Ekspozita “PranverArt” / Piktorët sjellin punime për Vitit të Skënderbeut në Muzeun Kombëtar

Ekspozita “PranverArt” / Piktorët sjellin punime për Vitit të Skënderbeut në Muzeun Kombëtar

Piktura "Skënderbeu" e Anastas Konstandinit

Ekspozita e përvitshme “PranverArt” ka mbërritur në edicionin e nëntë dje në Muzeun Historik Kombëtar, ku janë ekspozuar punimet e dhjetëra artistëve, piktorëve dhe skulptorë. Janë  eskpozuar veprat e Adriana Puleshit, Mumtas Dhramit, Anastas Kostandinit, Agim Bujupit, Anastas Kostandinit, Argend Kurtit, Gëzim Zotos, Genti Prokos, Lekë Tasit, Maksim Bushit e më gjerë.

Organizatorët e ekspozitës piktori Lazar Taçi dhe skulptori Maksim Bushi pohojnë se e veçanta e këtij viti është se ka dhe punime që janë në kuadër të Vitit të Skënderbeut. Skulptori i njohur Maksim Bushi pohon se dhe ketë vit janë me dhjetëra punime të artistëve, vepra arti që spikasin në llojin dhe të veçantat e tyre.

“Këtë vit janë punime të reja, në vijojmë me traditën tonë. Edhe këtë edicionin të nëntë ekspozita “PranverArt” vjen me punime të piktorëve dhe skulptorëve. Janë me dhjetëra punime dhe të gjitha ekspozohen për herë të parë ekspozitën që çelet te Muzeu Historik Kombëtar. Secili artist është prezantuar me një apo dy punime. Më tej ai tregon se në këtë ekspozitë janë artistë dhe që vijnë nga Kosova apo dhe shtete të tjera. “Ne për ekspozitën kemi dhe artistë pjesëmarrës që janë nga Kosova, nga Italia, etj. Ka vëmendje për të marrë pjesë në ekspozitë, dhe na vjen mirë nga kjo”, tha skulptori Maksim Bushi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet