POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

"Do godasim 64 shqiptarë"/ Ekstremistët grekë kërcënojnë gazetarin e Report TV, Artan Hoxha

Një organizatë ekstremiste e fshehtë greke me emrin “Grupi i lartë i policisë” ka kërcënuar publikisht disa figura publike në Shqipëri, ku i pari në listë është gazetari investigativ i Report TV, Artan Hoxha.

Në komunikatën e lëshuar nga kjo organizatë ekstremiste greke, të publikuar nga siti “himara.gr” thuhet se ata si kundërpërgjigje për vrasjen e Konstandino Kaçifas, që humbi jetën në një përplasje me armë me forcat RENEA në fshatin Bularat, do të ndëshkojnë si fillim një listë me 64 shqiptarë.

Në komunikatën e ekstremistëve që në titull shfaqet hapur kërcënimi ku deklarojnë se do i godasin shqiptarët edhe brenda vendit të tyre. “Grupi i lartë i policisë” shpall në kërkim 64 shqiptarët e parë, të cilët do t’i ndjekim dhe godasim edhe brenda në Shqipëri”, thuhet në komunikatë.

Më pas deklarojnë se kjo që do të bëjnë është një kundërpërgjigje për vrasjen e Kaçifas. Ekstremistët nuk e kanë nxjerrë listën e plotë me 64 emrat, por kanë publikuar disa prej tyre, mesa duket personat që janë më publikë.

Në krye të listës së shkurtër me emrat e publikuar është gazetari investigativ i Report TV, Artan Hoxha. Mesa duket ekstremistët grekë kërkojnë ta ndëshkojnë për statusin e tij në Facebook ditën e vrasjes së Kaçifas.

“Pushka top djemve të RENEA-s. Më mirë të qajnë nënat e tyre sesa të vishen me të zeza nënat shqiptarë”, shkroi atëherë gazetari Hoxha, duke kujtuar ngjarjen e Peshkëpisë në 1994.

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha publikoi i pari videon e momentit kur ekstremisti grek Kacifas qëllonte me armë zjarri në drejtim të patrullës së policisë në fshatin Bularat të Gjirokastrës duke rrëzuar tezën e grekëve se ushtari minoritar qëlloi në ajër.

Më tej në listën e ekstremistëve janë humoristi i njohur Agim Bajko, Ilir Mukaj, drejtues i një OJF-je, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, shoqata “Djemtë e Labërisë”, deputeti i PDIU-së, Dritan Bici, aktivisti për bashkimin e trojeve shqiptare, Tahir Veliu.

Në fund pa përmendur emra të tjerë ata kërcënojnë drejtuesit e televizionit shqiptar që bllokojnë sinjalin e kanaleve televizive greke në Jug të Shqipërisë si dhe “shqiptarë nacionalistë” dhe grekë filoshqiptarë.

d.ba./b.ha.
Komento

Komente

  • Proka: 13/11/2018 12:57

    Le te vijne ne Shqiperi,do i qendisim,Neve na duhet te mbrohemi nese gazetaret tane jane te rrezikuar nga sherbimi sekret Greke.Shtypi i lire eshte i lejuar me Kushtetute,nese ka shkelje atehere personat e tille kualifikohen si armiqe te shtetit Shqiptare. Ela malaga gerata organizate terroriste greke,ketu jemi ju presim.

    Përgjigju
    • Dukati: 14/11/2018 10:22

      Ngjarja e Bulartatit tregoi fare mire se ekstremistet greke mund t¥ vijne fare mire dhe te pashqeteasuar nga askush.

  • Faik Bajga: 13/11/2018 10:12

    Ne fakt kto u shplajn trunin të tjerve, atyne që vriten për hiç gjë dhe vet pastaj marin stafetën për të bertitur. Të tjerët hyjn në varr që të dalin kto e të bertasin.. Në fakt kto ta rrujn! Hahahahahahaha!

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 12/11/2018 23:53

    Urgjent te nderhyje NATO

    Përgjigju
  • Vasilja: 12/11/2018 23:45

    Urgjentisht te caktohet ministri I brendshem dhe te jete policia shqiptare ne gadiahmeri te larte per cdo tentative te ekstremisteve terroriste.

    Përgjigju
    • Justice: 13/11/2018 07:51

      Prit se kemi pune me shqiponjen