Eksperti gjerman: Angela Merkel është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Eksperti gjerman: Angela Merkel është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Bodo Weber

Deklarata e Merkelit pas telefonatës me Trump-in ishte më e butë. A ka ndryshuar Gjermania qëndrim ndaj çështjes së Kosovës? Tri pyetje për Bodo Weber, nga nisma e Këshillit të Politikave të Demokratizimit (DPC)

Zoti Weber, A mendoni se perëndimi ka filluar ta shohë çështjen ndryshimit të kufijve në Ballkan si një opsion të mundshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës?
Deklaratën e Kancelares Merkel e interpretoj se Gjermania do të këmbëngulë në qendrimin e saj: Jo ndryshim kufijsh në Ballkan, jo ndarje të Kosovës ose këmbim territoresh. Paçka se gjuha e zonjës Merkel ishte më e butë se në deklaratat e mëparshme. Edhe fakti që kryeministri Plenkoviç mbajti një qëndrim kaq të qartë dëshmon se Berlini është duke kërkuar partnerë në BE për të ndalur marrëzinë e këmbimit të territoreve, për çka janë dakord me sa duket Thaçi, Vuçiç dhe Mogherini.

Përse marrëzi?
Dialogu arriti në vitin 2013 suksesin më të madh kur e bëri Serbinë të pranonte se Kosova nuk është më pjesë e saj, nëse ajo dëshiron të hyjë në BE. Që zonja Mogherini e futi dialogun në krizë dhe si rezultat nuk është në gjendje të ruajë vijat e kuqe, është dëshmi e dobësisë së BE-së. Është i çuditshëm fakti që në Bruksel flitet tani lirshëm për die të tilla, që vënë në rrezik rendin e aritur me kaq mund në këto 30 vjet në Ballkan. Kjo gjithashtu është dëshmi për dobësinë e Perëndimit përballë nacionalistëve në Ballkan që pas fitores së Trumpit shpresuan se tani do t'u  jepej ndonjë shans agjendave nacionaliste të parealizuara në vitet '90.

Çfarë do të ndodhë tani?
Lind pyetja se si e kanë menduar Vuçiç, Thaçi dhe Mogherini. Një plan i tillë nuk do të jetë i realizueshëm. Gjermania nuk do të lëvizë nga pozicioni i saj. Kjo do të thotë se një marrëveshje për këmbime ose ndarje territoresh nuk do të jetë e realizueshme, edhe nëse palët në Bruksel bien dakord. Dhe në rastin më ekstrem, nëse do të ketë ndonjë konflikt, Berlini do ta ndalë perspektivën e Serbisë dhe Kosovës për BE. Dyshoj se aktorët që e trumpetuan këtë politikë, kanë shpresuar se po të kthehen të gjithë, do të kthehet edhe Berlini. Por i kanë bërë hesapet gabim. Pra, do të shohim destabilizim në javët e ardhshme në rajon dhe ndoshta negociatat për marrëveshnjen përfundimtare të dialogut do të presin komisionin e ri dhe pasardhësin e Mogherinit/ DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve