Ekzistojnë dy lloje tradhëtish, ja si t’i përballoni

Ekzistojnë dy lloje tradhëtish, ja si t’i përballoni

Foto ilustruese

Jeni gjendur ndonjëherë në një situatë të tillë, kur keni lexuar mesazhet e dikujt tjetër në telefonin e partnerit/es?! Apo akoma më keq, e keni parë me sytë tuaj aktin e tradhëtisë?!

Ok, është një gjë shumë e vështirë, mbase në ato çaste personi me të cilin keni krijuar një lidhje shumëzohet me zero dhe ju nuk doni t’ja dini më. Por kur reflektoni dhe mendoni me qetësi mbase ju lind dëshira për ta faluar, dhe kërkoni mundësi të ndryshme se si ta superoni këtë lloj situate.

Lloji i parë i tradhtisë në çift është ai me anë të së cilës tradhtari përpiqet të mbushë boshllëqet që i ofron marrëdhënia me partnerin. Kjo është një tradhti që zgjat vetëm disa çaste dhe më pas ai kthehet sërish tek ju. Mënyra e vetme për ta superuar është duke folur me partnerin dhe duke u munduar t’i plotësoni çdo gjë njëri-tjetrit në mënyrë që ai të mos e ndjejë nevojën e të pasurit edhe dikë tjetër në krah.

Lloji i dytë i tradhëtisë është më i rëndë. Është ajo lloj tradhtie kur partneri krijon një lidhje paralele, madje mund të ketë rënë në dashuri me personin që ju ka tradhtuar. Mënyra e vetme për t’i bërë ballë këtij lloji të tradhtisë është terapia në çift, për të mos arritur kështu deri tek ndarja. Shumica e çifteve në këtë rast përfundojnë të ndarë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen