Ekspozita e Muzeut Historik Kombëtar, 'Unë jam shqiptar' çelet në Kosovë

Ekspozita e Muzeut Historik Kombëtar, 'Unë jam shqiptar' çelet në Kosovë

Ekspozita 'Unë jam shqiptar' çelet në Kosovë

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës çelën ekspozitën “Unë jam shqiptar”, ku përfshihen materiale fotografike mbi diasporën shqiptare. Kjo ekspozitë udhëtoi drejt Muzeut të Kosovës në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor ndërmjet dy qeverive në festimet e 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, si ngjarjet më madhore të kombit shqiptar.

Ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite e përshëndeti Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, z. Kujtim Gashi, i cili tha se. “Ekspozita e Muzeut Historik Kombëtar të Republikës së Shqipërisë, që hapet sot në Muzeun e Kosovës trajton një përmbajtje kuptimplote dhe barabarësisht të njëjtë si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë, siç është diaspora shqiptare.

Ekspozita të tilla, janë dëshmi e një hapsire shumë të madhe që ekziston për të thelluar bashkëpunimin dhe realizimin e aktiviteve të përbashkëta në të ardhmen. Si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dua të rikonfirmoj përkrahjen e plotë të Ministrisë, që aktivitete të tilla dhe projekte të përbashkëta ndërmjet dy muzeve të konsolidohen edhe më tutje, të zgjerohen dhe të strukturohen ende më shumë brenda fushëveprimit të të dy institucioneve”.

Në fjalën e tij të rastit, Drejtori i Muzeut Kombëtar Dr. Dorian Koçi pasi bëri një përshkrim të shkurtër të ekspozitës tha: “Diaspora e re bën përpjekje të mëdha për t’u integruar me sukses në jetën ekonomike, politike dhe kulturore të vendeve pritëse, ndikon në zhvillimet e Shqipërisë dhe shërben si urë lidhëse ndërmjet vendit amë dhe vendeve pritëse. Në shumë nga vendet mikpritëse emigrantët kanë themeluar shoqatat e tyre”.

“Nisur nga tematika e ekspozitës “Unë jam shqiptar”, ajo çfarë i mbetet si detyrë institucioneve tona të Kosovës apo Shqipërisë, është të tregojnë në të gjitha mënyrat e mundshme, respektin, mirënjohjen dhe vlerësimin meritor për diasporën tonë. Sa i përket paraqitjes muzeore, Muzeu Historik Kombëtar ka qenë në lartësinë e detyrës kur ka vendosur të realizojë këtë ekspozitë me këtë koncept.
“Muzeu i Kosovës ka kënaqësinë e madhe që falë bashkëpunimit të mirë me Muzeun Historik Kombëtar, ta sjellë para publikut të tij pikërisht këtë ekspozitë për diasporën që padiskutim bashkëndjehet njëlloj si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë”, u shpreh Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Muzeut të Kosovës, z. Bislim Bislimi.

Këtë ceremoni e përshëndeti edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë z. Qemal Minxhozi, i cili përgëzoi dy muzetë për bashkëpunimin dhe e quajti mjaft kuptimplotë Kalendarin e Përbashkët Kulturor Shqipëri-Kosovë. Ekspozita “Unë jam shqiptar” do të qëndrojë e hapur deri më 31 Gusht 2018 në ambientet e Lapidariumit të Muzeut të Kosovës.

Gjatë vizitës në Muzeun e Kosovës drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, zhvilloi edhe një takim me Ushtruesin e Detyrës së Drejtorit të Muzeut të Kosovës, z. Bislim Bislimi, ku u fol për thellimin e bashkëpunimeve të ndryshme mes dy muzeve, si edhe për organizimin e të tjera aktiviteteve shkencore apo dhe ekspozita.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale