Ekzekutimi i Edison Harizajt, hetuesit bien në gjurmët e vrasësit, erdhi nga Belgjika (Detaje të reja)

Policia dhe Prokuroria bien në gjurmë të personit që dyshohet se ekzekutoi Edison Harizajn dhe shokun e tij Genci Caci pak ditë më parë në Durrës. Burime nga grupi hetimor, thanë për Report TV se kanë dyshime që vrasja e Harizajt është kryer nga një shqiptar i cili jetonte jashtë Shqipërisë. Ky person, i cili ka pasur rolin e vrasësit me pagesë, mendohet se ka hyrë ilegalisht në Shqipëri pak ditë para vrasjes së Harizajt.

Autori i dyshuar është një person i njohur për drejtësinë, pasi ai ka qënë i dënuar më parë për disa vrasje në vend dhe ishte pjesë e një bande të rrezikshme në qytetin e Vlorës. Vrasësi me pagesë mendohet se strehohej në Belgjikë dhe ka ardhur në Shqipëri vetëm për të ekzekutuar Edison Harizajn. Të njëjtat burime saktësojnë se personi që dyshohet se kreu vrasjen, pavarësisht se ka qenë i arrestuar në Shqipëri, ia ka arritur të dalë nga burgjet shqiptare.

Aktualisht grupi hetimor po mbledh prova që e lidhin këtë person me vrasjen, por deri më tani nuk kanë arritur ta gjejnë pavarësisht kontrolleve. Edison Harizaj u ekzekutua 6 ditë më parë në Durrës dhe mendohet se në vrasjen e tij morën pjesë 5 persona. Fillimisht Harizaj u ndoq nga një makinë, ndërsa automjeti tjetër i bëri pritë. Më shumë se 50 plumba u qëlluan në drejtim të makinës së Harizaj, i cili cilësohej si “Il Padrino” i Vlorës.

Nga të shtënat mbeti i vrarë edhe shoku i tij Genci Caci. Harizaj dyshohet si autor i disa ngjarjeve në Vlorë, duke filluar nga vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, deri tek zhdukja e Albano Xhafferit, pak muaj më parë në qytetin bregdetar. Gjithashtu 39-vjeçari njihet si mik i Emiljano Shullazit dhe dyshohej si kreu i një grupi kriminal të rrezikshëm në Vlorë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miku: 13/12/2018 09:04

    Ti ‘mos flisni shum ‘ Mos na rruaj trapin me kto muhabetet e tua se kushdoqofsh ste ka njeri ne list te gjallve ndaj rri mir e shiko halen tende Njerzit do flasin .

    Përgjigju
  • Loni: 26/11/2018 23:56

    Loni ben ligjin

    Përgjigju
  • Eri: 12/11/2018 23:04

    Nanje cam do e ket vrar me siguri se e kish nje hasem cam ky qe rinite jasht Kohet e fundit cam na hyrje vlores

    Përgjigju
    • Mos flisni shum: 14/11/2018 21:15

      Mos flisni shum shikoni shtepit tuaja dhe kaq!

  • o derman: 12/11/2018 22:28

    Un nuk e njihja po me kane thene qe qe goxha djal trim..edhe sic i themi ne ketej trimat vdesin pa mbushur 40vjec.

    Përgjigju
  • Lale: 12/11/2018 18:32

    Po po

    Përgjigju
  • Lale: 12/11/2018 18:31

    Ca behet

    Përgjigju
  • Vlora: 12/11/2018 18:06

    Shum shpejt do i vi dhe fundi cemerve se kan mar shum hov

    Përgjigju
    • Vlora: 13/11/2018 14:08

      E mbake mend mir ate trimin qe vrau gjyqtari se duhet te kesh pas nanje kujtim te hidhur o do te ket pas maman te dashur ose motren qe e mbake mend kaq mir pas kaq kohesh.camet marin motrat e kushurirat e tua mase se te tyret jo shoku e ke gabim

    • Malo: 13/11/2018 14:03

      Kush e rrahu ben qimen? Renato çami është kapo Fierit apo jo

    • Fredi: 13/11/2018 13:05

      Ketij budallait me emer fierii i ka mbetur disku akoma tek renato qe i hedh uje karburantit. Ore po Ben Qimen camin trim a e rrahen apo jo hahahahaha Perplasja eshte e forte, por camet kete lufte e kane te humbur.

    • Cami: 12/11/2018 19:15

      Nejse ndonje camok trim Vlora ska par, për kurva dhe që martohen me kushurira të para po Jan të njohur, dhe një trim që doli para ca vjetësh që shau gjyqtarin e gjeti veten me Lapidar në transballkanike..

    • fierii: 12/11/2018 18:58

      camet ne fier me histori dmth kan fituar te pakten renatua me grupin e tij nuk jan vrar dhe legenosur ndonjer ne fier ky esht fakt i ditur

    • Cami: 12/11/2018 18:40

      Po dil e thuaja ne sy jo ne komente se e shikon mir sa shpejt u vjen fundi.kan mbreteruar e do mbreterojn jo ne vlor Po ne gjith shqiperin.jan te vetmit qe si bien njeriu ne qaf po kush u bie 7 pash ne dhe e fusin

    • Daku: 12/11/2018 18:36

      O cazo po ca u ka ber camve ky ordineri ky qe hajdut kasetofonash dava barboni nje pler me pak

  • Dërmënasi: 12/11/2018 17:56

    O Fieri Ishe njeri me fat po te ferkoheshe sado pak me te

    Përgjigju
    • fieri: 12/11/2018 18:57

      po ti na dermenasi ku e njihje ti . apo e kishe degjuar degjoi parafolsit mos u kruaj me camet se te gjen ku se pret sic dhe e gjeti

  • tori: 12/11/2018 17:37

    Pune hajdutash.Koke lash e kok gjeta histori e smundjes gjenetike thjesht labe qe quhet HAJDUT

    Përgjigju
    • labi: 12/11/2018 19:00

      o tori po ti ishe perball ndonjer me kte labin

  • Vlonjati: 12/11/2018 17:24

    Eshte e thjeshte o kuriozi,mos u kruaj me camet qe te jetosh

    Përgjigju
    • Majaci: 13/11/2018 16:11

      Po e pergjigjem keti zotris qe shkruan cami me i Mir ne shesh te flamurit Po ska munci na nje can do tja ket qir ate motren

    • Pirrua: 12/11/2018 22:55

      O ti qe i thua vetes vlonjat. Dhe vlonjat dhe cam nuk mund te jesh. Te jesh vlonjat e di shprehjen: cami i mire do varur ne shesh te flamurit.

  • Malo: 12/11/2018 16:43

    Ka ndonjë nga Vlora të na thotë kush e vrau këtë. Kush na qenka ky killeri rrezikshëm që jeton në Belgjikë.

    Përgjigju
  • Kurioziteti: 12/11/2018 15:38

    Ka ndonje vlonjat te na i sqaroje kush e hoqi qafe kete se shume i frikshem paska qene

    Përgjigju
    • Mos flisni shum: 15/11/2018 10:06

      Mu si kalamaq beni po ky po ai intrigantet i kan prer biletat per babic ju rrini urt mos ben zhurem 1 e nga 1 te gjith!

    • Mos flisni shum: 15/11/2018 10:02

      Dhe renatua shikon hesapet e veta nuk bejn si bejn kta mori hakun dhe rri ne shpi nuk del nuk ekspozohet nuk vret gjyqtar etj

    • Mos flisni shum: 15/11/2018 10:01

      Mhb po ben ti se di as ca moshe ke,mos u bej kurioz fundja fundit dhe po ta than ti prap do behesh kurioz pak karagjoz shikoni shtepit tuaja,nuk rruan njeri karin per ben qimen kte kecken qorrin lon kok kuqin apo barben thjesht ai qe e meriton e meriton dhe pik e ka shkruajtur dora e dikujt per te gjitha qe ndodh dhe ndodhin dora e atij njeriu eshte e rend si uragan qe kur ngrihet i merr te gjitha para dhe ska gje qe e ndal pervec zotit!

    • Turi: 12/11/2018 18:13

      Një gjë dihet me siguri, këtë e vran gjobat që vuri bashk me Shullazin.

    • fieri: 12/11/2018 16:30

      esht lufte fort o mik nuk dihet ku do perfundoje

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD