e shkallës së parë me tre akuza, armbajtje pa leje, prodhim e tregtim canabisi si dhe largim nga vëndi i vuajties së dënimit. Me këto akuza gjyqtarja Çela më 25 qershor e ka lënë në burg Tauland Manaj, por më 6 gusht sipas kësaj gjyqtareje ky person me këto tre akuza të rënda duhej të lirohej nga burgu dhe të shkonte në shtëpi nga ku do të presë që të zhvillohet procesi gjyqësor ndaj tij.

Absurditeti shtohet në arsyetimin e vendimit të dytë të gjyqtares ku cilëson si rrethanë lehtësuese faktin se në pistoletën me të cilën u kap i riu vlonjat nuk u gjetën gjurmë të gishtave të tij dhe arma nuk kishte bërë qitje!

Pse një gjyqtare shqyrton dy herë të njëjtën çështje

Duhet sqaruar se me ndryshimet e fundit e bëra në legjislacion gjyqtari që shqyrton çështjen e një personi që sapo është ndaluar nga policia dhe jep masën paraprake të sigurisë ndaj tij, është po ai që shqyrton më pas të njëjtën çështje për të dhënë masën e sigurisë pas kërkesës dhe paraqitjes së provave nga ana e prokurorisë. Më pas ky gjyqtar nuk është më pjesë e trupit gjykues që shqyrton çështjen në themel për të dhënë dënim apo pafajësi për akuzat që janë ngritur nga prokuria ndaj personit të dyshuar. Për këto arsye ka qenë po gjyqtarja Herila Çela që ka shqyrtuar dy herë masën e sigurisë për Tauland Manaj.

Theu arrestin e shtëpisë dhe u kap me pistoletë e kanabis

Sipas zbardhjes së vendimeve të gjykatës së shkallës së parë Vlorë që “Shqiptarja.com” disponon Tauland Manaj Beqiraj është arrestuar nga policia e Vlorës më 23 qershor 2018 fillimisht sepse ai kishte thyer masën “arrest shtëpie” që i kishte dhënë më parë gjykata për përshirjen e tij në një përplasje me armë më 27 shkurt 2018 midis dy grupeve rivale në mes të qytetit të Vlorës. Sipas asaj që shkruhet ne vendimin e gjykatës më 23.06.2018 ora 14.10 minuta shërbimi i policisë së Vlorës ka shkuar në banesën e Tauland Manaj ku nuk e kanë gjetur sdhe menjëherë kanë dhënë alarmin. Policia e ka gjetur Tauland Manajn Brenda një kohe shumë të shkurtër duke lëvizur me makinë në qendër të qytetit të Vlorës.

Patrullat e policisë e kanë ndaluar të riun në qendër të qytetit tek “Kapelja” ku ai pasi është pyetur nga efektivët ka pranuar se kishte armë në makinë. Pas kontrollit rezultoi se veç pistoletës që kishte nën ndënjësen e makinës kishte me vete edhe një krëhër me fishekë për pistoletën si dhe një sasi të vogël kanabis.

Po këtë ditë rreth orës 14.40 një nga patrullat e shërbimit të policisë së rendit publik, ka konstatuar se automjeti tip Mercedes Benz me targe AA 194 KL në të cilin kanë konstatuar vetëm një person, pra drejtuesin e mjetit, i cili po lëvizte nga kryqëzimi vendit të thirrur “Rinia” për në drejtim të qendrës së qytetit Vlorë. Patrulla e policisë së rendit publik është vënë në ndjekje të mjetit në fjalë dhe në vendin e thirrur “Kapelia”, kanë ndaluar mjetin në fjalë, njëkohesisht aty ka shkuar edhe një tjeter patrull e policisë se rendit publik (FNSH). Menjëherë sapo kanë ndaluar mjetin në fjalë kanë pyetur drejtuesin e mjetit për sende të kunderaligjshme, i cili pasi është vetidentifikuar ka shpjeguar se, kishte një armë zjarri tip pistoletë. Në këto rrethana fakti nga policia gjyqësore është hartuar procesverbali kapjes në flagrance të shtetasit Tauland Manaj si dhe shoqërimi tij për në ambjentet e Komisariatit të Policisë Vlorë së bashku me mjetin tip Mercedes Benz me targë AA194KL.

Në lidhje me këtë fakt penal oficer të policisë gjyqësore kanë kryer veprimet e para hetimore si, kqyrjen e mjetit tip Mercedes Benz me targë AA194 KL, nga ku poshtë sediljes së parë (drejtuesit të mjetit) kane gjetur dhe marrë një arme zjarri pistoletë e markës  “Pietro Berreta”, caliber 9-mm se bashku me krehërine e armës me brenda fishekë të kalibrit 9-mm. Ne cantën marsup të të dyshuarit Tauland Manaj kanë gjetur dhe marrë në cilesinë e provës një krehër armë zjarri me fishekë, një sasi materiali bimor me ngjyre erë dhe karakteristika të ngjashme me atë të lendës narkotike cannabis sativa me peshë të përgjithshme 0.9 g, si dhe shuma prej 1250 euro dhe shuma prej 5200 lekë, si dhe sende te tjera personale të të dyshuarit Tauland Manaj, kartë identiteti, leje drejtimi, telephone, etj.

Thuhet në raportin e  policisë

Vendimi i parë i burgosjes

Pas arrestimit më 23 qershor të Tauland Manaj më 25 qershor është zhvilluar senca gjyqësore ndaj tij për dhënien e masës paraprake të sigurisë. Në këtë seancë gjyqtarja Herila Çela pasi parashtron faktet që bazohen në raportin e policisë ka pranuar kërkesën e prokurorisë.

Pasi bënë një arsyetim ligjor mbi faktet dhe përmend bazën ligjore gjyqtarja Çela shprehet në vendimin e parë të saj se: Prandaj të gjitha këto rrethana e bëjnë të domosdoshme dhe në përputhje me nevojën e sigurimit caktimin ndaj tij, të masës së sigurimit “arrest ne burg”, që parashikohet nga neni 238 i K.Pr.Penale. Kjo masë është e përshtatshme në raport me rëndësi e faktit të kryer nga i arrestuari, si dhe është e domosdoshme për nevojat e sigurimit dhe hetimit të mëtejshëm dhe të plotë të faktit të mësipërm. Gjykata perfundimisht çmon te caktoje si mase sigurimi personal ate te «Arrest ne burg », ndaj shtetasit Tauland Manaj.”                                                      

Vendimi i dytë i lirimit

Çuditërisht pas pak më shumë se një muaj kur zhvillohet seanca e dytë nga kjo gjyqtare për masën e sigurisë ndaj Tauland Manaj gjërat ndryshojnë. Arsyetimi i të njëjtës gjyqtare këtë herë është krejt tjetër. Dhe për këtë ndryshim sipas gjyqtares ka të bëjë fakti që arma nuk ka bërë qitje, edhe pse ishte funksionale dhe se nuk janë vërtetuar gjurmët e mbajtësit të saj mbi të. “Akti i ekspertimit tekniko-balistik me nr.7473 date 11.07.2018 per armën që u gjend dhe rezultoj se nga kjo armë nuk ka patur të qitura, arma është e rregull dhe funsionale.

Gjithashtu u realizuar akti i ekspertimit nr.7156 date 02.07.2018 nga Istituti i Policisë Shkencore (Sektori i Vlerësimit të Gjurmeve papilare e kqyrjes së vendit të ngjarjës) në lidhje me gjurmët në këtë armë dhe rezultoj se: nga përpunimi kimikofizik i sipërfaqeve të objekteve te ekspertimit, fiksuar si prova materiale ne vendin e ngjarjes, gjatë kontrollit të automjetit me targa AA194KL, ndodhur në datë 23.06.2018 në lagjen “28 Nentori” Vlore nuk ka gjurmë papilare të vlefshme për identifikim. - Akti i ekspertimit nr.7157 datë 02.07.2018 nga Istituti i Policise Shkencore (Sektori i Vlerësimit të Gjurmëve papilare e kqyrjes së vendit të ngjarjes) ne lidhje me gjurmët ne provat materiale të fiksuara rezultoj se: nuk ka gjurmë papilare të vlefshme për identifikim.

Nisur nga sa me sipër arsyetur, rezulton se dyshimi i arsyeshëm (që bëri të mundur dhe legjitimoji, ndalimin me iniciative të këtij shtetasi dhe caktimin e masës se sigurimit personal “Arrest ne burg”), pretendohej se bazohej ne faktin se arma e gjetur në makine i përkiste shtetasit Tauland Manaj, ndërkohë që në të nuk u gjendën gjurmë të tij në bazë të aktit të ekspertimit të administruar në dosje.”, shkruan gjyqtarja Çela në vendimin e saj. Pra fakti që arma u gjet në makinë që drejtohej nga Tauland Manaj dhe që ai vetë e dinte se kishte armë pasi këtë e vertëton deklarat e tij që i kishte bërë policisë në momentin e ndalimit për gjyqtaren nuk përbënin më provë bindëse. Dhe mbi këtë bazë arsyetimi gjyqtarja e Vlorës e shikon tashmë me sy tjetër të riun që pas një përleshje me armë në shkurt kapet po me armë në qershor. Gjyqtarja Çela tmendos se masa “arrest me burg” mund t’I sillte “pasoja të parekuperueshme” këtij djali. “Për këto shkaqe dhe nën dritën e provave të reja, rezulton se nevojat e sigurimit të domosdoshme për t’u siguruar me masën e sigurimit personal “Arrest ne burg”, janë zbutur dhe se mbajtja e personit nën hetim ende nën masën e sigurimit personal “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, mund të sjellë pasoja te parikuperueshme për të”, thuhet në vendimin e datës 6 gusht nga gjyqtarja Çela. Në këtë mënyrë në fund gjyqtarja Herila Çela vendos:

“Pranimin e kërkesës së kërkuesit Tauland Manaj. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal «Arrest ne Burg» me masën e sigurimit personal «Arrest ne shtepi», të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedures Penale.”


Vendimi i Gjytares Çela për lirimin e Talunat Manaj

Akuzat e rënda ndaj Tauland Manaj, përplasaj me armë në Vlorë

Zbardhet dokumenti i vendimit gjyqësor që përshkruan ngjarjen, Manaj u plagos vetë, por akuzohet se ka plagosur një kundërshtar

Taulant Manaj (Beqiraj) personi që liroi gjykatësja e Vlorës, Herila Çela, ka qenë protagonist në një përplasje me armë në Vlorë më 27 shkurt midis dy grupe të rinjsh. Manaj aty është plagosur por akuzohet se edhe ai ka qëlluar me armë duke plagosur një prej kundërshtarëve.

Më 27 shkur 2018 rreth orës 18:20 te zona që njihet si kisha Ortodokse në qendër të Vlorës, dy grupe të janë përplasur duke shkëmbyer zjarr dhe terrorizuar qytetarët për disa minuta. Nga kjo përleshje kanë mbetur të plagosur Gazmend Canaj 27-vjeç, Tauland Manaj Beqiri 28-vjeç dhe Elis Llanaj 27-vjeç. "Shqiptarja.com” zbardh vendimin e gjykatës së Vlorës më datë 2 mars 2018 ku janë dhënë masat e sigurisë për të ndaluarit. Në këtë vendim zbardhet dinamika e ngjarjes dhe roli i Taulant Manajt sipas akuzës. Gjyqtarja Elona Mihali në atë kohë ka dhënë masën arrest me burg për Taulant Manaj që më pas iu ul nga Apeli në arrest shtëpie.

Si u zhvillua përleshja në 27 shkurt

“Nga veprimet procedurale rezulton se shtetasit Tauland Manaj (Tauland Beqiraj) dhe Elis Llanaj dhe një person ende i paidentifikuar më datë 27.02.2018 rreth orës 18:20 kanë qënë duke udhëtuar me automjetin e markës “Fiat Bravo” me ngjyrë gri dhe me targa “DJ252RC” në pronësi dhe në drejtim nga ana e shtetasit Tauland Manaj në aksin rrugor automobilistik “Hajredin Haxhiraj” në lagjen “29 Nëntori” të qytetit të Vlorës. Në këtë moment një automjet i markës “Mercedes Benz” me ngjyrë të bardhë me targa AA896TC , pasi i ka parakaluar me shpejtësi ka frenuar plotësisht duke i bllokuar rrugën dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe automjeti i tipit Fuoristradë i markës “Daihatsu” me ngjyrë gri me targa AA038YI. Pas këtij mjeti ka ndaluar edhe automjeti i markës “Volksëagen” model “Golg 4” me targa ende të paidentifikuara  në mbështetje të dy mjeteve që bllokuan automjetin me targa DJ252RC. Pasi mjetet në fjalë i kanë bllokuar rrugën mjetit të markës “Fiat Bravo” nga këto mjete kanë dalë disa persona të armatosur me armë pistoletë dhe automatic të cilët janë afruar mjetit të bllokuar  dhe kanë tentuar të nxjerrin me dhunë prej tij personat që ndodheshin në të. Në këtë moment nga veprimet e të dyja palëve ka nisur një konfrontim me përdorimin e armëve të zjarrit nga e cila mbeten të plagosur shtetasit e sipërpërmendur duke u rrezikuar seriozisht edhe jeta e personave të tjerë të gjendur pranë në vendngjarje. Pas këtij momenti në vendngjarje kanë mbetur mjetet fuoristradë “Daihatsu” dhe “Fiat Bravo” ndërsa mjeti tip “VolksWagen” është larguar pa u identifikuar . Mjeti tip “Mercedes Benz” ka transportuar në Spital shtetasin e plagosur Gazmir Canaj. Shtetasit Tauland Manaj dhe Elis Llanaj janë transprotuar në Spital nga një automjet ende i paidentifikuar. Transportimi në Spital i shtetasit Gazmir Canaj nga automjeti i sipërpermendur është fiksuar nga kamerat e sigurisë së Urgjencës së Spitalit Rajonal Vlorë. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë evidentuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti i markës “Fiat Bravo” me ngjyrë gri dhe targa “DJ 252RC” në pronësi të shtetasit Tauland Manaj dhe automjeti i tipit Fuoristradë i markës “Daihatsu” me ngjyrë gri me targa AA038YI në pronësi të shtetasit Mihal Mëhilli, një armë zjarri pistoletë e markës “TT” model 54 e kalibrit 7,62 mm me numër 1404482299-1976, 6 (gjashtë) fishekë luftarake të modelit 7,62 mm, 10 (dhjetë) gëzhoja të kalibrit 9 mm, 5 (pesë) gëzhoja të kalibrit 7,65 mm dhe një predhë. Nga administrimi dhe kqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë së lokalit “Lian Bar” në vendin e ngjarjes janë evidentuar të gjitha veprimet dhe lëvizjet e automjeteve dhe personave të përfshirë në këtë ngjarje, pamje nga të cilat janë implikuar si autore të përfshirë në ngjarje dhe 3 shtetasit e sipërcituar. Janë kryer deri më tani një sërë veprimesh hetimore si kqyrja e vendit të ngjarjes, është mbajtur procesverbal për sekuestrimin e provave në vendngjarje, është bërë kqyrja dhe sekuestrimi i automjeteve të përfshira në ngjarje, kqyrja dhe sekuestrimi i pamjeve filmike të ambientit përreth vendngjarjes dhe kamerave të sigurisë të Spitalit Rajonal Vlorë, si dhe janë pyetur disa shtetas rreth dijenisë së tyre për rrethanat e çështjes. Nga kqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë së lokalit “Lian Bar” dhe të dhënave të tjera të administruara në vendngjarje ku janë sekuestruar armë zjarri TT Pistoletë dhe 14 gëzhoja fishekësh armë zjarri të kalibrit 7,65 dhe 9 mm, rezulton se ka pasur shkëmbim recikrok goditje me armë zjarri mes shtetasve, nga njëra anë shtetasi Elis Llanaj së bashku me shtetasin Tauland Manaj (Tauland Beqiraj) dhe nga ana tjetër Gazmir Canaj së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar”.

“Tentuan të vrisnin njeri-tjetrin”

Nga kqyrja e pamjeve filmike, ashtu edhe referuar provave në vendngjarje rezulton se shtetasit si më sipër kanë goditur me armë zjarri për të vrarë njëri-tjetrin, vrasje e mbetur në tentative, konflikt nga i cili kanë mbetur të plagosur tre shtetasit Gazmir Canaj, Tauland Manaj dhe Elis Llanaj, shtetas të cilët mjekohen dhe janë nën mbikqyrkje mjekësore pranë Spitalit Rajonal Vlorë. Sipas prokurorisë nga të dhënat e deritanishme nga hetimi i çështjes rezulton se krijohet dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Gazmir Canaj së bashku me persona të tjerë kanë tentuar të vrasin shtetasit Elis Llanaj dhe Tauland Manaj, ndërsa shtetasit Tauland Manaj dhe Elis Llanaj kanë tentuar të vrasin shtetasin Gazmir Canaj së bashku me shtetas të tjerë.

Thuhet në vendimin e gjykatës së Vlorës më 2 mars 2018

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:34
Lirimi nga burgu i Tauland Manaj, Prokuroria e Vlorës: Do ta apelojmë vendimin

Prokuroria e Vlorës ka vendosur që ta apelojë vendimin e lirimit nga burgu të Tauland Manaj.

Sipas dokumentit që disponon “Shqiptarja.com” prokuroria vetëm dy ditë pas dhënies së vendimit nga gjyqtaraj Herila Çelaj për lirimin e Tauland Manaj (Beqiraj) ka dorëzuar rekursin e saj në Gjykatën e Vlorës.

Më 8 gusht prokuroria e Vlorës ka dërguar kërkesën e saj për ankimimin kundër vendimit për heqjen e masës arrest me burg ndaj Tauland Manaj. Në kërkesën e firmosur nga prokurori Saimir Smaka renditen edhe tre akuzat e rënda ndaj Tauland Manajt.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 09/08/2018 14:01

    Vrasesit e vertete si puna kesaj robezezes jane. U veshte me te zeza gjithe jeten kjo monster e koruptuar. Mos u habitni kur keta te koruptuar dhe te shkarkuar neser nga Vetingu te perfshihen ne veprimtari kriminale duke urdheruar vrasje te ish kolegeve te tyre ose te te tjereve qe " ju zene " rrugen. Keta duhet te kihen parasysh si kontigjent kriminal ne te ardhmen.

    Përgjigju
  • Kushtetuta: 09/08/2018 13:28

    Caktimi i mases se sigurise parashikohet ne Kodin e Procedures Penale, dhe pavaresisht zhurmave lart e poshte nga individe qe as nuk jane gjyqtare as nuk kane pare e vleresuar me syte e tyre provat e ceshtjes gjykata vendos njesoj per te gjithe duke i mbeshtetur ne prova dhe fakte. Nuk eshte as prove as fakt per te vazhduar per te qendruar ne burg per armembajtje pa leje nese nuk vertetohet katerciperisht, aq me pak kur sanksioni per kete krim eshte i ulet, ne rastin konkret vete shteti shqiptar ka dhene nje sanksion te tille. Ne perfundim, kur beni vleresime konsultohuni me ndonje veteriner para se ti jepni, cdo lloj vendimi mase sigurimi eshte hetim paraprak qe i takon ta beje gjyqtari i hetimeve paraprake qe ne rastin konkret eshte kjo gjyqtare.

    Përgjigju
    • Fredi: 09/08/2018 19:25

      Neni 278 i K.Penal Mbajtja e armëve, bombave apo minave, lëndëve plasëse pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohen me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet. Kete quan denim te ulet ti Kushtetute Cela? Po qe eshte perserites dhe me rrezikshmeri te larte? Neni 323 i K.Penal Largimi i të ndaluarit, arrestuarit apo të dënuarit me burgim nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm ose gjatë transportimit të tij nga një vend në tjetrin, dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Kjo quhet veper e lehte o Herila Kushtetuta? Lopa eshte kafsha me inteligjencen me te ulet, prandaj tek veterineri duhet te shkosh ti qe te gjesh shpetim. Kujt kujton se po ja hedh me te tilla pelivanlleqe?

  • Gjyqtari i paanshem: 09/08/2018 13:14

    E para eshte ne kundershtim flagrant qe nje gjyqtar(e) te trajtoje me shumw se nje here nje ceshtje penale ose civile qofte ajo. Ne rastin e gjyqtares se Vlores ketu duhet te merret mase edhe ndaj kryetarit te kesaj gjykate qe e ka lejuar kete gjyqtare te trajtoje dy here te njejten ceshtje. Apo edhe ky ka marre pjesen qec i takonte dhe nje vesh e ka shurdhuar dhe nje sy e ka qerruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA