POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Arkitektura Toskane' në Tiranë, Vokshi: Arkitektët shqiptarë duhet të shikojnë më në thellësi qytetin, sesa veprën e tyre

Ekspozohen projektet fituese të edicionit të parë të Çmimit të Arkitekturës Toskane në Tiranë. Kjo ekspozitë, që ka lindur falë bashkëpunimit mes Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë edhe Urdhrit të Firences, ka si qëllim që të sjellë pranë arkitektëve shqiptarë modele konkrete, se si punohet për realizimin e veprave bashkëkohore, por edhe me veprat që restaurohen apo realizohen në hapësira të ndryshme publike. Kreu i Shoqatës së Arkitektëve në Shqipëri, Armand Vokshi, e konsideron këtë ekspozitë si fillim të mbarë të një bashkëpunimi në nivel kulturor dhe profesional mes dy vendeve.

Në një farë mënyre duam që të shtymë arkitektët shqiptarë, të rishikojnë edhe njëherë mënyrën se si ata projektojnë, duke parë se si arkitektët italianë arrijnë në territorin që të nxjerrin objekte që janë të lidhura me territorin, historinë edhe elemente të tjera të vendit të tyre.

Armand Vokshi, Kreu i shoqatës së arkitektëve të Shqipërisë

Vokshi mendon se vitet e fundit, të bërit arkitekturë në Shqipëri është më shumë drejt individualizmit, sesa kundrejt njëfarë lidhje me pjesën e territorit edhe qyteteve.

Tendenca e kësaj ekspozite është që të shtyjë arkitektët, profesionistët që të shikojnë më shumë në thellësi qytetin, sesa të shohin vetëm arkitekturën e tyre.

Armand Vokshi, Kreu i shoqatës së arkitektëve të Shqipërisë

Sipas Vokshit, një projekt është rezultat i disa gjërave të mbivendosural siç është klienti, inxhinieri, arkitekti, pse jo ligji dhe bashkia.

Kështu që të gjithë këto grupe, shtresëzime njerëzish kontribuojnë në atë produkt që del në fund fare. Por klienti është pjesa më domethënëse e kësaj, sepse është ana që kontribuon me vlerën monetare. Nuk është se ka probleme mes inxhinierit dhe arkitektit, ndërsa me klientët është punë tjetër, se ka klientë që kanë një backgraund të pasur edhe ka të tjerë që kërkojnë gjëra që janë të pamundura në parimet e arkitektëve edhe të inxhinierëve.

Armand Vokshi, kreu i shoqatës së arkitektëve të Shqipërisë

Ekspozita do të qëndrojë hapur pranë ambienteve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë deri në datë 30 dhjetor.

a.s.
Komento

Komente

  • Fredi: 11/12/2018 00:18

    Arkitektet shqiptare duhet të kalben burgjeve sepse për 28 vjet bashkepunuan më fshatarët funderrina duke projektuar e ndërtuar shpifësira ultra të shemtuara. Ndertimet e 28 vjeteve që shkaterruan Shqiperinë nuk i gjen as në Ugandë!

    Përgjigju